Shqipëria nënshkruan Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Poloninë

24 Shkurt 2026, 13:00Ekonomia TEMA
Shqipëria nënshkruan Marrëveshje për Sigurimet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje përbën një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, pasi garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve.


“Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke siguruar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Sipas saj, ky akt përfaqëson një hap konkret në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe një tjetër progres të rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.


Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konfirmon angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit dhe për zgjerimin e rrjetit të marrëveshjeve dypalëshe në funksion të interesit të tyre.

Aktualisht Shqipëria ka 17 Marrëveshje dypalëshe në zbatim,  5 marrëveshje të dakordësuara, ndërsa 3 të tjera dypalëshe për sigurimet shoqërore janë aktualisht në negociim ose në proces përgatitjeje. Kjo  dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare  për zgjerimin e mbulimit të mbrojtjes sociale për qytetarët e saj jashtë vendit dhe për përafrimin e kuadrit të koordinimit të sigurimeve shoqërore me standardet e Bashkimit Evropian.

2 Komente

  1. P
    Pensionist

    Lidhni marrveshje me banka serioze në vënde ku ka qytetar shqiptar dhe dërgojuani pensionin në mënyrë të përmuajshme dhe jo të jenë të detyruar pensionistët të vijnë për t'i marrë pensionet në Shqipëri. Ardhja e një qytetari për të marrë pensionin në Shqipëri nga USA i kushton një pensionisti gati 50% të pensionit vjetor t'a shpenzojë për udhëtim. DirectExpres Bank, or Chase Bank janë banka të shtrira në gjithë Amerikën dhe një kontratë me to mund t'a zgjidhte problemin.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora***

      Si qesh gerdalla e rilindjes ,ministrja me e pa afte e Rahmut halese ,po sa emigrante kemi ne poloni moj baxhelle,pse se beni kete me Greqine

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje