Bllokimi i rrugëve: Rrezikohet tregtia 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe RMV

23 Shkurt 2026, 09:50Ekonomia TEMA
Bllokimi i rrugëve: Rrezikohet tregtia 1.2 miliardë euro me

Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit prek dhe pikat e rëndësishme kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilat ka një aktivitet të ndjeshëm tregtar sidomos me shtetin helen.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, volumi tregtar me Greqinë (importe +eksportet) ishin 94 miliardë lekë, ose 960 milionë euro. Kjo përbën 7.6% të totalit të tregtisë.

Nga Greqia u importuan 70 miliardë lekë mallra. Ky shtet është partneri i katërt i importeve në vend, pas Italisë, Kinës dhe Turqisë, me 8% të totalit. Produktet kryesore që importohen nga Greqia janë lëndët djegëse, artikujt e veshjeve; përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave; lastika dhe artikuj prej tyre; frutat dhe arrat e ngrënshme.

Me e rëndësishme për eksportet tona është Greqia. Shteti fqinj është partneri i tretë për eksportet, pas Italisë, e Kosovës, me 7% të totalit, ose 24 miliardë lekë. Produkti kryesor i eksportuar janë artikujt e veshjeve. Ato ndiqen nga përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj. Interesant është që bilanci tregtar për zarzavatet me Greqinë është shumë i ulët. Kjo do të thotë pothuajse sa importojmë, aq dhe eksportojmë.

Importet nga Maqedonia e Veriut ishin 14 miliardë lekë në 2025-n, ose 1.5% e totalit. Produktet kryesore të importuara janë lëndët djegëse të ndjekura nga çimento.

Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tregtisë në vend realizohet përmes transportit detar, kryesisht në Portin e Durrësit, teksa partnerët kreysorë janë vende si Italia, Kina e Turqia (ndonëse kjo e fundit kryen dhe transport rrugor)./monitor.al

7 Komente

  1. K
    Koment

    A ishte ky palloshi i gjate qe thoshte qe Saliu i la rruget rrugeve? Po ky si i la? Ky me belen jo vetem qe vjedhin miliona euro me rruget por po ju shemben! Bllokoi tere ekonomine e vendit ! Po normal o pallosh po zgjodhe belen dhe bela zgjedh plehrat e veta, keshtu do perfundojne rruget! Te vrafte Zoti

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Ky I should rruget nga rruga e I hodhi ne lum. Dy rruge ka o vidh e nda leket o puno...

      Përgjigjjuni
    2. i
      iliri

      Sa per saktesim , me Maqedonin e Veriut kemi nje rruge shume te mit qe kalon nga pika kufitare e Bllates dhe rruga e Arbrit. Me Greqin shumica e kembimeve tregtare kalojn nga Kakavia. Dhe e treta besoj qe 1.2 miliard , eshte tregtia e 365 diteve!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Po kush mban pergjegjesi na thoni? Askush si deri sot. Kudo abuzohet, vidhet ndahen leke e ne fund e peson vepra qe duhet bere. Nese firma mer insertet pa leke pse dalin kostot kacafiu. Pse nuk hetohet leja mjedisore, supervizori, historiku firmave.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Feta greke

          Duhet tē ulim importin dhe rrisim eksportin, ndryshe falimentimi shtetit ēshtē i pashmangshēm.Sit gjithçka qē importojm, shkon nē plehra.S'ka lek, s'ka turist, pērse bēhet reklam artificiale ku realitetin ton e din mē mir se ne tē huajt.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Uren qe u demtua dhe hekurudhen do tja leme Enverit se ai I ka ndertuar para 55 viteve nuk kemi ci bejme

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              Rruget,Hekurrudhat Minierat u ndertuan nga mijera te burgosur politike dhe te internuarit e familjeve te tyre deri ne kusheririn e 14te zoti me comentin Populli (popola ital). Sa per bilancin e shkembimeve me Greqine do duhej te ishte e para Greqia. Si per investimet e ish rrefugjateve por edhe per bijte e tyre te brezit te dyte qe jane shtetas Greke. Sa me mire te jete Greqia kaq me mire eshte edhe Albanistani i Sulltanit Erdogan. Ndryshe te marrin rruget per ne polin e veriut me Arrington e bardhe si nga Albanistani dhe Greqia. Nje Federate si dy shtete te nje Kombi per mihera vjet do ishte ne interes te gjitheve. Mos prisni nga "miqte" tuaj pertej oqeanit te investojne ketu. Ata mendoj e qe te zbrazet fare dhe te vendosin ata qe kontrollojne parane.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje