Qeveria do nxjerrë një ligj që vendos taksë për shtëpitë. Sipas ligjit do taksohet dhe shtëpia ku jeton, përveç shtëpive të dyta apo të treta që mund të kenë disa.
Nëse shtëpia e dytë mund të shikohet dhe si mall luksi dhe mund të tatohet, në asnjë mënyrë nuk duhet të taksohet shtëpia ku jeton.
Mjafton të marrim shembull Italinë fqinje ku jo vetëm nuk tatohet shtëpia e parë ku jeton (vetëm nëse është vilë è madhe apo kështjellë), por ka dhe incentiva fiskale për blerjen e shtëpisë së parë.
Shumica e njerëzve në Shqipëri kanë vetëm një shtëpi. Kjo barrë fiskale do bjerë mbi ata.
Vendosja e një taksë të tillë vetëm do rëndojë jetesën e shqiptarëve të thjeshtë që dhe kështu siç janë mezi po e shtyjnë.
Përveçse është johumane, vendosja e një takse të tillë do jetë dhe kunderproduktive, duke nxitur dhe ata pak që kanë ngelur, të ikin nga sytë këmbët nga një shtet që vetëm mendon si t'i rrjepë në mënyrën më të paturpshme e moskokëçarëse në gjithë historinë e Shqipërisë. (Endri Tafani)
Endri Tafani...? Po qënke injorant mor djalë. Ka 23 vjet që shqiptarët e paguajnë taksën e shtëpisë.............. . E çuditëshme se si nuk ke pyetur tët atë apo të tëmë.....
Për ç'fatë të majte flisni !!!!! Akoma se kini marrë në VESH ,që të parët tanë në vitet 1940 u vranë se ishin të bindur, që në vëndin tonë nuk do kishte kurrë mëngërashë dhe koha po vërteton më së miri ,sot e 90 vjet të shkuara.... Hajt njatjeta të rrojn ata që ikën ,që të mund të ruhet fara se Shqipëria u shua.
Mire e bejne , pse del Lali Eri the thote , po ju bej rruge e sheshe me ndricim qe tu rritet vlera e prones, Keta te "Majte" kurre nuk pyesin a keni buke a ju mungon dicka , a ju takon deputeti, a ju shkojne femijet ne shkolle cfare ushqimi hani , cfare ajri thithni e cfare uji pini...a iu del pensioni , a iu del rroga .Per ata me erendesishme eshte Paraja , (perndryshe nuk ka si shpjegohen ato miljonat e eurove qe dalin Si korrupsion),flene edhe zgjohen vete me ide si te bejne para edhe mendojne qe kete duhet ta beje cdo njeri, cdo gje eshte para, edhe catia qe ke mbi koke qe dikur ishte fole e shenjte sot nuk ka asnje simbolike te ketij lloji, femijet nuk duhet te kene kujtime , nuk duhet te kene mall kur te rriten e te burrerohen, ata duhet te jetojne si ciganet ku te mbillen te mos korren dhe prinderit e tyre duhet ta shesin edhe ta blejne shtepine sipas konjuktures nuk ka rendesi banon apo Jo aty e rendesishme eshte te rritet vlera e prones, sot u rrit ketu e shesim dhe fitojme ca para , rraqet ne kurriz dhe o burra diku tjeter. .Cdo gje duket ne rregull me perjashtim te Dickaje ,IDEALI I MAJTE qe ka vdekur, keta nuk Jane te majte keta Jane te Djathte, sa per taksen , ketu po jane te majte se I taksojne edhe ata qe e kane shtepine strehe , se helbete Iu ka rrit vleren e prones,Keshtu qe Taksen Mire e keni ta gezoni
Po mesuesit, policet me cfare do paguhen? Po kanalizimet, shtrimet e rrugeve, ndricimet me cfare do behen? Kur themi qe e duam Shqiperine si gjithe Europa duhet te kujtohemi Edhe per taksen e pasurise Edhe për siguarcionin e pasurise Edhe për shume taksa te tjera qe Shqiptaret nuk e dine qe egzistojne jo me ti paguajne.
