Nga TemA
Është fakt se Shqipëria po përjeton një ndër ciklet më të rëndësishme të historisë së saj të zhvillimit turistik.
Mirëpo skena e molotovëve dhe përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë në qendër të Tiranës rrezikojnë të prodhojnë një efekt negativ në turizmin e këtij viti, për shkak se imazhet e pëpplasjeve qarkullojnë në kohë reale në mediat ndërkombëtare dhe në platformat sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt perceptimin e turistit të huaj.
Sipas ekspertëve të fushës së turizmit, janari nuk është muaji që mat realisht potencialin e plotë të sektorit, pasi shumë linja ajrore nuk operojnë me kapacitet maksimal. Megjithatë, edhe në këto kushte, shifrat rezultojnë rreth 3% më të larta se një vit më parë, ndërkohë tregjet kryesore janë në ripozicionim dhe interesi për Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re, sepse destinacionet historike, agroturizmi dhe Tirana si qytet me ofertë të plotë urbane janë bërë magnet për vizitorët.
Por ky trend është i brishtë, sepse turizmi është sektor që ushqehet nga stabiliteti, nga siguria e perceptuar dhe nga imazhi. Një vend mund të jetë realisht i qetë në 99% të territorit të tij, por mjafton një pamje e përqendruar dhune në kryeqytet për të krijuar një narrativë tjetër në sytë e publikut ndërkombëtar.
Në epokën e mediave globale, një molotov i hedhur në një protestë politike nuk mbetet brenda kufijve të një lajmi local, sepse ai transmetohet nga agjenci ndërkombëtare, shpërndahet në rrjete sociale, riciklohet në portale dhe televizione të huaja dhe për një turist potencial në Gjermani, Itali apo Skandinavi, imazhi i parë që shfaqet kur kërkon “Albania” mund të mos jetë më Riviera, Berati apo Alpet, por flakët dhe përplasjet me policinë.
Kjo është ajo që ekspertët e quajnë “efekti i perceptimit të rrezikut”. Edhe kur rreziku real është minimal dhe i kufizuar në një hapësirë të caktuar, perceptimi krijon një kosto të menjëhershme ekonomike: anulime rezervimesh, hezitim për prenotime të reja, rritje të primeve të sigurimit, kujdes më të madh nga operatorët turistikë ndërkombëtarë.
Shqipëria ka investuar vitet e fundit në ndërtimin e një imazhi si destinacion i sigurt dhe autentik. Rritja e flukseve turistike, zgjerimi i kapaciteteve akomoduese dhe zhvillimi i agroturizmit janë dëshmi e një sektori në konsolidim, ndërsa sektori privat po përballet me nevojën për të shtuar shtretër dhe për të përballuar kërkesën në rritje. Por ky investim kërkon parashikueshmëri dhe stabilitet.
Kur protestat që nisin si qytetare degradojnë në dhunë të organizuar, kostoja nuk është vetëm politike, por edhe ekonomike, sepse, mos të harrojmë se, turizmi në Shqipëri përbën një ndër sektorët më dinamikë të ekonomisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në punësim, në të ardhurat e familjeve dhe në balancën e pagesave.
Ndaj çdo goditje ndaj tij përkthehet në më pak të ardhura për bizneset e vogla, për hotelet, restorantet, guidat turistike dhe fermerët që furnizojnë agroturizmin, në më pak të ardhura për familjet shqiptare.
Jo vetëm turizmi por edhe investimet ulen kur nuk ka siguri. Bombat që hedh Berisha çdo javë dëmton çdo shqiptar në formë indirekte. Prandaj është urgjente, ndaloni këtë të “çmëndur”. Mjaft është mjaft!
Parisi digjet perhere por kjo nuk ja ka ulur numrin e turisteve si Parisit dhe bregdetit Azur
Kur ndodhen atentatet terroriste ne Paris per Charly Hebdo frekuentimi i restoranteve ra mbi 30% ne Nice gjithashtu, keshtu qe perpara se te afrimoni gjera te pa sakta, informohuni.
Mese e sakte ! Une jetoj ne Norvegji qysh prej 30 vjetesh. Jam ne tratktacion per te ble dy partamente ne Vlora-Marina (qe shkojne afer 600.000 euro) por per momentin e kam anulluar dhe te shofim a do i ruajne akoma disa muaj 5-6 muaj sespse jane e gjitha ekonomia ime (30 vjet pune restorante e hotel nate e dite pune). Dhe nuk kam deshire te investoj nqs ri-fillon nje 1997.
Edhe une doja te investoja kursimet e mia afersisht 1.2 Milione Euro ne Shqiperi. por Bela nuk do te shese asnje apartament tani per tani.
Pse si pelqen apartamentet e Argites ti?....Po ato te Shkelzenit ...apo e ka doren e rende ai nderton ne place te vendit si non grata ne Amerike....se perndryshe do ndertonte ne New York.
bliji bliji pa merak :)
Po pse kush tha që largimi i turistëve nuk është një nga qëllimet kryesore të këtyre gjoja protestave të bëra vetëm me njerëz të paguar.? Edhe në ‘97 -tën ishte një nga qëllimet e shkatërrimit total të Shqipërisë. Atëhere synohej që korridori tetë me çdo kusht të mos vendosej të kalonte nga Shqipëria dhe vërtet qëllimi u arrit.Edhe tani korridori i tetë bashkë me portin e ri të Durrësit duhet të ndalohen njësoj si atëherë.Kështu që ca qindra milionë Euro më pak nga turizmi dhe ca qindra të tjera të humbura nga porti mjaftojnë që vendi të mbetet një qilar i tjetërkujt ku mund të hidhen plehrat dhe të merret krahu i lirë i punës.
Atehere protestonte PS me arme ne dore. Paskan patur qellim te mos kalonte korridori 8 socialistet. Te thella keto pune.
Kush ka pare hajer nga dhuna ? Vetem Belindi me Flamurin
Bomba me e Madhe per kete pashallek turk me shumice Genitcere te turqizuar ne Identitet eshte prezenca e Turqise. Mijera Istitucione Islamike dhe armiqve te Pirros se Epirit katoliket e Papes jane Mina me Sahat. Mos harroni vellezer qe Pirrua i Epirit luftoi per te cliruar magna Grecian nga Romaket me qender Nea-Polis (Napoli) .Te tjerat jane per Konsumim te brendshem per interesa driteshkurtera te politikes vrastare Arnaute.
Pordhu mor gomar i trellur i Jonulles I turullosur ne cmenduri Pirdhu ne Qipro ..atje ke leksione per sunitet Vendin e shqiptareve Shqiperi Natyrore, E ka bere Zoti Natyra te mrekullueshme E di gjithe bota, edhe ju hienat
Po korrupsioni, ky molotov shkaterrues per ekononomine, a ndikon tek turizmi?
mos e thente zoti o mere qe te ket na i faj qeveria! rendedi per ty ka qe te ushqehesh veten dhe popullin me saliun se bela me shoke e shoqe skane faj
Mir e ke o pashai i temes, se ne fakt impakt pozitiv per turizmin jep vetem dinamiti dhe tritoli qe ju vendosi ne velipoj!! Kjo po qe e zhvillon turizmin hedhja ne erè e objekteve dhe shkaterrimi masiv ne vijen bregdetare gjate sezonit te turizmit, kjo po qe ka ndikim pozitiv. K.r me zile
Po rruga kombetare qe ka ndare vendin ne 2 pjese dhe kemi ngelur te bllokuar a ndikon ne turizem? Se per rrugen e shoh qe skeni asnje artikull? Apo nuk shkruani se sdoni te prishni imazhin e Shqiperise?