"Rruga e Kombit" bëhet zgjatim i rrjetit TENT, Serbia po ndërton Nish-Merdarë me 9 mln euro/km

11 Gusht 2023, 09:20Ekonomia TEMA
"Rruga e Kombit" bëhet zgjatim i rrjetit TENT, Serbia po

Rruga e Kombit po bëhet zgjatim i rrjetit rrugor kryesor europian, TENT, pasi Serbia po ndërton vazhdimësinë e pjesës së saj nga Nishi në Merdarë (kufiri me Kosovën).

Kohët e fundit, Serbia përuroi punimet në segmentin e parë të autostradës, teksa financimet janë siguruar për të gjithë segmentin, të cilin e ka shpallur prioritet.

E cilësuar Autostrada e Paqes, pasi bashkon Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, me një rrugë të standardit të lartë, ajo ka marrë financimet e Bashkimit Europian.

Autostrada e Paqes është gjithsej 314 kilometra e gjatë, teksa nis nga Lezha në Shqipëri dhe përfundon në Merdarë, kufiri me Bullgarinë, duke përshkruar Prishtinën dhe Nishin.

Pjesa e përfunduar është nga Lezha në Prishtinë dhe mbeten për t’u ndërtuar edhe 103 kilometra, nga Prishtina në Merdarë, nga të cilat 76 km në territorin e Serbisë dhe 27 km në atë të Kosovës. Kosto totale për këto kilometra është rreth 947 milionë euro.

Kosto për kilometër përllogaritet 9 milionë euro edhe pse autostrada në pjesën serbe ka shumë ura dhe tunele.

Kosto e punimeve është me ulët se kur u ndërtua pjesa shqiptare në Rrugën e Kombit me rreth 11 milionë euro për kilometër, teksa kostot e ndërtimit të një autostradë aktualisht në vendin tonë kanë arritur në rreth 15-20 milionë euro për kilometër.

Vijimësia e Rrugës së Kombit në pjesën serbe do të ketë 88 ura, 7 mbi dhe nën kalime dhe 35 tunele nuk do të kushtojë jo më shumë se 9 mln euro për kilometër.

Ndërtimi i saj bashkëfinancohet nga Banka Europiane e investimeve (EIB) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa Bashkimi Europian po ofron grante investimesh përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Në pjesën e Kosovës nga Prishtina në Nish, projekti është në procesin e detajimit teknik, në një fazë ende të hershme.

I gjithë projekti është pjesë zgjatuese e Rrjetit të Transportit Trans-Europian të zgjeruar të Orientit/Mesdheut Lindor (TEN-T) dhe Observatorit të Transportit të EUropës Juglindore (SEETO), një korridor i mbi 300 kilometër gjatë që lidh Lezhën në Shqipëri përmes Prishtinës në Kosovë në Nish të Serbisë, sipas të dhënave nga korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti është pjesë e përmirësimit më të gjerë të korridorit rrugor ndërmjet Nishit dhe Prishtinës, i paraidentifikuar si prioritet në Agjendën e Lidhshmërisë 2015.

Projekti është përfshirë në listën e projekteve prioritare të Planit të Zhvillimit Shumëvjeçar të Rrjetit Gjithëpërfshirës SEETO 2014-2018. Projekti është shpallur prioritet në kuadër të Strategjisë së Transportit të Qeverisë së Serbisë, 2016-25.

Me kompletimin e Autostradës së Paqes, Shqipëria forcon lidhjet me rrjetin kryesor europian, teksa dy Autostrada që kalojnë në vendin tonë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor Europian TENT, Autostrada Veri-Jug dhe Korridori- 8./B.Hoxha

11 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    Po çpate o Mero qe na i tregon koston per km...ne e dime mire se sa vidhet kendej me 20 meleon per km...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tiku

      Pra per Brukselin, Kosova dhe Shqiperia qenkan zgjatim i Serbise... As nuk ruhen me e as nuk u vjen me turp ... Po fare! Pastaj pse kur e beme ne rrugen e Kombit jo vetem qe sna dhane asnje kokerr euro po edhe na tallen e na thane qe rruga ishte investim pa llogjike financiare e ekonomike....kurse kur iu dashka porti i Durresit Serbise atehere u shqyeka fare thesi me euro???

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nishu eshte fushe e pafundme

        Kosto varet nga relievi. Ne Shqiperi rruga Lezhe Prishtine eshte plot male. Te cash male dhe te ndertosh ura e tunele nuk eshte e lire. Ne Serbi rruga eshte komplet fushe. Prandajn kur shkruanin artikuj te tille ore gazetare beni pak kerkim ne hartat e Serbise dhe Shqiperise e Kosoves dhe pastaj nxirrni konkluzione. Mos u ndizni gjakrat njerezve me lloj-lloj te pavertetash.

        Përgjigjjuni
      2. E
        E’droga lider mafioz

        Ndersa ne Shqipri qe nga 2013-ta nje km rruge ndertohet me 22 milion euro dmth 5 fishi i kostos se 1 km ne Zvicerr.Shtet tipik mafioz

        Përgjigjjuni
        1. i
          ilir

          Si thuhet pa pik turpi qe eshte perfunduar rruga nga Lezha ne Prishtin?!!! A e kan kaluar ndonjeher keta gazetar rrugen nga lumi Mat qe eshte vetem me nje korsi? A e kan kaluar ata pjesen e Kuksit me urat e famshme? Te famshme vetem per faktin qe akoma nuk po mbarojn!

          Përgjigjjuni
          1. O
            Operacioni Zjarri

            Ndersa autostrada Thumane-Kashar komplet fushore ka dale me cmimin 27 milione euro per kilometer

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kastra Veci

              Lum ju per Serbine, sa merak e keni.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                O B.Hoxha, mëso të shkruash, o kar. "Agjendë" përdore në vendet jugosllave. Në shqip thuhet axhendë, o "shqiptar" i vetëshpallur.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bukurije Krasniqi

                  Ju shipecat e eDrames boll shum po kini qef mu lidh me vllaznit e juj serb ne Serbi e mu qi para e mrapa n'bothe po sa t'jemi gjall na Kosova skemi me ju leju as per toke as per qiell me kalu. STOP kini me e pas pergjithmon. Ju qkulim midis autostradave. Nuk kaloni kurr neper Kosove. Jau qift nonen Serbia fashiste more gjakshkerdhym.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha Jaho

                    Ne nje vend normal, autoritetet qeverisese inagurojne puneapo vepren kur ajo te kete mbaruar (bravo Serbise), kurse rrummpallat shqipetare qofte Berisha qofte Rama, i inagurojne 2-3 here para se te fillojne. No coment !

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      patronazhisti i kuq

                      Nga Lezha në Prishtinë ka perfunduar? Kur mo se nga Lezha në Rrëshen është rruge fshati me një korsi 60 km per ore

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje