300 punonjës të administratës publike do të përfitojnë kredi me interes zero për blerjen e banesës.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ky vendim përbën një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të administratës publike, , duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira.
“Një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të administratës publike, nëpërmjet një programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.
Ministri theksoi se përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj.
Këto kuota do të jenë të përvitshme, falë financimit nga buxheti i shtetit, miratuar në mbledhjen e një dite më pare të Qeverisë.
Gonxhja tha se për të përfituar nga ky program shume shpejt do të mundësohet aplikimi online përmes platformës e-albania.al.
Menyre per pastrami e lekeve te pista..je nje Blebd
Fol drejte zoti minister. 300 qytetareve do ja paguaj shteti kredine me LEKET E QYTETAREVE, te cilet ndoshta nuk marrin dot kredi as vete, paguajme qerate e tyre, kane hallet e tyre dhe tani u dashka te paguajme dhe interesat per kredite e stafit tend. o shqiptare, nuk ka kredi nga shteti por ka taksa te popullit, qe perdhunohet cdo dite financiarisht.