Mallra me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim - Cilat janë rregullat e taksimit për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri?

23 Shkurt 2026, 22:50Ekonomia TEMA
Mallra me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim -

Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi vlerën e lejuar të mallrave që përjashtohen nga taksat doganore.

Doganat sqarojnë se udhëtarët që vijnë nga një shtet tjetër në Shqipëri përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Për këto mallra përjashtohen nga taksat doganore nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar.

Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkoolit) për udhëtarët në rrugë tokësore është 300 euro.

Për udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare 430 euro për çdo udhëtar dhe për udhëtarët nën 15 vjeç, 150 euro.

Gjatë hyrjes në territorin shqiptar, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.

Autoritetet doganore kanë të drejtën t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtarëve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së “Deklarimit të thjeshtuar”.

Informimi bëhet për të parandaluar çdo problematikë me të cilët mund të hasen qytetarët nuk kushtet kur nuk janë të qartë për detyrimet ligjore apo për të parandaluar kalimin e mallrave të pa taksuara për qëllime tregtare.

12 Komente

  1. G
    Gazetari

    Do behemi si Turkemistani me keto rregulla..

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi

      Keto regulla jane me kohe ne fuqi. Por eshte gje tjeter qe nuk kontrollohet zbatimi i tyre.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nik

      Ka ta buxheti duhen pare ???? KÇK këtë vit vitin tjetër i ke gjysëm Një video në instagram duhet duke i hapur valixhet dhe tatuar për robat e shtrenta .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mazllëmi

        O zot ku perfunduam,si Turkmenistani.Dictatura e proletariatit do ti mbyse armiqte,por edhe valixhet.Rrofte dogana shqiptare.Ta bejme si Turkmenistani,qe pasi i kontrollon valixhet ne menyre shembullore,çdo te huaji,i vendos si pull poste nje person qe vetem e ndjek gjithandej.Edhe ne mund ta bejme kete,e shohim qe mos te beje ndoshta kondrabande ose shan qeverine,opoziten,komunitetin europian,ameriken dhe big brotherin etj.Jemi ne rrugen e duhur,kjo eshe Shqipria qe duam.Perpara ne fitorje.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Ca eshte ky budallallek?!!! Tjetri me rrug toksore vjen me automjet qe kushton 30 mij euro. Tjetri vjen me or dore qe ben shum me teper se 350 Po ata me zinxhira nga nji gisht te trash ne qafe?

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z

            Diktature asgje me shume, te deklarojme edhe kellufat e karit per bythe-qiret e Edi Rames.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje lexues

              Nje ligj te tille idiot mund te beje vetem Rama dhe banda e tij! Ne asnje vend te botes se civilizuar nuk ka ligj te tille, sepse vetem nje ore dore, nje celular, nje gjerdan apo cante dore e grave, mund te kostojne shume me teper se 300 apo 430 Eurot e ketij ligji idiot. Provojeni derra ti merrni edhe nje cent takse turistit te huaj per mallrat personale, po nuk ka per te shkelur kembe turisti me. Apo mendoni te taksoni shqiptaret e permalluar emigrante per celularin, oren apo edhe mender breket qe kane ne valixhe? Nese jeni idiota, bejeni, por une me rastin e pare qe me hapin valixhen dhe fillojne te fusin duart ne te horrat e bandes, marr avionin e pare dhe kthehem direkt ne vendin ku kjo nuk me ndodhur kurre ne mbi 30 vite dhe nuk ja shoh me bojen Shqiperise dhe as atyre qe zgjedhin Ramat, Berishat dhe Metat.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                This is nuts! Habitem se nga e kane mare kete ligj!

                Përgjigjjuni
              2. A
                Ari

                Po keto nuk jane rregulla te reja ,keto egzistonin edhe me pare ,edhe pse qesharake sepse vete vlera e mjetit me te cilin udhetojne ,e tejkalon disa here kete vlere ,kurse ata me avion i bie te paguajne takse edhe per xhupin veshur se disa i kalojne edhe 1.500.00 euro .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ligji i duhur

                  Fjala është të ndalohen mallrat që transportohen për tregti. Ke më shumë për vete?! Veç deklaroi dhe je në rregull. Ky ligj i prish punë vetëm kontrabandistëve.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    X

                    Kujdes..duhet te keni vetem.dy pale breke

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Ben

                      Hadje trapa hajde! Do taksoni rrobat e trupit qe marrim me vete kur vijme ne Shqiperi? Ne kete menyre do ti merrni edhe breket popullit Shqiptar!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje