Të ardhurat e bollshme në buxhet dhe shpenzimet relativisht të ulëta kanë sjellë për pasojë që suficiti fiskal të arrij rekordin historik prej 47 miliardë lekësh, apo 470 milionë eurosh. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat buxhetore në tremujorin e dytë të vitit ishin rreth 164 miliardë lekë, ose rreth 17% më të larta në terma vjetore. Kontributin më të lartë, me rreth 8 pikë përqindje, e dhanë të ardhurat nga grantet.
Dy zërat e tjerë që patën ndikim të lartë pozitiv në rritjen e totalit të të ardhurave ishin të ardhurat nga sigurimet sociale, 3.8 pikë përqindje, si edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, 2.5 pikë përqindje. Ndikimi i lartë i këtyre dy komponentëve në zgjerimin e totalit të të ardhurave i atribuohet kryesisht vendimeve më të fundit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi, si edhe rritjes së pagave në sektorin publik, që prej prillit të këtij viti.
Të ardhurat nga TVSh-ja u zgjeruan lehtë, duke dhënë një kontribut me 1.2 pikë përqindje në zgjerimin e totalit, nga 6.8 pikë përqindje që kanë kontribuuar mesatarisht përgjatë dy viteve të fundit. Totali i të ardhurave për gjysmën e parë të vitit arriti në rreth 320 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14.5%.
Ndërkaq, Shpenzimet në tremujorin e dytë ishin rreth 148 miliardë lekë, duke u zgjeruar lehtësisht me rreth 0.9% në terma vjetore. Kontributin më të lartë në zgjerimin e shpenzimeve gjatë këtij tremujori e dhanë shpenzimet për personelin, me rreth 2.5 pikë përqindje, në reflektim të rritjes së pagave në sektorin publik.
Zëri tjetër me ndikimin më të lartë në zgjerimin e shpenzimeve ishin ato për pushtetin lokal, me rreth 1.9 pikë përqindje. Shpenzimet kapitale ishin më të ulëta, me rreth 18% nga i njëjti tremujor një vit më parë, në reflektim të vlerave të ulëta të planifikuara dhe të realizuara për Fondin e Rindërtimit.
Në fundin e gjysmës së parë të vitit shpenzimet arritën në rreth 273 miliardë lekë, duke u zgjeruar me rreth 3.4% në terma vjetore. Ngadalësimi i ritmit rritës për shpenzimet, krahasuar me tre muajt e parë të vitit, i atribuohet ecurisë së investimeve publike. Zërat e tjerë kanë ruajtur profil të ngjashëm rritjeje përgjatë vitit, me përjashtim të shpenzimeve për personelin, të cilat në sajë të politikës së rritjes së pagave për të punësuarit në sektorin publik, dhanë kontributin më të lartë historik në zgjerimin e totalit të shpenzimeve.(Lorenc Rabeta)
Atehere rrisni pensinet dhe Asistencat per te te papunet , qe Shqiptaret te bejne nje jete dinjitoze dhe te mos ikin jashte shtetit. Apo doni qe ato leke tua ktheni xhepave tuaj npermjet Oligarkeve dhe PPP-ve tuaja te fameshme , Hajdute te qelbur
i kane per oligarket!
jeni xhxhi yxhum ne tendera
Shpërndarja e të ardhurave është katastrofë në Shqipëri! Sa grumbuohen para ndërtojnë një skemë për t'i zhvatur dhe njerëzit vdesin nëpër spitale për mungesë jodi
Me kete suficitin , mund te investoni ne nje Fond Te Mirqenies Sovrane dhe te expozoheni ne tregjet e kapitalit Boteror duke blere aksione te kompanive me te Rendesishme te Planetit, ne vend qe te beni batakcilleqe me parane e mbledhur duke e dhene neper Koncesione qe Po i Heton Spaku, Sa per Ilustrim jo me larg se Dje Ketu ne kete gazete lexuam Lajme sesi Fondi I Pensioneve Gjermane nenshkruan Marrveshje me FC Barcelona,PO MIRE KETA BUDALLENJ JANE qe investojne Leket e Pensioneve Gjermane Tek FC Barcelona (?!) Perse nuk krijohet edhe ketu nje Fond I tille I Mirqenies qe te mendoj per Mirqenien e Brezave,ashtu si ne NorveGji , Abu Dabi etje Para nje Muaji EDHE REPUBLIKA E KOSOVES E KRIJOI NJE FOND TE TILLE, PO NE PSE JO,Keshtu Shqiperia do te Shpopullohet ngadale dhe njerezit do ta braktisin kete vend duke e lene pre e errozionit social dhee fizik, Por nese ne kete Forme qe mund Te KUptohet si nje Variant I RISHPERNDARJES se PASURISE KOMBETARE, njerezit nuk do te largohen sepse do te kene me shume perfitim tek te mirat materiale qe krijon Ky vend
Me kto cmime normal...se administrate ka kohe we nuk ka.