Pas fasonëve, turizmit apo ndërtimit edhe furrat e bukës janë dorëzuar... ato po kërkojnë gati me dëshpërim punonjës nga India, Filipinet, Bangladeshi apo Indonezia.
“Prej disa vitesh kontingjenti i nxënësve në Shkollat Profesionale në degën e “Teknologjisë Ushqimore” dhe posaçërisht bukëpjekës janë ulur nga viti në vit, kështu tek një shkollë e njohur Teknologjike për vitin 2018-2019 ka pasur 322 nxënës, ndërsa për këtë vit shkollor janë 86 nxënës në total për 4 vitet në “Teknologjinë Ushqimore”, ndërsa për grupin Bukë - Pastiçeri pothuaj nuk ka fare”, tha Gëzim Peshkopia, Kryetari i shoqatës të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave.
Janë rreth 3800 furra buke në gjithë vendin. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë nevojë sa për bukë-bërës e pjekës, shitës apo shpërndarës. Po a do të shkarkohen kostot e marrjes së fuqisë punëtore nga jashtë te çmimi i bukës?
“Nuk mendoj se marrja e fuqisë punëtore të huaj do të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës. Prej kohësh Kryesia e Shoqatës dhe Administratorët e furrave të bukës janë të shqetësuar nga mungesa e fuqisë punëtore veçanërisht të specialistëve të bukës që tashmë është kthyer në një situatë alarmante. Pra për furrat e bukës nuk ka bukëpjekës (Furrxhi). Më e keqja është se as nga jashtë nuk i plotësojmë dot nevojat tona”, tha Peshkopia.
Me pamundësinë për të siguruar gjithë personelin e nevojshëm nga jashtë, furrat e bukës kërkojnë nga qeveria të shpallë “Bukëpjekësit” si “Zanat në zhdukje”.
“Kërkojmë trajtimin e Kjo nuk është thjeshtë mbrojtje e një kategorie punonjësish por mbart në vetvete një Aset Kombëtar. Ne kërkojmë masa konkrete për të tërhequr kontigjentin të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësira të tjera. Kërkojmë të subvencionohet kategoria e specialitetit “Bukëbërës” (Furrxhi), me pagesa specifike për të lehtësuar pagat e larta që kërkohet në kushtet e mungesës të fuqisë punëtore”, tha Peshkopia.
Kryesisht për sektorin fason dhe atë të turizmit, janë rreth 40 mijë të huaj që pritet të vijnë në Shqipëri në muajt në vijim. Pas Filipineve dhe Balgladeshit, Shqipëria ka nisur negociatat me Indonezinë për të marrë punonjës nga andej.
Rritni rogat që tu vijnë puntorët respektoni të drejtat ligjore që u takojnë sipas ligjit.Por duhet edhe shteti të jep lehtësira për bukëpjekësit dhe ti subvencionojë!
Gallate me shoqatat e shqiperise. Shoqata e bukepjekesve Shoqata e bujtinave dhe restoranteve Shoqata e prodhuesve te qumeshtit Kryetari dhomes tregetise Nikolin Jaka... Keta te gjithe me duken si Armanro Duka. Pasurohen per vete dhe shoqata cope cioe dhe asnje rol. Dhe tani ankohen te shteti per tregun e shoqatave te tyre. Kur i trajtojne punetoret si skllever, shoqata ha dreka dhe darka me pronaret. Tani le te hane m*t per dreke dhe per darke bashke me pronaret. "Prit prit se skane pare gje akoma" - ka thene ate shprehjen ai personi..
Eshte mese normale ne kete kohe qe po jetojme ... avash avash do vijene kohera me te mira, do hajme buke me luge florriri.... Babazia per tu pasuruar ! nga Biznesmet ! sjedhin keto pasoja....dhe zbatimi i Ligjeve te cara copa copa ....si nga Shteti dhe nga Privati... Dhe me e rendesishmja , eshte ndergjegjesimi i secilit ! qe ka kohe qe ka humbur ne vetevetete te secilit.... Kure secili do te shkoje ne Boten tjetre me te bukur dhe me te lulezuar me hendra dhe perradha, nuk do ti kemi me keto probleme... Perderisa njerezimi nuk do te filloje te ndergjegjesohet ! qe eshte nje rrugeti i veshtire ! qenja e njerezimit do te perkeqesohet keqe e me keqe...
I shijoni tani frutat e sjelljes suaj nder vite me punetoret,u merrnit shpirtin qe ne 3 te nates ne pune/12 ore/7 dite edhe sikur te mos mjaftonin keto u vidhnit edhe zanatin e pastaj ose i ndiqnit nga pune ose ju thoshit merr kaq po te duash sepse tani ne e dime vet zanatin.
Ska punetore shqiptare se shumica ka ikur e pjesa tjeter ka mabrua universiste per ambjentin, gjinite e njerezve, histori apo gazetari. ( Dhe pjesa tjeter e universitareve jane bere juriste qe vene vula noterjale). Te gjiithe rine kafeneve se jane me universistete Tani sillni te huaj. Mundesisht nga Lindja e Mesme apo Linjda e Largeme dhe keshtu do te mare fund dhe mburrja se jemi race Ilire e pellazge.