Qeveria ka plot menyra, te taksoje ata qe kane shtepi te dyta apo te treta, biles taksa te jete progresive per shtepine e 2te te trete apo te katert , te taksoje ata qe e kane shtepine biznes Hotel,Hostel,Motel ne Booking apo airbnb , po jo te taksoje shtepine ku une rris femijet,E dyta Shete mund te taksoje Tokat e lena djere qe nuk punohen sepse ka shume toka qe fshataret i kane marre por nuk i punojne e rrjedhimisht i braktisin por pa hequr dore nga pronesia , e pra keshtu prodhimi bujqesor dhe blegtoral ka ardhur ne ulje, fshatari nuk krijon vlere mbi to me ane te ekonomise agrare ose blegtorale por e shohin me me vend te migrojne ose jashte ose ne qytet,E treta kjo politike jepi me nje dore dhe merri me doren tjeter eshte thjesht iluzion i pageses dhe i mirqenies, sepse ne thelb Taksimi duhet te kete nje filozofi :Ate te Rishperndarjes se te mirave Materiale , sepse nese me me jep 7 dhe me merr 8 me ke varferuar prandaj falemnderrit por jam mire keshtu, e Katerta Ato miljonat qe dalin si abuzime ketu apo aty apo ato miljonat qe shkojne deri ne 500 miljon Euro te deklaruara nga kontrolli I larte I shtetit tregojne qe me fondet qe mbledh qeveria ka abuzim te llahtarshem dhe menazhimi eshte pergjithsisht skandaloz, mirepo kjo pavaresisht se askush nuk skuqet apo zverdhet dhe kjo e ashtuquajtur "PERGJEGJSIA INDIVIDUALE" eshte bere nje refren bosh, e pra keto fonde qe abuzohen edhe pse mblidhen I heqin te drejten cdo qeverie te mbledhe fonde te tjera nga njerezit e thjeshte , sidomos ne nje shoqeri ku 90 % e popullit kane vetem 5- 10 te kapitalit, pjesen tjeter e kane Oligarket , keshtu qe nje qeveri sidomos E majte nuk ka karte morale dhe asnje te drejte Taksoje catine ku une rris femijet
Per tu vendosur eshte vendosur,e paguajme tek fatura e ujit po mesaduket do ta rrisin shume, meqe i rriten goxha cmimet e references.Keta vendosen taksen e shkolles dhe thane se eshte e perkoheshme, po u bene vite e mesaduket u be e perhershme.
Për fat të keq. Duket se gazetar po bëhet kushdo. Unë nuk jam avokat i Rilindjes (përkundrazi). Por duhet që kushdo që shkruan për taksat të ketë dy njohuri bazë. Ashtu siç ka dhe shumë shtete që nuk i taksojnë shtepitë, ka dhe shumë të tjera që i taksjonë ato. (Madje pjesa më e madhe e vendeve në zhvillim apo Europës i taksojnë). Në princip që shteti të funksionoj i duhen ca pare (Këtu nuk po llogarris, efiçencën, manaxhim-keqmanxhim, vjedhje, abuzime etj, se kjo ka të bëj më qeverisjen dhe politikën) Ajo që po thoja është se shteti nuk ka ka ku i mbledh këto pare nqs jo burime të tjera, përveçse taksave. Kështu që taksa teorikisht mund të vendosen kudo dhe për këdo, (dikur Turqia kishte taksën e tymjakeve (oxhakut), në të ardhmen e afërt po vendosin mbi karbonin dhe në ndonjë të ardhme të largët ndoshta dhe për oksigjenin që thithim). Kështu që edhe në këtë rast duhet parë si diçka normale. E rëndësishme është që koefiçenti i taksave në total të jetë i pranueshëm dhe i përballueshëm. Ka vende që nuk paguajnë fare taksa ka me 10,20 apo Nordics që shkojnë deri ne 60%. Kështu që duhet parë se sa do të jetë realisht kjo taksë në xhepin e Shqiptarëve. Problemi për mendimin tim është tjetërkund. Kjo taksë është massive dhe prek shtresa të mëdha të popullsisë. Kështu që nuk është politikë e majtë ose majtiste (Kështu që dhe PS me Edi Ramën nuk është më parti e tillë). Pastaj kjo tregon dhe ekstremizmin politik, diku që kemi deficit në të ardhurat nuk jua mbledhim të pasurve por masës. Psh, pse jo taksa për oligarkët e Ramës 0.2% më shumë pasi kanë 5%- 95%të pareve por gjithë masës 0.2% mbi banesat që kanë 95%-5% të pareve. Kjo tregon që duke rritur barën fiskale mbi gjithë masën tipike e së djathtës punojmë për një pakicë që është pasuruar shumë shumë më tepër sidomos në AL duke rritur hendekun dhe disporcionin e pasurisë. (AL për 30 vjet ka disporpocionin më të madh të pasurisë shumë më tepër se edhe ato vende që zhvillojnë kapitalizmin tash e 2000 vjet) Kështu që kuptojeni mirë ketë. Politikat fiskale i takojnë qeverive. Dhe kosto e tyre është vetëm politike. (I voton, nuk I voton). Ajo që unë di dhe them më siguri është se ata që i kanë hipur trenit të PS-së dhe kanë marr peng lokomotivën nuk janë aspak të majtë. Kjo vlen për Rilindjen dhe sidomos Ramën (I cili djathtas e filloi, djathtas anon, dhe djathtas po e përfundon).
Or ti, pasia e nje shtepie eshte e drejte elementare e njeriut. Sic eshte e drejta per te jetuar, per tu shkolluar etj. Nuk taksohet kasollja. Qeveria e deshtuar s'ka opsione te tjera zhvillimi vec ndertimit. Nderton pallate shumekate kudo dhe vjedh duke taksuar kedo qe ka nje strehez ku njerzit futin koken.
Ku e ke të saksionuar Piro që nuk paguhet taksë për banesën?? A nuk e di ti vallë që edhe sot edhe dje e ke paguar, pavarësisht se ku dhe se si emërohet si zë takse... Gjithësesi nuk mendoj kundër asaj që thua, veçse po të tregoj si funksionon
Sa për të Djathtën mos e zini në atë gojën tuaj të qelbur, o të pëgërë, se se kini haberin , ç'farë është e DJATHTA. Lexoni ndonjë ABETARE Shqiptare ( jo sërbo-sllave), të.mësoni çdo me thënë e Djathtë...........Shqiptarët u mbijetuan të gjithë , ekspansioneve në histori vetëm se jetonin me parimet e Djathta në familje dhe në shoqëri. Nga momenti që u detyrua ti braktisë parimet e Djathta, u zvarrit në.mjerim, e përfundoi në çfarosje.
Shteti Mafioz i Edwin Ramos merr guximin te taksoje shtepite e vetme te banoreve ne Shqiperi, pasi aty nuk ka as Sindikata, as Shoqeri Civile qe te organizoje demonstrata masive perpara Kryeministrise. Kete rol shteti ia ka lene ne dore kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha, prandaj nuk e arrestojne.
Sistemi i Taksave mbi pronen, eshte alfa e axhendes antinjerezore Satanike te Kombeve te Bashkuara. Keshtu kane ne plan qe tu taksojne jashte shtepise, duke ju lene pa gje ne te ardhmen. Kane ne plan qe sa te fusin kembet, ne te ardhmen ti cojne gradualisht taksat e prones ne stratosfere, duke i bere te paperballueshme per shumicen. Pastaj do ju a sekuestrojne per mospagese. Kumunisto-Cifuti i forumit ekonomik boteror Klaus Schwab ka thene " You'll own nothing, and be happy" ( Nuk do te keni asgje e do jeni te luntur ). Si do ta arrijne kete? Duke na taksuar jashte pasurise e prones tone. MOS I LEJONI TU MARRIN SHTEPITE! THONI JO SA NUK ESHTE VONE, E MOS PRANONI TE PAGUANI ASNJE LLOJ TAKSE PER SHTEPINE TUAJ KU JETONI!
Taksa e shtepise ka shume vite qe paguhet me faturen e ujit Ne Shkoder taksa e shtepise eshte 245 leke te reja ne muaj ose rreth 2950 lek te reja ne vit dhe per cudi ne fature shkruhet taks familjare ndersa punonjesit e bashkise te pergjigjen se eshte taks shtepie .
O shqipetare e doni europen dhe kapitalizmin ? Kjo eshte e duam Shqiperine si gjithe Europa .Ne ishim ata qe shanim Enverin ,ne sistemin kapitalist nuk ka rrumpalle qe ti te besh qejf dhe shteti te te paguaj ,habitem me personat qe flasin ne tv shqiptare kerkojne qiqra ne hell. ,duan qe Shqiperia te ngelet mbrapa ,bejne rrolin e prokurorit ,si ka mundesi qe nje tropojan jeton ne Tiran ?aaàa harova se ne kohen e saliut u shemben malet dhe u ngriten halet ,.qe me dipllomat e blera u bene inxhinjera ,avokat e prokurore qe nga Shkodra e Ksamili .me komentet qe bejne tregojne qe jane popull i pa gdhendur ,Shqiperise i duhet nje Enver i ri qe tju tregoj kufirin te thana sepse nuk marim vesh ,kermat e salikes po qelbin Shqiperine .
Taksa e banesës, që i merr shteti pronarit tê saj, realisht shndërron shtetin në pronar të saj dhe pronarin e shndërron në qiraxhi në ish-shtëpinë e vet.
Hajde "Gazetare" hajde. Shko ne shkolle o dreq , flet per dicka qe nuk ja ke iden hic.
Idealja do ishte qe te kishim Takse pasurie per cdo person. Ne baze te pasurise qe ka te paguheshin edhe taksat ne fund-viti dhe te eleminohen te gjitha taksat e tjera. Pra kush ka me shume do te paguaje me shume .
Shtet pa taksa !!! ? Jeni per shtetin e iniciatives se lire apo per nje hibrid postkomunist ? Edukohuni te paguani taksat detyrimet si nje detyre ndaj shoqerise qe enderroni te ndertoni. Mund te vegjetoni … se ja keni marre doren tash e 30 vjet !
Jo cne na ke keqkuptuar ,jemi per shtetin qe te vendose Sa me shume taksa,mundesisht te taksoje edhe ajrin qe fusim me mushkeri,duke na vendosir nje cip ne hunde.
Nuk ka shtet qe mbijeton pa taksa.Vetem shqiptaret nuk duan taksa duan rrumpalle pa ligj pa shtet dhe ne kohe rreziku te gjithe thone ku eshte shteti.Shteti respektohet kur zbatoje ligji
E sqarova me siper ne nje replike, se si krijohet nje shtet pa taksa fare. Bile nje shtet i mrekullueshem, ku ekonomia dhe mireqenia individuale te lulezoje pertej imagjinates, por fatkeqesisht moderatori i Mero Gelbazes e humbi komentin ne postim dhe nuk e postoi. Sekreti eshte te krijimi i Parase si mjet shkembimi nga vete shteti. Por 90% nuk e kuptojme se si funksionon sistemi Bankar, prandaj dhe nuk e kane idene se c'fare ne fakt jane taksat.