Taksimi i pasurive të paluajtshme, kush ka dy apartamente do të paguajë më shumë

4 Gusht 2023, 17:29Ekonomia TEMA
Taksimi i pasurive të paluajtshme, kush ka dy apartamente do të

Kush ka një banesë në pronësi do të paguajë më shumë taksa. Edhe më shumë para do të nxjerrë nga xhepi cilido që ka dy ose më shumë apartamente në zotërim. 

Projektligji që parashikon ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme doli për Konsultim publik.

Konfirmohet se në vitin 2026 taksimi i pronave nuk do të bëhet me çmim reference, por me vlerë tregu. Ky është ndryshimi i parë rrënjësor pasi kjo do të thotë që vlera e pronës do të jetë më e lartë, rrjedhimisht edhe taksa mbi të. Kjo taksë që do të na vilet përmes faturës së ujit.

Ndryshmi i dytë rrënjësor lidhet me skemën e  taksimit të pasurive të paluajtshme. Për apartamentet për banim, taksa është 0.05 për qind. Ajo do të rritet nga 0.1 në 0.2 për qind, në varësi të asaj që do të vendosë Këshilli Bashkiak Vendor.

Me 0.15 deri në 0.25 të vlerës së ndërtesës do të taksohen qendrat tregtare, pronat bujqësore dhe ato industrial.

Ata që nuk i përfundojnë objektet në afat do kenë një taksë shumë më të kripur, plot 30 për qind të vlerës së pronës.

Për ata që zotërojnë një banesë edhe pse ndryshon skema, vlera e taksës mbetet e njëjtë. Me gjithë rritjen pragut të taksimit në 0.1 për qind, gjysma do të zbritet. 

Ajo që ndryshon për ta është taksimi me vlerën e tregut dhe jo më me çmim reference, që do të thotë se gjithsesi do të duhet të shpenzojnë ca para më shumë nga sa paguajnë sot.

Për ata që zotërojnë dy banesa, taksa për apartamentin e parë nuk ndryshon ndërsa për të dytin do të rritet në segmentin 0.1 deri në 0.2 për qind, në varësi të bashkisë ku gjendet.

Konkretisht për një individ që zotëron dy apartamente me vlerë 8 milionë lekë secili, pagesa për taksën e banesës së parë mbetet 4 mijë lekë ndërsa për të dytën bëhet 12 mijë lekë.

Ndërkohë sipas relacionit të projektligjit, taksohen me 0.1 deri në 0.3 për qind edhe hapësira e tokës ku gjendet prona për banim, parcelat bujqësore dhe ato pyjore.

Nga skema e taksimit përjashtohen pronat shtetërore, ato fetare, hotelet me 4 dhe 5 yje, banesat me pronar përfitues të ndihmës ekonomike, banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendo dhe njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore.

13 Komente

  1. S
    Shtet i thençin

    E rrjepet ate popull ,veç kete dini te beni ,nuk ofroni asgje si shtet ,vetem te rrjepni popullin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koment i thencin

      Thuhet " e rropet ate popull " dhe jo "e rrjepet" . Nuk thuhet " te rrjepni popullin " por thuhet "te rripni popullin" .

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koment i thencin

        Thuhet " e rropet ate popull " dhe jo "e rrjepet" . Nuk thuhet " te rrjepni popullin " por thuhet "te rripni popullin" .

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        Tani shkoni votoni dhe shiteni votën per dy thasë miell. Keni votuar me bythe deri tani, dhe natyrisht qe nga mbrapa do ta hani. Edi Rama mori votat nga populli, dhe kujt po.ja fut të parti? Po popullit pra, popullit. Sepse vetem populli i thjeshtë i bindet ligjit dhe paguan. Partia Socialiste, qe supozohet të jetë parti e majtë, Ben politika të djathta duke rjepur njerezit e thjeshtë dhe duke favorizuar bizneset. Taksia mbi pasurine e paluajtshme, shtëpite, është takes e sigurtë. Nuk shpeton dot nga ajo. Prandaj e ha populli sa krahu. Taksia mbi fitimet e bizneseve është e pasigurte, bizneset nuk i deklarojne fitimet, tatimoret marrin ryshfete, biznesi nuk paguan, dhe shteti nuk merr gje. Ne vend që të rregilloje me ligj dhe procedura taksimin mbi biznesin, Qeveria Rama zgjodhi gjahun me të lehte - popullin. Futja popullit se ai mban. Bizneset nuk i kapim dot. Duhet punë e madhe. Bravo Edi Rama. Ja fute popullit qe të dha votën. Po nuk ke faj. Ti.ke të drejtë se nuk.ke opozitë. Sali Berisha, krimineli me i madh shqipetar ne keto 100 vjet ta ka shtruar rrugen "me shtog e turfanda" si thotë Fan Noli i varfër. Kur 500 mine vetë shkojnë mbas Sali Rrumpallës, pse të mos bëjë Edi Rama çfare të doje. Hë mo, ku jeni ju qe Hani mut nëpër protesta idiotë mbrapa Berishës, apo ju që shani Ramen neper komente si debila, se kujtoni SE Rama do rrezohet nga pushteti po e shatë ju si "vllau i Vuçiçit". Natyrisht, Rama nuk është "vllau i Vuçiçit", por ti je ,vellai i gomarit. Shko mbrapa Saliut dhe Lul Kaqolit se gjoja do rrezohet Ramën. Ta gezosh Ramën dhe kete taken e re të shtepisë dhe ta mbash me shëndet. Pse? Sepse e meriton. Të gjithë ata ata qe shkojnë mbrapa Sali Katunarit, Like Monikës, dhe Lul Kaqolit meritojne të paguajne dyfish taksa, edhe per ne qe duam ta heqim Ramën, por nuk e heqim dot, sepse kemi perballë surratin tuaj idiot dhe të Saliut. Kur të mesoni ju që Rama nuk hiqet duke e share ne Facebook, por duke hequr qafë Saliun dhe Ilir Metën, qe të nesermen Rama është ie hequr. Por ju nuk keni tru, kështu qe nuk keni per të nxjerrë mesime ndonjehere. Derisa te vdese vetë Saliu, kështu do jemi - Saliu ne Shurrtore, me falni, ne Foltore, Rama duke bere piktura be kryeministri, dhe ju me dy gishta idiote përpjete si Jaser Arafati, dhe as vete nuk e dini se pse i ngrini gishtat. Oh,me falni, edhe taksat qe do ja paguani Ramës kokerr më kokerr.

        Përgjigjjuni
        1. a
          antipatrea

          Për informacion - Gjermanët thonë : Nuk e blej dot shtëpinë e dytë , sepse duhet të shes më parë të parën... Arësyeja është diferenca në tatim . Pyet ndonjë refugjat në Itali, Francë ... dhe do t'a kuptosh... Është më se normale që ata fukarenjtë për shtëpinë e dytë, tretë, katërt ... të paguajnë më shumë tatim , dhe mos të t'ju qash fare hallin Malltezeve të Tiranës, se kanë para (të fituara me djersë - natyrisht). Për gjithë të tjerat , ç'ka shkruan - dakort 1000% ...

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arzt

          Ne asnje vend te botes nuk taksohet shtepia e vetme, por vetem shtepite e dyta

          Përgjigjjuni
          1. E
            E c'na gjeti.

            S`kini pare gje akoma. Kur te taksoje ajrin, atehere do e shihni. Nuk do taksohen vetem ata qe do rrine ne hotele me pese yje dhe ata qe jane zyrtare kryeministrie, ministrie e bashkie.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Ska problem

              Shome te zgjuar keto horrat e adminsrates se hajduterise ,sot vetem populli paguan shtepiat ne emer te gjysherve dhe tezeve njesoj zdo paguajne as uje e as drita dhe jo me takse prone pothuaj 40% e apartamenteve ne shqiperi jane te pa legalizuara si do mund ti taksoni apo endrra me sy hapur , e mer popull per ty do vjedh per ty mbaj nga dy kurva per ty do blej nga 10 vila per ty do fus ne banke ca mijona per ty o popull

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mucho

                Largojini edhe ata pese veta qe kane ngelur aty dhe pastaj votoni dhe qeverisni veten tuaj. Pisa

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emini

                  Nuk duhet te jete taksimi shtepi e pare dhe e dyte.nuk duhet te taksohem me shume une qe kam 2 shtepi nga 53 Meter katror nga nje zyrtar I shtetit te korruptuar qe ka nje papafingo me 250 meter katror.taksimi te behet sipas meter katror

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Universi shpresa ime

                    Me nji fjal ti e pranon ta fusin pak e jo me gjith brryl. ?? Ku I gjeni kto mendime I qani hallin hajdutave se jo shpia e par po shpia e dyt e merrni shëmbull Gjermanin? Gjermania shtet e Shqipria Stan.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Aranautistan

                    Me bojn cudi ca' komentues qe kur shkojne ne evrope i paguajne taksat si ceco,,,kur vijn ne shqiperi e hedhin shurren perpjete,,,ai qe Ka nje shpi ne tirane dhe nje ne durres per plazh,,ajo e plazhit do paguahet o popull qaraman,,,ngelet tu qa,,,ktej me dy tre shpia benzin 3 mij kubik ke bytha me 100 euro sigurazion dhe qahen,,,hajde dhe mbaj dy shpia dhe mercedesin ne evrope,,,5 mij euro rroge ne muaj nuk te dalin,,,,ky pra esht kapitalizmi,,,ca' kujtoni ha muco pi muco,,,

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Coli

                      @Aranautistan,e dimë që bota ka taksa,por bota ka dhe ca gjëra të tjera që mungojnë krejtësisht këtu ku ligjin e bën maliqi,ku qytetari jeton në mëshirë të fatit e pa dinjitet.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje