Taksimi i pronave me vlerë tregu por dhe vendosja e një takse të detyrueshme për sigurimin nga tërmeti, përkthehet në shpenzime më të larta për xhepat e shqiptarëve. E papërballueshme konsiderohet nga vetë qytetarët, por sidomos nga moshat e treta të cilët zotërojnë të paktën një pronë.
“S’na duket e drejtë, për ne jo. Shtëpinë e kemi blerë vet, e kemi paguar vet, ca taksash t’i paguaj më kur unë i kam paguar. S’kemi mundësi t’i paguajmë me 100 mijë lekë pension që kam unë çfarë do paguaj”, thotë një grua.
“Kam apartament. Një taksë më shumë s’mundem dot. Ku do i çoj me 80 mijë lekë pension, i thonë ilaçe të gjitha ka dy muaj që s’më ngel asgjë për të ngrënë”, thotë një tjetër.
“Kam shtëpinë time por të them të drejtën jemi hollë, dobët, Nuk kemi, nuk e përballojmë dot mezi ja dalim me të ngrënë bukë dhe për atë marrim borxhe në dyqan”, thotë një e moshuar.
Pas projektligjit për taksimin e pasurive të paluajtshme u publikua dhe nisma për sigurimin e detyrueshëm të banesave ndaj tërmeteve. Sigurimi vjetor nga tërmeti, sipas aktorëve të tregut mund të jetë rreth 1 euro për metër katror.
Pavarësisht përjetimit që kaluan me tërmetin e vitit 2019, ku shumë familjeve u dëmtuan apo humbën shtëpitë, qytetarët janë kundër kësaj takse që siguron banesën. “Edhe me më rënë tërmeti do dalë të rri jashtë”, thotë një qytetar.
“Jo më duket shumë mirë madje të na vendosin dhe një taksë për rrufen. Se ku shkojnë këto taksa nuk dihen, kam përshtypjen vidhen dhe nuk ju kthehen në shërbime populli. S’dua ta paguajë është një taksë me detyrim që mua s’më shërben”, thotë një grua.
“Unë e komentoj kështu, le të vënë edhe taksë për ajrin”, thotë një burrë. “Nuk përballohet, unë skam as pension, vetëm me burrin tim po më ndihmojnë kalamajtë, më mbajnë ata”, tregon një e moshuar.
Në rast të mos pagimit të primit të sigurimit të detyrueshëm të banesës nga tërmeti, qytetarët nuk do të marrin dot shërbime publike nga platforma e-albania, përfshirë shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Taksen e shtepise e paguajme tek faturat e ujit cdo muaj.Por qeveria kerkon ta rrise ate dhe per ta bere sa me te madhe rriti cmimet e references te banesave.Keshtu zona ku banoj kishte cmimin 1milion e 900 mije leke metri katror (dhe qeveria nuk pyet fare se pallati ku banoj eshte ndertuar para 60 vjetesh dhe nuk duhet ta vleresoje njelloj si pallatet e reja.} tani eshte bere 2 milion e 400 mije leke.Keshtu eshte kur qeverite drejtohen nga hajdute.
Shërbimet janë M. T e shkuar Mu. It sidomos kadastral, atyre kalemxhijve me rroga 2 e tre milionëshe nuk u shkon në mend se ka që nuk u del as për ilaçe dhe as për buke. Jepini se pas kovidit qeveria do beje taksa që të na shtrëngojë rripin, por rripi ynë është bërë spango e këputur dhe do dalim me plaçkat jashtë
Taksa dhe vetem taksa,per bashkine apo pushtetin qe ne fakt nuk kthehen ne sherbime per qytetaret,por shkojne per qoka e klientela
Fondi kundra termetit sigurisht ben sens. Mbase keshtu mund te jete me i pranueshem sepse shpenzimet per te tilla katastrofa natyrore jane te medha dhe te papritura si vete termeti. Nese keto para bllokohen per kete qellim dhe njerezve u tregohet , me transparece , se si po shtohen keto para qe do te perdoren ne raste termetesh atehere mumd te bindet gjithkush se duke vene ca para mënjanë ndjehesh me i sigurte . Por keto para do mblidhen dhe nuk ka garanci se ku do perdoren. Mir kjo qeveri nuk i prek , po qeveria qe do te vije mepas do veproje njelloj? Prandaj e gjitha kjo ngjall dyshime
Po ja u fut edka mdysh se votat I mori ju gezoni ato 5000 mi leka dhurat nga pasha. Ma njerz qorra as në afrik. Me tigan dilni e protestoni e po pat nai bthqir të parlamentit futja me tigan sa ia e ka siguruar jetën për 7 breza. O bagti shteti e ka për detyrim të ket nji depozit në Rast emergjente , po kta ja kan gjet jau ngarkojn juve a thu se nuk paguni taks për çdo gjë që shitet . Edhe domatet ka per ti taksuar. Flini se mir jeni në krahasim me moldavin fat I madh që jemi larg rusis se kta Jan shitur me koh te FMN EDHE FËMIJET TUAJ DO LINDIN ME BORXHE