Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, çfarë mbulohet e çfarë jo

8 Gusht 2023, 21:50Ekonomia TEMA
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, çfarë mbulohet e

Ndërsa Ligji që detyron sigurimin e banesave nga tërmeti ka hyrë në fazë të avancuar dhe është nxjerrë për konsultim publik, ai përcakton se subjektet do dëmshpërblehen vetëm për dëmet në pronë dhe për asnjë dëmtim tjetër. Më specifikisht, në draft përjashtohen dëmet e tjera të çdo lloji qofshin, me përjashtim të pasurisë së siguruar.

Kështu, do të përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, ashtu si dhe dëmet morale. Përjashtohen gjithashtu edhe të gjitha sendet brenda banesës së objektit të siguruar.

Ndërkaq, të prekurit do jenë gjithashtu të detyruar të mbulojnë vetë shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave. Po ashtu, skema e sigurimit të detyrueshëm nuk merr përsipër dëmshpërblimet kur bëhet fjalë për humbje financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 e ka nxitur Qeverinë të sanksionojë me ligj detyrimin për të siguruar banesat nga këto lloj fakeqësish, praktikë e që e aplikojnë vende të ndryshme, si Turqia apo Rumania. Ligji është në fazën e konsultimit publik, dhe ka qëllim mbulimin e humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtëpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar.

Detyrimin për blerjen e policës së  sigurimit nga tërmetet, të cilat do të kenë kohëzgjatje një vjeçare, do e ketë çdo subjekt që ka në zotërim një banesë, ashtu si edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi.

Ligji parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, i cili do të jetë në pronësi të shtetit dhe do të drejtohet nga Ministri i Financave. Fondi do financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit i dhe të ardhurat nga investimi. Fondi do jetë përgjegjës për shitjen e policave të sigurimit; administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet; krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit; risigurimin e primit. Funksioni më i rëndësishëm i fondit do jetë trajtimi dhe pagesa e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.(Lorenc Rabeta)

7 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Shkurt muhabeti ti rjepim per se gjalli se po ra Termeti do te quhet prape fatekeqesi natyrore dhe perseri do te ringrihrt mr taksat e qytetarve, ky ligj nuk ka as nje lidhe me detyrimet e siguracionit , vetem vjedhje, ja u qifte kina e madhe nanen, bajeni nje here nje ligj ashty si e gjith bota

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Termetet e medha bien te pakten nje here ne 50 vjet.Nuk mbuloka demet ne jete apo objektet brenda shtepise.Domethene ne do paguajme keto qe gjoja u bene falas. Shpikje shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimonda

        Ku po behen degjesat publike per kete ligj?? Keshtu si le ojme esjte njelloj si ta blesh si te mos e blesh policen e sigurimit nga termetet. Bravo shume bukur, tash e tutje me leket e popullit do suvatoni carjet e suvase..

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mohikani

          Se mora vesh, cfare athere mbulon ky sigurim? Apo eshte taksa e Kastratit kjo ?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drita

            Ne qoftese do behet e detyrueshme duhet te behet si per automjetet jo nga qeveria se i bie te jete takse jo sigurim

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muco

              Na rrofshi topet

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiponja

                Tërmetet janë dukuri natyrore që në formë shkatërruese ndodhin shumë rrallë. Kur ka ndodhur tërmeti i parafundit shkatërrues në Durrës? Para rreth 100 vjetësh. A është e drejtë të paguash taksë (që për mashtrim e quejn siguracion) sepse pas 100 apo 200 vjetësh apo më shumë mund të ndodhë një dukuri natyrore dëmtuese? Ka zona dhe qarqe në të cilat nuk kanë rënë asnjëherë tërmete shkatërruese. Pse duhet të paguajnë banorët e këtyre zonave ? Për solidaritet? Apo për xhepat e atyre që nuk mbushen kurrë... Kjo taksë e re me emërtim të rrejshëm është një dëshmi tjetër e padrejtësisë që ushtron pushteti dhe tregues se sa i paralizuar për të kundërshtuar padrejtësitë ,shtypjen dhe varfërimin është zemra, shpirti dhe vetëdija popullore Shqiptare.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje