Ujësjellësit në prag falimenti në masë

4 Gusht 2023, 11:10Ekonomia TEMA
Ujësjellësit në prag falimenti në masë

Të dhënat e bilanceve të analizuara nga BIRN tregojnë se përveç Durrësit, edhe shumë kompani të tjera të ujësjellës-kanalizimeve janë me humbje masive, të cilat, herët a vonë, do të duhet të mbulohen nga taksapaguesit.

Ujësjellësi i Durrësit është ujësjellësi i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës dhe kompania që i shërben qytetit të dytë më të madh në vend me ujë të pijshëm dhe heqje të ujërave të zeza. Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2022, ujësjellësi i Durrësit ka 16.2 miliardë lekë borxhe [afërsisht 160 milionë euro] dhe 13.3 miliardë lekë asete [130 milionë euro]. Me pak fjalë, tubat, ndërtesat, impiantet, karrigia e drejtorit, lekët në bankë e të tjera si këto, të gjitha bashkë, vlejnë 130 milionë euro. Por kompania ka 30 milionë euro më shumë se sa kaq detyrime për të shlyer.

Pas publikimit të lajmit mbi gjendjen e bilancit, fillimisht në revistën Monitor, një zyrë e qeverisë e quajtur AKUM (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetejeve), deklaroi se situata në Durrës nuk është “faliment”, por riorganizim.

“Ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendit dhe krijimin e 15 shoqërive të reja, ku secila bashki është sërish aksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që është aksionerja kryesore me 51%,” thuhej në sqarim. AKUM nuk bëri të ditur në deklaratën e saj se nga do të dalin paratë për të paguar detyrimet.

Situata me ujësjellësit nuk është as e re dhe as e izoluar në Durrës.

Anekënd vendit, ujësjellësit janë në gjendje katastrofale financiare me humbje të vazhdueshme, të cilat kanë gërryer nga kapitali themeltar, në shumë raste duke e çuar atë në zero.

Të dhënat e bilanceve të kompanive kryesore të ujësjellësve dhe kanalizimeve, të analizuara nga BIRN, tregojnë se me përjashtim të ujësjellësve Tiranë dhe Shkodër, kompanitë e tjera janë me humbje dhe të zhytura në borxhe. Situata nuk është diçka e papritur, ajo është akumuluar përgjatë viteve.

Për shembull, Ujësjellës Kanalizime Durrës, pati gjatë vitit të kaluar 1.46 miliardë lekë të ardhura dhe 2.48 miliardë lekë shpenzime, me rezultat neto prej mbi 1 miliardë lekë humbje, ose afro 10 milionë euro. Në vitin 2021, kompania pati rreth 535 milionë lekë humbje e më 2020, 256 milionë. Më 2019, humbjet ishin 550 milionë. Kompania shënoi fitime për herë të fundit në vitin 2018. Dhe megjithëse prej katër vitesh me humbje të mëdha, kompania nuk duket se është shqetësuar shumë për të reduktuar kostot apo për të rritur të ardhurat.

Humbjet e vazhdueshme nuk duket të kenë shkaktuar ndonjë shqetësim për administrimin dhe as për Bashkinë e Durrësit, e cila është pronare e kompanisë.

Humbjet financiare

Bilancet e kompanive që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza në qytetet Durrës, Vlorë, Lezhë, Elbasan, Fier, Korçë, Berat-Kuçovë, Kavajë, Pogradec e Kukës, të cilat përfshijnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, flasin për humbje totale prej 1.9 miliardë lekësh [19 milionë euro] për vitin 2022. Të njëjtat kompani kishin humbje në masën 936 milionë lekë për vitin 2021.

Rritja drastike e humbjeve në ujësjellësit kryesorë të vendit duket se e shtyu qeverinë që të vendosë një “riorganizim”, por mbetet për t'u parë nëse ky riorganizim synon me të vërtetë një plan konkret për të ndryshuar situatën e rënduar prej vitesh.

Ajo që shihet sakaq nga gjendja e bilanceve të kompanive është që dhjetë ujësjellësit e sipërpërmendur kishin më 2022 asete me vlerë 51.4 miliardë lekë dhe detyrime me vlerë 50.7 miliardë lekë. Kapitali aksioner i mbetur pas humbjeve shumëvjeçare prej 695 milionë lekësh përbën vetëm 1.4% të totalit të aseteve. Kjo do të thotë se aftësia e këtyre bizneseve për të absorbuar humbje është e papërfshillshme dhe se normalisht, qeverisë qendrore do t'i duhet të fusë dorën në xhepin e taksapaguesve për t'i nxjerrë këto kompani nga bataku.

Situata është e ngjashme me kompanitë e qyteteve Kamëz, Lushjë e Sarandë, të cilat u analizuan veçmas për shkak se nuk kanë publikuar bilanc për vitin 2022. Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se këto tre ujësjellësa bashkë patën humbje në masën 406 milionë lekë ose afro 4 milionë euro.

Tirana dhe Shkodra

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë dhe UK Shkodër duket se janë të vetmet kompani që nuk kanë telashe të tilla ekzistenciale. Tirana, kompania më e madhe në vend, të ardhurat e së cilës zënë më shumë se gjysmën e sektorit në rang kombëtar, ka qenë historikisht një kompani me fitim, gjë që duket se vjen si pasojë e faktorëve natyrorë.

Ujësjellësit e Tiranës janë me rrjedhje të lirë ndërsa densiteti është i lartë, duke i mbajtur kostot e ulëta. Në vitin 2022, qytetarët e Tiranës paguan 4.5 miliardë lekë për ujë dhe heqje të ujërave të zeza, ndërsa kompania mbylli vitin me 994 milionë lekë fitime.

Megjithatë, ujësjellësi i Tiranës vijon të mos sigurojë furnizim me ujë të pijshëm, aq sa vetë bashkia e Tiranës ka hapur në një rast tender për të blerë ujë të ambalazhuar për punonjësit e vet.

Humbjet në rrjet, të cilat shkaktohen nga mungesa e kontrollit mbi rrjetin dhe lidhjet e paligjshme, janë, sipas vlerësimit të vetë kompanisë të raportuar në Entin Rregullator të Ujit, 60% e ujit të hedhur në rrjet. Me një fjalë, për çdo 1 metër kub ujë të marrë nga burimet, 600 litra humbasin rrugës, ndërsa 400 litra paguhen nga konsumatori. Pavarësisht kësaj, paratë që qytetarët paguajnë për furnizim me ujë jocilësor, mjaftojnë për të mbuluar humbjet në nivele të tilla si dhe për të siguruar fitime. Ujësjellës Kanalizime Tiranë është gjithashtu një nga rastet unike në vend në të cilat, një kompani nën pronësi publike ka hyrë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzim me pozitën dominuese. Hetimi i disa viteve më parë erdhi pas kërkesës së kompanisë në ERRU për të rritur tarifën e ujit, pa dhënë ndonjë shpjegim se për çfarë nevojitej kjo rritje, por me një premtim të përgjithshëm që, në vitin 2021, kompania do të siguronte furnizim me ujë 24 orë.

Shkodra është kompania tjetër me bilanc financiar të qëndrueshëm. Administrata e re e bashkisë Shkodër nuk e ka depozituar bilancin e vitit 2022 brenda afatit, sipas detyrimit ligjor, ndërsa bilanci i vitit 2021 tregon se kompania kishte shpenzime të balancuara me të ardhurat. Kapitali aksioner i kompanisë prej 1.6 miliardë lekësh është i barabartë me 25% të totalit të aseteve, të cilat ishin 6.5 miliardë lekë.

Rrjedhje të lira në rrjet

Problemet e UK Durrës, përveç keqadministrimit të dukshëm, lidhen edhe me një problem fizik. Durrësi nuk ka burime ujore afër, siç është rasti i shumicës së qyteteve të tjera shqiptare e për rrjedhojë, uji nxirret me puse arteziane në zonën e Fushëkuqes, 44 kilometra më larg, për t'u transportuar në depo me tubacione para se të shpërndahet te konsumatori. Ngritja e ujit nga nëntoka dhe pompimi i tij drejt konsumatorit i sjell kompanisë një faturë të konsiderueshme të energjisë elektrike. Kjo është një situatë shumë e ndryshme me qytete të tjera, si, fjala vjen, Tirana, ku uji vjen nga mali, kalon në tubacione me rrjedhje të lirë, përdoret rrugës për të prodhuar energji elektrike para se të shpërndahet te konsumatorët pa pasur nevojë për pompa elektrike për ta vënë në lëvizje. Por fatura më e rëndë për Durrësin, si dhe për të gjithë vendin, duket se nuk vjen vetëm nga vështirësia e sigurimit të ujit, por edhe nga mosmenaxhimi i kompanive dhe lejimi i humbjeve masive në rrjet. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Ujit, gjatë vitit të kaluar, 77% e ujit të furnizuar në Durrës humbi në rrjet, nga defektet apo nga vjedhjet, ndërsa pjesa tjetër prej vetëm 23% u pagua nga konsumatorët. Me pak fjalë, kompania duhet të ngrejë me pompa nga zona e Fushëkuqes dhe të transportojë për në Durrës një metër kub ujë, për të shitur dhe arkëtuar realisht vetëm 230 litra.

Në vitin 2016, kompania mori një kredi nga Banka Botërore bashkë me asistencën teknike se si mund të zgjidhej situata. Zgjidhja ishte e dukshme. Nëse ulen humbjet, sasia e energjisë elektrike e nevojshme për të transportuar ujin nga larg reduktohet. Nëse humbjet reduktohen nga, 77 në 50%, atëherë konsumi i energjisë elektrike përgjysmohet. Nëse reduktohen nga 77 në 25%, konsumi i energjisë elektrike bie me dy të tretat. Vetëm se që nga viti 2016, humbjet nuk janë ulur, fatura e energjisë elektike është shtuar dhe kostot e tjera të kompanisë, përfshirë paga për punonjësit që duhet të identifikojnë dhe eliminojnë rrjedhjet apo lidhjet e paligjshme, janë shtuar gjithashtu.

Ujësjellësit e tjerë kryesorë të vendit janë në gjendje të ngjashme, ndonëse përmasat e tyre janë më të vogla. Ujësjellësi i Vlorës mbylli vitin e kaluar me 340 milionë lekë (3.4 milionë euro) humbje. Në vitin 2021, kompania pati humbur 244 milionë lekë. Humbjet vit pas viti të akumuluara kanë bërë që kompania të ketë 8.3 miliardë lekë asete dhe 8 miliardë lekë detyrime, me një levë financiare (kapital aksioner në raport me asetet) prej vetëm 3%, duke marrë në këtë mënyrë drejtimin e Durrësit. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, në Vlorë humbet 76% e ujit të furnizuar në rrjet, ndërsa kompania ka gati 4 punëtorë për çdo njëmijë lidhje në rrjet.

Elbasani është qyteti tjetër ku ujësjellësi humbet gati 70% të ujit të furnizuar, ndërsa kompania mbylli vitin 2022 me 251 milionë lekë humbje (afro 2.5 milionë euro). Me humbje është edhe ujësjellësi i Fierit, (191 milionë lekë), ai i Berat-Kuçovë, (140 milionë lekë) apo ai i Kavajës, (139 milionë lekë). Në të treja këto raste humbjet janë përkatësisht 70, 54 dhe 54%.

Shqipëria është vend shumë i pasur me burime ujore, të vlerësuara në rreth 9,500 metra kub pë frymë. Megjithatë, sipas të dhënave të ERRU, 22% e popullsisë nuk shërbehet me ujësjellës publik, ndërsa 56% nuk shërbehet me shërbimin e heqjes së ujërave të zeza, gjë që do të thotë se i derdhin ku të munden.

Nga ana tjetër, edhe 54% i popullsisë që ka shërbim të heqjes së ujërave të zeza nuk shërbehet në pjesën më të madhe me impjante të përpunimit të këtyre ujërave, duke i derdhur ato drejtpërsëdrejti në lumë. E tillë është situata edhe për kryeqytetin, ku një impjant që duhej të përpunonte ujërat ka një dekadë që ka ngecur, ndërsa bashkia nuk ka dhënë ndonjë informacion se çfarë po ndodh me të.(BIRN)

24 Komente

  1. N
    Ne ferr vafshi o hajdute

    Po pse te mbulohen nga taksapaguesit o te degjeneruar, pak na keni vjedhur qe mos u ngopshi kurre?! Une kam vite qe paguaj fatura aforfe, me sahat te shpia, por ne sistemin tuaj te qelbur figuroj pa sahat qe ju te me mbifaturoni per vite me rradhe! Faji i taksapaguesve eshte qe ju halete e ujesjellesve dhe bashkive punesoni nga 300 veta ne prag zgjedhjesh? Faji i taksapaguesve eshte qe ju plehra abuzoni pa fund me tendera e prokurime?! Jo me larg se vjet, Bashkia e Durresit dhe Kavajes kane vjelur minimumi nga 200 mije leke te vjetra per familje, ne qytet e bregdet, si taksa per vitet 2020, 2021, 2022! Po ti mbledhesh bejne miliarda leke! Ku shkuan, ku i cuat?! Perse nuk vihen para pergjegjesise per keqadministrim drejtuesit e bashkive dhe ujesjellesve, por ia ngopni gjithnje qytetareve o hijena te ndyra?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Tani qe i shave te gjithe, nuk do paguash me, shpetove.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia e munguar

        Mbase kryebashkiakja e Durrësit do e ketë zgjidhjen përderisa edhe fitoi duke thënë se do rregullojë ujësjellësin. Pika mu në bythë mashtruesve të qelbur që vetëm vota kërkojnë dhe vjedhin pa mbarim.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        QYTETAR I INDINJUAR

        Normalisht qe do falimentojne se te gjithe kurvat e ujesjellesit vetem dine te vjedhin,Idioti Rama i ka bere vend pellumbash per ithtaret e tij.Jane me mijra punonjes te ujesjelles kanalizimeve qe marrin rrogen kot, me mijra te tjere femra qe gjoja presin faturat e ujit e marrin pagesat kur cdo zyre e shumta duhet te kete dy arketare se nuk e lodhin gopin fare pasi aq arketime behen ne dite.Na mbyten hajdutet.Poshte qeverite tona kurva

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tekniku

          Normal qe do falimentojn se fusin me rroge fallco Mira Gazhanin dhe Bieta Sulen

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enio

            Cmimi i ujit ne Tirane eshte me i shtrenjte se ne Zvicer. Ujesjellesat kane pasur shume abuzim. Kemi lexuar cdo dite per punesime fiktive. Ti paguaje Mira Kazhani me Bjeta Sulon e me shoqe te tjera

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flori

              Fajin e ka PERBINDESHI SALI BERISHa!!!! Ky monster falimentoi ujsjellsat. Ne kohen e qeverisjes se PD NE 1992 ne i morem ujsjellsat ne gjendje te shkelqyer. Pd i falimentoi. Qevetia te mari masa dhe te rrise taksat qe mos te falimentojme. Duhet te mbtojme UKT nga falimenti. Qevetia fuhet ta ngreje cmikin e ujit ne 100 euro per familje!!!!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elisa kabashi

                Hajde kar hajde. Po qenke me manall se Ramushi jot i pallosh. Pas 32 vitesh prap Berisha thote. Te qifsha ne bythe ty dhe berishen. Prap pa uje jemi

                Përgjigjjuni
            2. B
              Baba

              Rilindja fara me e ndyre, xhepistat me te ligj dhe llumi me i madh ne histori te ketij vendi

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Po si te mos falimentojne keto ndermarje qe jane bere strehe e militanteve partiake qe marrin rrogen pa shkuar fare ne pune. ne cdo ujsjelles ka te tille qe nuk jane asnje detyre por rrogen e marrin. shikoni sportelet me vajza te reja plot qe gjithe diten luajne cel. Po keshtu eshte dhe tek Oshe ja ku nje numer militantesh vetem futin karten ne bankomat dhe marrin rrogen. E pastaj Oshe eshte me humbje 25% . Mekaniku Ardian cela emeronte militantet nga cel. ne fushate dhe i ka mbushur zyrat me vajza te reja qe ngaterrohen me njera tjetren gjithe diten ne fb.shkoni ne Oshe shijak shihni sa vajza jane shtuar ne kohen e celes, eshte trefishuar numri i militanteve qe emerohen nga Turi i shijakut e do behet oshe efektive ndonjehere me keta monstra.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Davidi

                  Ujesjellesat. Kjo eshte skema e rradhes per te ngritur çmimet.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Skraparliu

                    E shoku Rame ujesjellsi falimentoi qeveria po falimenton,sa do qe u mundove duke bere propogande se po qeveris me femra edhe keto ta futen gjysmat kane perfunduar ne spak nuk di cdo besh me ke do qeverisesh i ke cuar si uqerit kushe te VJEDHI me shume e rropet kete shtete mos u mbure se po denohen nga reforma ne drejtesi,vere njerzit qe punojne jo ata qe vjedhin njesoj i ke si burrat dhe grate,jane vene ne gare kush te xhvatin me shume nga ky shtet i varfer,ose dorzoje qeverin besimin e popullit nuk e justifikove,i qive nenen PS per njeqind vjete se vjene ne pushtet,do zihen si qente ata qe kane vjedhur per te qendruar ne politike mjere ne mjere militanti i ps do katandiset me keqe se PD

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      Pa ide ,pa strategji pa organizim...me parazite qe paraqiten ne pune (drejtuesit te paret)sa per t'u dukur e marre rrogen KOT.Cfare ndryshimi prisni...popull parazit!?

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        ELEKTORATI GRI

                        Militante e dypunesuar jo vetem qe jane fiktive por marrin edhe paga te larta mbi 100000 leke te erja neto .Ne ujsjellsa punojne faturistet me shifra afrofe arketaret dhe polizia private .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pjeter Kola

                          Ujeshellsa.....Uji i tyre perdoret per lavazhe makinash me lidhje fallso e hajduterie....Ujesjellsa, qe me lidhje dytesore lajne trotuare e rruge... Ujesjellsa qe ne periferi qyteti a fshatra vedidin kopshtet. O popull " Uji eshte pasuri kombetare" Mendoni edhe per brezat e se ardhmes. Flm

                          Përgjigjjuni
                          1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                            Eshte nje shprehje shpif shpif se dicka do te ngelet. Jo vetem Me ujesjellsat per per te gjithe ekonomine e Shtetit Shqiptar kjo shprehje eshte sanksionuar ne heshte nga te gjithe vidhni vidhne deri sa asgje te mos ngelet se keshtu e do mileti.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shqip

                              Në një qytet X, po të kalosh nëpër rrugët e tij në orët kur vjen furnizimi me ujë, do shohësh ujë që derdhet lumë. Shtëpi private me cisterna pa galixhante , mbushen dhe tepricat shkojnë dëm. Kjo zgjat aq kohë sa bëhet furnizimi nga depozitat e qytetit. Taracat e pallateve kullojnë ujë , po ujë pa hesap. Të gjithë kësaj i shtohet informaliteti i periferive dhe ndërtimeve abuzive. Se që thoni ju , katunari do edhe vile në tokë pa tokë , po e do gratis korentin dhe ujin. Sa për ujërat e zeza nuk i plas fare. Mjafton mos ta ketë brenda oborrit, pjesa tjetër dihet. Ça t'ju them më tepër . Të flas për zyrat e oshe dhe të UK ? E thanë te tjerët me lartë. Një duzinë dembelësh që paguhen për të bërë punën e dy ose tre personave e shumta. Dhe me e bukura se nuk dine as ta bëjnë punën. " Ja shko ke ai sporteli atje" . Ti shkon, po ke shkuar kot. Ai sporteli s'ka lidhje fare me llojin e shërbimit që ti kërkon. Një injorancë drithëruese nëpër zyra e institucione. Po mirë mo , para 5 vjetësh dole me humbje. Po kjo qeveri nuk i pa këto humbje vit pas viti duke u shtuar ? Pyetje dashakeqe : a ka ndonjë sektor Shqipëria që del pa humbje ? Flas për atë që lidhet me konsumatorët, shërbimet që paguhen me fatura e taksa të ndryshme. Jam i bindur që nuk ka. Nuk mund të ketë për vete natyrën e ndërtimit të shtetit. Hidhi një sy territorit shqiptar nga ndonjë majë kodre a mali, apo kush e sheh nga ndonjë fluturim avioni, të kuptosh që nuk ka zog *urvet (thonë shkodranët), që mund ta sjellë në vijë .

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tersi

                                Ehhh more shoku udhëheqës! I mbushe brekët siduket! Kopjove salenë dhe liken, ua more votuesit dallaverixhinj, mbushe me ta zyrat dhe halet e shtetit, hangre dhe zhvate bashkë me ta taksat dhe pasurin kombëtare, tradhëtove gjithë popullin e majtë socialstë.. dhe ja vjen një ditë që ushkuri i brekusheve nuk mban më..m...i merr rrugët dhe qelbet kasabaja!. Po këto po.. e vogla me ujsjellsa nuk jan hiçgjë para skandalit të plerave, rrugëve, spitaleve, fondeve të tërmetit, koncesioneve,ppp.që shumë shpejt do dalin sheshit! Dhe do të dalin! Vetëm durim o shoku udhëheqës sepse lidhjet e politikës dhe qeveris tënde me krimin tashmë janë në kompjutrat e prokurove belgo-hollandes dhe nuk ka bir kuve dhe p... sëme që ti manipulojë!.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Doda

                                  Te gjithe vjedhin nuk paguajne ose paguajne pak se e kane rregulluar me faturistin punonjesit ne ujsjelles nuk punojne merren me pune private jane te punesuar me shume se nevojat as nuk duan tja dine ka apo ska uje lavazhot e makinave ne Shkoder jane te lidhur me tubacionet kryesore ne thellesi dhe te mbyllura me asfalt bejne gjoja se shfrytezojne shpimet.Punonjesve as nuk duan ta dine vjen apo nuk vjen uji.Shtepite me kopesht apo me burre kane linja te dyta te fshehta dhe lagin bimesine ndersa ne palate nuk ka uje dhe pompat digjen vazhdimisht .Ne ujesjellesa nuk ka specialiste apo inxh hidro.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    alfred

                                    Popullata faturat i paguan edhe kur uji mungon por sigurisht qe ka abuzime ka rjedhje, ne zona perdoret per vaditje etj. Ketu duhet dora e forte e shtetit per keto abuzime prandaj duhen penalizime.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Phoenix

                                      Nuk po falimenton asnje ujesjelles. Zagaret po mashtrojne e manipulojne shufrat, per te krijuar iluzionin qe te justifikojne shitjet PPP te privati, ndonje Cifut Internacionalist-Komunist me xhepa te thelle mik i Rames dhe Alex Sorosit. Po natyrisht, Shqiptaret jane ne gjume letargjik, si gjithmone.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. e
                                        enter””

                                        Leket ti paguajne militantet e rames qe zune vendet e bene korrupsion me dijenine e Rames Bastarde

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Genti

                                          Kryeministër i pjerdhur, qeveri e pjerdhur, shteti pjerdhur në ç'do qelizë. Hajdutëri nga kreu deri poshtë. Shtet i falimentuar që mvahet me vota të vjedhura dhe taksa të vjedhura. Qytetarë hajvanë e shushko që nuk ngrihen tua shtypin kokën qelbësirave që i vjedhin pa mëshirë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Latif Dreqi

                                            Nenen mu ne gopt tu beje, te gjithe atyre qe votuan kete sketerre te zeze, kete menxyre qe ka kapluar vendin.prej 10 vjetesh. Nenen tua beje sic ua beri dobici i Anese per 50 vjet.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje