Sektori i turizmit po njeh rritje të vazhdueshme të çmimeve nga viti në vit, e cila nuk vjen vetëm si rrjedhojë e nivelit të inflacionit, por edhe të kërkesës së lartë nga pushuesit vendas dhe turistët. Pavarësisht se është i privilegjuar nga politikat fiskale shtetërore, sërish kjo nuk ka ndikuar për të mbajtur çmime të qëndrueshme. Referuar raportit vjetor për ndihmat shtetërore të dhëna gjatë vitit 2022, rezulton se sa i takon ndihmës sektoriale që lidhet më së shumti me incentivat fiskale, si përjashtime nga taksa apo subvencionime, sektori i turizmit ka qenë më i “përkëdheluri”.
Konkretisht, ndihma sektoriale për sektorin e turizmit nga buxheti i shtetit për vitin 2022 zë 69 %, ndërsa pjesa tjetër është dhënë për transport publik hekurudhë, 17 për qind, 12 për qind për shërbim publik dhe 2 për qind për infrastrukturën broadband. Sa i takon specifikisht sektorit të turizmi, strukturat akomoduese kanë përfituar nga reduktimi i TVSH-se nga 20% në 6% për vitin 2022, afro 2 miliardë lekë, dhe në total llogariten 96 subjekte përfituese. Ndërsa sa i takon mbështetjes financiare të projekteve në sektorin e turizmit, në vitin 2022 janë dhënë 109 milionë lekë me 40 përfitues.
Nëse do të bëjmë një krahasim në katër vitet e fundit, duket se mbështetja më e turizmin ka filluar vitin 2019 ku është dhënë edhe vlera më e lartë, me rreth 3 miliardë lekë në total, ndërkohë që ka pasur një rënie të ndjeshme përgjatë viteve 2020-2021, respektivisht 744 mln lekë dhe 1.3 miliardë leke, për të arritur ne 2 miliardë lekë në 2022.
Vitin që lamë pas, ndihma shtetërore sektoriale në vlerë absolute është rreth 3 miliardë lekë. Pesha për këtë kategori në totalin e ndihmës në vitin 2022 është 48.1%. (Elisabeta Dosku)
Turizmi nuk mer para nga shteti por nga takspaguesit shqiptar. Shperndarja e fitimit eshte e pabarabarte. Investime ne rruge, aeroporte, porte,energji e tjer investime shume te rendesishme per turizmin si kapital, perfitimet nuk i kthehet mbrapsh takspaguesve te gjithe shqiperise por nje pakice perfiton pjesen e luanit e te tjeret ngrohen ne diellin e propogandes shteterore per aritjet e turizmit. Pabarazia sociale do kthehet ne konflikt.
Une nuk kam rastisur kurre ne jug te leshojne fature....administrata tatimore nuk ekziston....thjesht marrin bakshishn e rradhes......
Fatura nuk leshohen ne Tirane tek merr buke etjerë pastaj shihe ne qytete te tjera shteti eshte rrumpalle , nuk drejtori tatimesh dhe struktura te tjera qe kontrollojne , nuk funksionon asgje ... vetem genjeshtrat e radhes çdo dite !
Shteti duhet të vendosë taksa aforfe. Nuk duhet lejuar që pronarët e restoranteve, hoteleve etj etj të mos derdhin të ardhura në shtet. Ti ke një restorant me kaq tavolina, me verandë apo pa verandë? Gjendesh në një zonê turistike si psh Dhërmiu apo Saranda? Apo në mes të Tiranës? Do paguash kaq taksë për 6 muajt e turizmit dhe kaq për 6 muajt e tjerë. Me detyrim. E njëjta gjë për hotelet. Nisur nga numri i dhomave. Në Perêndim shteti të këput me taksa. Kështu duhet vepruar edhe në Shqipëri. Edhe me të vetpunësuarit etj etj. Ndryshe :fadroma.