Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

22 Shkurt 2026, 18:50Ekonomia TEMA

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit:

Rreth dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Francës për zhvillimin e cilësisë në turizëm, zbatimi i saj ka nisur në fillim të këtij viti. Synimi është rritja e shërbimeve për turistët e huaj dhe përthithja e sa më shumë të ardhurave për buxhetin e shtetit.

“Është lidhur kontrata me një shoqëri franceze, e cila tashmë është akomoduar në Shqipëri dhe do të merret me hotelet 4 dhe 5 yje, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit, kryesisht, si dhe për të futur në kulinari standardet e yjeve ‘Michelin’. Sot do të shkojmë në qytetin e Durrësit bashkë me agjencinë franceze për të nisur punën me hotelet,” shprehet Kujtim Dervishaj, kreu i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave.

Paralelisht me rritjen e cilësisë së shërbimeve nga ana e hoteleve, synohet edhe rritja e çmimit të netëqëndrimeve, duke e afruar atë me nivelin e vendeve të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Kroacia apo Greqia.

“Agjencia franceze që ka nisur të operojë në Shqipëri synon të sjellë turistë të nivelit të lartë. Nuk do të ketë më dhoma hoteli me çmime shumë të ulëta. Nëse shkon te fqinjët tanë, çmimet janë dyfish më të larta. Ne do të synojmë që vendi të mos ketë nevojë për 12 milionë turistë; edhe 10 milionë, por të një niveli të lartë, janë mjaftueshëm,” tregon më tej zoti Dervishaj.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, përgjatë vitit të kaluar, një turist ka shpenzuar mesatarisht rreth 440 euro, një shifër e ulët krahasuar me vendet e rajonit./vizionplus.tv

2 Komente

  1. G
    Gogi

    Po po rritini se vetem filipinet Kan me ju ndejt

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Sa me bere te qesh o Kujtim qe e hengsh kete rakun tim. Po per cfare turizmi flet ti mor injorant. Ke dhe goje te permendesh barazimin e vendeve fqinjeve me nevojtoren qe ofron haleja e quajtur Shqiperi. une 1 milion here me mire ja jap leket e mija nje Serbi per turizem malor se detar nuk ka se sa ti harxhoj ne ate nevojtore. Po fillimisht atyre qelbesirave qe jane mbetur ne Haleshqiperi duhet tu rregullosh menyren e te folurit dhe mikpritjes pastaj te hysh e te rregullosh plehrat ne mes te rrugeve dhe kazanet e qelbur, ujin qe nuk ka, ushqimin kancerogjen qe ta shesin per bio etj etj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje