Mbi 5 700 vende të lira pune

23 Prill 2024, 22:10Ekonomia TEMA
Mbi 5 700 vende të lira pune

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj nga jashtë gati të dështuar, sytë e të gjithëve tashmë po shohin brenda vendit.

Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge. Për të zbutur këtë ngërç, Fakulteti i Ekonomisë është kthyer në rolin e ndërmjetësit duke organizuar një Panair Pune.

“Është i disati vit që ne bashkëpunojmë me FEUT. Jemi në kërkim të studentëve si në drejtim të punësimit të tyre ashtu edhe në praktikat mësimore që ne si kompani ofrojmë. Digicom po rritet dhe rrjedhimisht po shtohet nevoja për fuq punëtore,” shprehet Klara Leka, specialiste e Burimeve Njerëzore në Digicom.

“Sot jemi te FEUT, por nevojat janë edhe më shumë. Kompania jonë ka në thelb teknologjinë, fintech dhe na duhen shumë punonjës,” thotë Albana Beqiri, specialiste e burimeve njerëzore.

Bashkë me kompanitë e telekomunikacionit dhe atyre të mikrofinancës, në rritje janë edhe ato në fushën e shitblerjes së pronave. Rrjedhimisht duhen më shumë punonjës.

“Kemi nevojë për thuajse të gjitha pozicionet. Që nga menaxher, agjent, marketing. Besoj se këtu do të gjejmë elementë të mirë. Realisht rinia ne na duket e fjetur, po kam parë shumë interes nga këta të fundit,” shprehet për mikrofonin e A2 CNN, Ervin Demirxhiu, përfaqësues si një kompanie Real Estate.

Pjesë e grupit të të rinjve, me dëshirë madje të shtuar për t’u futur në tregun e punës është edhe Viola. Turizmi është synimi i saj.

“Duke qenes e jam nga Vlora dhe kam pasur eksperincë në banak, jam duke parë për punë në profilin e turizmin.”- Viola Doko, studente.

Ka edhe nga ana që ndonëse e kanë një punë, e shfrytëzojnë panairin për t’u përditësuar me nevojat e tregut. - Erjon Lleshi, student.

“Jam duke studiuar tregun dhe duke u përpjekur të krijoj lidhje të reja. Unë punoj part-time për një kompani auditi, por më pëlqen të kontrolloj se çfarë tregu ka nevojë.”

Kryesisht në Tiranë dhe qytetet bregdetare, aktualisht sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive janë mbi 5 mijë e 700 vende të lira pune.

7 Komente

  1. M
    Monopoli

    PPSL ! Vazhdoni ju me teoritë e "gjigandit": "Punë ka, por nuk ka profesionistë" Filloi Edi me atë zv ministrin e vetë ti sillite nga Bangladeshi (kirurgët, mjekët, infermierët, operatorët e call centers, menaxherët, inxhinierët, programuesit, bankierë etj). Por veçse dhe ata e kishin mendjen për Europë.... Pra punë ka, por nuk ka profesionistë (Se të gjithë kanë ikur, po ikin ose do të ikin në Europë). Se çfarë bëhet më rrogat kjo soecialistja e HR k.... nuk thotë gjë.. Në fund aty do ngelet njeri majë ballkonit, tjetri majë hekurave dhe tjetri në bunker....

    1. A
      ADEM

      Futja kot. Nuk e shikon qe ka vende te lira pune? Perse/ sepse nuk duan te punojne . Shumica kane te ardhura Informale por ne INSTAT REZULTOJNE SE TE VARFER. Meqe e lexon gazeten Tema shiko shkrimin e disa javeve me pare ku shkruan se jane 454 mije njerez ne Shqiperi qe as nuk punojne dhe as nuk kerkojne pune. Perse valle? pa tjeter kane te ardhura informale, nuk paguajne as taksa dhe asgje.

      1. A
        Adi

        Po rrogat sa i kane. Se me 50k lek ste vjen kush te punoje ty psh financier e IT se duan pag jo 500mij lek. Min ne banke pjesa tjeter me zarf. As festa as pushime. E shtuna pune se di dmth

        1. S
          Shkodrani

          Ashtu eshte, ne fillim rrogat jane te vogla sepse profesionalizmi dhe produktiviteti eshte i ulet, kjo ndodh ne te gjithe boten. Me kalimin e kohes dhe me durim njerezit mesojne, behen me produktiv dhe kompanite mund te justifikojne rritjen e pages. Une vete jam inginier dhe aso kohe ne SHBA fillova si teknik me nje rroge mizerje. Sot paguhem normalisht per nje pozicion te nivelit te larte ne profesionin tim, por perpara se t'i bindja u deshen shume vjet dhe shume shkalle ngjitjeje. Gjate atyre viteve ka qene shume e veshtire te perballoja shpezimet dhe ndihmen qe dergoja ne Shqiperi. Kur vi ne Shqiperi dhe i lutem ndokujt per ndonje sherbim te mirepaguar, ata megjithese jane pa pune, refuzojne. Kjo eshte ne kundershtim me brezin tone the 1991 qe kur kaluam kufirin per Itali apo Greqi, punuam cfaredo pune pa naze. Personalisht kam futur duart ne nevojtoret e italianeve, thyer gjymtyret duke punuar ne ndertim e me hekura dhe kam studiuar, rritur femijet dhe derguar ndihma ne Shqiperi. Nuk jemi ankuar dhe dehur gjithe dites. Kemi punuar shume dhe ndoshta te pasur nuk jemi por sot dicka po shohim per vete dhe per femijet.

          1. A
            Adi

            po krahason shqiperine me shba? SERIOZISHT? PAGA MIN ne shqiperi eshte 40000 lek bruto dhe ta harrosh te punoj me 50k lek. PER ME TEPER e shtuna pune, pa festa pa pushime, rroga me zarfa. shoku nuk te vjen njeri ashtu, njerezit duan leke mos prit te te filloj me 400euro ne pune se ashtu me mire iki call center e mere min 650euro page baze. mos me krahaso vendet kot pa lidhje. nje interviste, sa permendi "te shtun......" pa e maru fjalen u cova ika, i thash une shtunen spunoj. KODI THOTE QARTE 40 ORE NE JAVE, 5min me teper do mpaguash se nuk jemi per ti shit shpirtin pronarit. le ca thojne "SPUNON RINIA" punon SI DERRI, po me paguaj. vullnetarizmi ka mbaruar ska me, jemi ne 2024 jo ne 1974

        2. P
          Piro

          Shkodrani OK. Po nuk vujte nuk punon. Tani fëmijtë rriten me përkëdheli dhe nk dinë zanate.

          1. s
            sapa

            Perderisa te jete korrupsjoni ne ate vend askush nuk rri ne ate vend sado tja besh rrogen!Ska shtet nuk rri kush aty!

            Lini një Përgjigje