Detaje nga ligji i ri: Cilat janë pronat që s’do paguajnë taksa

8 Gusht 2023, 22:40Ekonomia TEMA
Detaje nga ligji i ri: Cilat janë pronat që s’do paguajnë

Qytetarët që kanë prona do të paguajnë taksë më të lartë nga viti 2026. Por, taksa nuk do të rritet për të gjithë pasi, ligji synon të mbrojë shtresat e varfra.

Taksa e re e pronës që do të nisë të aplikohet në vitin 2026 për ndërtesat dhe në vitin 2028 për tokat bujqësore, pritet të bëhet burimi kryesor i të ardhurave për bashkitë e vendit.

Sipas formulës që propozohet dhe do të konsultohet deri në fund të muajit, pagesa do të jetë rreth 3 herë më e lartë se sot dhe do të paguhet një herë në vit.

Ndërkohë, për ata që kanë në pronësi një pronë të dytë, taksimi do të jetë progresiv. Pra, do të paguajnë me një koeficient më të lartë, që mund të jetë sa dyfishi i pronës së parë.

Për ministrinë e Financave, projektligji mbron disa kategori apo grupe sociale që kanë të ardhura minimale, duke i përjashtuar nga pagesa.

Ministria argumenton se taksimi i ri i pronave, bazohet në vlerën e tregut dhe synohet të jetë mblidhet me eficencë nga të gjitha bashkitë e vendit.

Në përshkrimin e ligjit thuhet se ai vjen si domosdoshmëri, pasi toka dhe ndërtesat janë të lidhura ngushtë me shërbimet që ofrohen nga bashkitë përkatëse, sidomos në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, trasportin urban, policinë bashkiake, mbrojtjen kundër zjarrit etj.

4 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Për 70 vjet ne na bindën se rrojmë në një shtet pa taksa. Tani hajde na bind se duhet të paguajmë. Po edhe nëse bindemi për të paguar, hajde të bindësh taksidarët e Bashkive, të cilët kërkojnë pjesën e tyre në këto taksa, duke operuar sipas parimit " tre për lalën, dy për Salën". Përsa i takon taksave, shtet është Amerika, ku të gjithë e kanë të qartë se "vetëm dy gjërave nuk u shpëton dotë, taksave dhe vdekjes."

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shpresa ime

      Mbasi I rrope Tani do ti mbytësh fare.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eva

        Shume i mirepritur ky ligj, vetem se duhet te mesoni nga italia, qe shtepia e pare nuk taksohet, pasi e njeh si te drejte jetesore! Kush ka 2 apo me shume, kokes bjerini, se i bie qe kane lek dhe i kane me qira te pa deklaruara, nderkohe kane prishur edhe tregun per shtresen e mesme!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Problem i madh

          Tani qe zgjidhet hallin e bashkive po sikletosni gjysmen e popullsise,shtet hajdut

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje