Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

9 Mars 2026, 18:52Ekonomia TEMA
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i

Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me karburantet, vala e shtrenjtimit ka mbërritur me shpejtësi edhe në sektorin e ndërimit, duke vënë në alarm kantierët e ndërtimit. Në një intervistë për Tv Scan, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, paralajmëroi se hekuri do të shtrenjtohet deri 40%.

“Rritje të kostove sigurisht që ka, ka filluar. Nafta është, po themi, ai mall që është më i ndjeshëm ndaj këtyre luhatjeve dhe sigurisht brenda dy javësh çmimi i naftës ka pësuar një rritje prej rreth 15-20%. Po ashtu një rritje jo pak të vogël kanë pësuar edhe duraluminet, pra një rritje mbi 5 deri në 8% ka ndodhur për duraluminet, për plastikat në përgjithësi. Dhe një zë tjetër kryesor që është në sektorin e ndërtimit është edhe çmimi i hekurit, ku brenda dy javëve të fundit çmimi i hekurit ka një tendencë rritjeje rreth 5% në javë. Dhe me këtë normë rritjeje të çmimit të hekurit, sigurisht që është afër dita kur çmimi i hekurit mund të jetë edhe 40% më shtrenjtë nga sa është sot. Dhe pastaj derivatet e tjera si çmimi i çimentos, i betonit dhe i fuqisë punëtore janë të pashmangshme me sa duket të lëvizin.”

Ky presion mbi koston e prodhimit pritet të zhvendosë balancat e tregut imobiliar, duke paralajmëruar një rritje të pashmangshme të çmimeve për metër katror.

“Automatikisht kjo rrit koston e apartamenteve. Të gjitha këto materiale janë pjesë përbërëse të kostos sonë, të një metër katror ndërtimi. Janë të pashmangshme dhe rritja e kostos sigurisht sjell edhe rritjen e çmimit. Na vë në vështirësi financiare dhe me këtë rritje kostosh themi që edhe çmimi i shitjeve apo i njësive të ndryshme tregtare teorikisht duhet të pësojë një rritje. Pavarësisht se është kërkesa dhe oferta ajo që e vendos çmimin, por kostoja është rritur, çmimi automatikisht duhet të jetë në rritje në vazhdimësi.”

Në këtë ekuacion të ri vështirësish, ku kostot e lëndëve të para diktojnë ritmin e kantierëve, mbetet për t’u parë nëse tregu do të gjejë një pikë ekuilibri apo nëse çmimet e apartamenteve do të vijojnë të thyejnë rekorde të reja.

5 Komente

  1. P
    Poshtë shtazët e ndërtimit.

    Ju jeni bandë e strukturuar hajdutësh të babëzitur. Brenda 4 vjetësh çmimet e apartamenteve janë trefishuar o shtazë. Na thuaj o plehrë e kësaj bande, cili çmim i lendëve të para që ju ndërtuesit përdorni eshtë trefishuar? Dhe shqiptarët largohen në masa 10 mijëshe pë tremujor duke gjetur pune të paguara mirë dhe banesa të përballueshme jashtë vendit... dhe ju pasuroheni deri në aftësinë për të koruptuar politikën e aventurierëve dhe sivëllezërve tuaj hajdut të administratës shqiptare 35 vjeçare... me demek demokratike.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eli

      Fundrrina, rritni çmimet qysh diten e pare te krizes, dhe kur mbaron kriza nuk i riktheni asnjehere çmimet mbrapsht ku ishin, vetem me tremb njerzit jeni, thu se jan gjith miljoner ne shqiperi ,40 % rritje per ndertimin thoni po kush i perballon kto çmime nga njerzit normal qe nuk vjedhin , qe nuk jan te korruptuar? As emigrantët nuk i përballojnë kto çmime, Ato qe kan monopolin e lendeve te para financojne kto lajme dhe bejne propagandë ne media sepse ju intereson me abuzu me çmimet edhe me pi gjakun e njerzve.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Edhe sikur tē 10 fishohen , drogaxhijtë do vazhdojne ti blejne apartamentet. Edhe sikur tē pērgjysmohen, populli i ndershēm nuk do i blejē dot.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ngrihen Cmimet ! ngrihen vjedhjet !

          Ja Jeta e secilit Shqipetare ne shekuj ! vrasje , dhune , korrupsion , vjedhje , djegje, e cdo krime qe mbizoteron ne kete Bote te trazuar... Por dhe njerezimi ne Evropa apo ne Bote , nuk e ka kollaje ! por jo me keto permasa sic ndodh ne Shqiperi... Edhe ne Evrope dhe ne Bote fundi i jetes ka qene dhe eshte i veshtire.. Mungesa e " NDERGJEGJESIMIT " te secilit sjedhin keto pasoja katastrofe.. Mbijetojne nje jete te mire apo nje fund te jetes te mire , vetem ata Milioneret dhe Miliarderet... Ojesa tjeter , zvariten si mushkonjat neper kanalet ku uji eshte pa u trazuar...

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ngrihen Cmimet ! ngrihen vjedhjet !

            Ja Jeta e secilit Shqipetare ne shekuj ! vrasje , dhune , korrupsion , vjedhje , djegje, e cdo krime qe mbizoteron ne kete Bote te trazuar... Por dhe njerezimi ne Evropa apo ne Bote , nuk e ka kollaje ! por jo me keto permasa sic ndodh ne Shqiperi... Edhe ne Evrope dhe ne Bote fundi i jetes ka qene dhe eshte i veshtire.. Mungesa e " NDERGJEGJESIMIT " te secilit sjedhin keto pasoja katastrofe.. Mbijetojne nje jete te mire apo nje fund te jetes te mire , vetem ata Milioneret dhe Miliarderet... Ojesa tjeter , zvariten si mushkonjat neper kanalet ku uji eshte pa u trazuar...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje