Nga Fresku në Astir, përfshirë ish-Bllokun e Yzberishtin, qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë.
Unaza e Re është zona me rritjen më të madhe të çmimit të referencës me 76 për qind. Nga 65 mijë lekë për metër katror çmimi rritet në 114 mijë e 300 lekë.
Alliasi, Medreseja dhe Komuna e Parisit janë zonat e tjera me normën më të lartë të shtrenjtimit me 54 deri në 57 për qind.
Çmimet e referencës janë rritur në 113 mijë e 850 lekë në Don Bosko, 117 mijë e 800 lekë në Porcelan dhe 159 mijë e 100 lekë në Yzberisht.
Në zonën e ish-Bllokut, ndër më të shtrenjtat të kryeqytetit, një metër katror vlerësohet në 228 mijë e 400 lekë, 20 për qind më shtrenjtë nga çmimi i referencës së 2018-s.
“Reflektimi i fundit i çmimeve të referencës i përket 2016-s me disa ndryshime të vogla në vitin 2018. Kjo do të thotë se ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga reflektimi i tregut.
Ndaj sot kemi çmime reference ndjeshëm më të larta, për disa zona edhe 2-fishim,” shprehet për A2, Ervin Demirxhiu, vlerësues i pasurive të paluajtshme.
Në raport me vlerësimet e vitit 2018, rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror.
Çmimet e reja të referencës do të rrisin vlerën e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset e cila paguhet në faturën e ujit.
“Përkthehet në tatim. E gjithë kjo gjë bëhet për efekt pagesash tatimi. Ne kur shesim një pronë paguajmë tatim-fitimi; kur japim një pronë me qira paguajmë tatim në burim. Kjo do të thotë se për një pronë në Komunën e Parisit për të cilën ti paguaje dy lekë, me çmimet e reja të referencës do të paguash 4”, shprehet Demirxhiu.
Çmimet re reja prekin edhe tregun e qiradhënieve të banesave dhe hapësirave për biznes.
“Normalisht do të ndikojë kështu, ashtu siç ndodh edhe te shitjet. Kjo pasi një pjesë e madhe e transaksioneve bëhen me çmim reference. Pra do duhet të rishikohen kontratat e qirave. Qiradhënësi do duhet të kërkojë rritje pasi do duhet të paguajë më shumë tatim me çmimet e reja të referencës”, thotë Demirxhiu.
Formula e miratuar që në vitin 2018 parashikon taksimsa 0.05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset kjo taksë është 0,15% . Me metodologjinë e miratuar në 2018-ën, kur nuk është i mundur përcaktimi i vlerës së apartamentit në mënyrë të veçantë, atëherë merret për bazë çmimi i referencës së zonës.
Hahahaaaa asnje koment! Nuk i behet vone shqipove se do paguajne me shume taksa, nuk i behet vone per cmimet stratosferike te apartamenteve qe lal plehu i shet si suksese kur njerezit e thjeshte as nuk i afrohen dot
Zoti ju vrafte. Qeveria i ka ngritur gradacelat e veta me apartamente, vila per breza e breza me radhe. Ne njerezit nga 20 vite qe punojme nuk kemi mundur te kemi nje apartament 1 1. Hajdutet e dreqit. Pastaj ankohen pse ikin shqiptaret. Para 3 vitesh nje apartament 70m2 e gjeje me 60mije euro ndersa sot nje apartament i tille e gjen 110 mije euro. Njerezit e thjeshte e shohin ne enderr ndersa per te blere i blejne kto qeveritaret hajdutet ja blejne motres, vellajt, dashnoreve edhe nipa e sternipa brez pas brezi. Ku dreqin po shkoni, ku dreqin po na coni. Nje cift me te ardhura mujore 80.000 leke si mundet ta bleje me keto cmime.
0.05% Ça komenti do Ne kaq i lemë bakshish
Eshte nji fiancim i Mafiozeve te Poltikes Shqiptare qe shpartalluan Thesaret e gjithe Buxhetet e Shtetit Shqiptare ne kto 33-vjet dhe me ndertima te tilla , kane tentuar Shplarjen nga Muti i Halese ku numeronin Miljonat pasi i vidhnin ! Dhe c'ndodh sot , pasi kan futur ne duar gjthcka ,i bejne rreklama e rrisin Artificialishte atyre qe kan ndertuar vete ,me cmime qesharake qe nuk vlejne as 1/2 e tij . Poshte Krimi Organizuar e Mafia Politike qe shkerdhen Klyshat e Stanin spak qe te rriten
Astiri është Blloku i dytë në Tiranë . Infrastruktur e shkëlqyer . Pallate cilësore dhe me standart të lartë . Nuk po ndalem tek lokalet luksoze: Brenda pallateve janë rregulluar ambjente , lulishte , Park lojërash, stola për moshat e treta . Një zonë që ka shumë rini . Një zonë që ka ajër .Një zonë që ka pafundë rrugë që të çojnë diku . Një zonë ku autobusi të ndalet përpara pallatit . Një zonë strategjike ku ti mund të shkosh ku të duash lehtësisht , veri , jug etj , etj . Të gjitha bizneset ecin .