Paga në shtet 900 euro, kostot në buxhet 1 mld euro

9 Gusht 2023, 22:10Ekonomia TEMA
Paga në shtet 900 euro, kostot në buxhet 1 mld euro

Ambicia e Qeverisë për të ngritur në 900 euro pagën mesatare të punonjësve të administratës publike do të peshojë rëndë në buxhetin e shtetit. Scan Televizion ka zbardhur totalin e shpenzimeve për personelin që parashikon Qeveria vit pas viti për këtë zë, i cili në vitin 2026 pritet të prekë kuotën e 1 miliardë eurove.

Sipas të dhënave zyrtare të Këshillit të Ministrave, nga 84.7 miliardë lekë, apo rreth 840 milionë euro në vitin 2022, shpenzimet totale për personelin e administratës publike do të rriten në 96.9 miliardë lekë ose afërsisht 960 milionë euro për vitin 2023, me kursin aktual të këmbimit.

Shpenzimet për këtë zë parashikohet të rriten në 99.5 miliardë lekë në vitin 2024, apo afërsisht 990 milionë euro. Ndërkohë që duke nisur nga viti 2025, këto kosto do e kalojnë tavanin e 1 miliardë eurove. Për vitin 2025 ato parashikohet të arrijnë në 100.7 miliardë lekë, për të shkuar në 101.3, apo mbi 1 miliardë euro në vitin 2026.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të personelit, rreth 80% e totalit, i përkasin zërit paga, të pasuara nga kontributet shoqërore. Parashikimet buxhetore vijnë me ambicien e qeverisë për të rritur pagën mesatare në administratën publike nga 530 euro në 900 euro.

Sa për sektorët e administratës që do përfitojnë më shumë nga kjo rritje pagash, në mënyrë specifike, qeveria parashikon që gjatë vitit 2024 të përfitojnë nga politika e rritjes së pagave 18,858 punonjës të sistemit shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26% në 34% të pagës bruto.

Po ashtu 6,756 punonjës të Forcave të Armatorura do përfitojnë rritje të pagës për gradë me 4- 22% për vitin 2024. Rreth 12,120 punonjës të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7 % për vitin 2023 dhe 21-35% në vitin 2024; Rreth 3.566 punonjës të Policisë së Burgjeve, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7% për vitin 2023 dhe 22-36% në vitin 2024.(Lorenc Rabeta)

4 Komente

  1. k
    katarakti

    Ekonomikisht gabim. Elektoralisht si duhet. Qeveria shqiptare duhet të përpiqet të ngrejë rrogat te privati. Të pengojë ekonominë informale ose shqip punën në të zezë. Duhet të eliminojë gjithashtu pagat në dorë. Por të gjitha pagesat duhet të kryhen me anë të postës. Rritja e pagave në rastin më të mirë duhet kryer në përpjestim të drejtë me rritjen e buxhetit dhe pakësimin e borxhit. Administrata nuk fut para në arkën e shtetit, veçse merr që andej. Duke rritur pagat Rama do nxisë punën në shtet. Pra do kemi një administratë të fryrë. Greqia është shembulli më i mirë se si nuk duhet vepruar. Atje, pra në shtet, punonte shumica e grekërve, ndërsa ata që paguanin taksa ishin shumë pak! Prandaj edhe borxhi arriti në afro 350 miliardë euro!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Si qenka gabim? Administrata me 40 mijeleke do e mbaje vendin? Ne gjithe boten adm e mban veten me rroge...vetem ne Shqiperi dihet qe duhet te bibrroje qe te jetoje....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ani

        Si nuk fut para administrata...wenke koqe , administrata jep sherbime e mbledh taksa....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Shume e drejte si ide por qeveria nuk ngre rrogat e privatit. Cdo qeveri ne bote e ben kete me rritjen e pages minimale e cila duhet te jete ne gjendje te perballoje minimumin jetik.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje