Ndal abuzimit me naftën!

8 Mars 2026, 08:20Ekonomia Nga Fatos Çoçoli

Më 4 mars 2026, në disa pika shitjeje me pakicë të karburanteve në Tiranë çmimi i naftës arriti 179 lekë për litër, nga 175 lekë për litër që tregtohej më parë. Çmimi u rrit me 4 lekë.

Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve në Shqipëri vetëm pesë ditë pas përshkallëzimit të konfliktit në Iran, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si funksionon tregu i hidrokarbureve në vend. Në shumë raste, reagimi i çmimeve në tregun vendas duket më i shpejtë se vetë zhvillimet reale në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar dyshime për abuzim dhe mungesë transparence. Ndërsa e kundërta nuk ndodh asnjëherë. Pra, kur çmimi i naftës në tregjet ndëkombëtare bie, ai pothuajse asnjëherë nuk bie edhe tek ne. Në raste shumë të rralla dhe vetëm pasi të kenë kaluar disa javë.

Nuk mund të rritet karburanti sa hap e mbyll sytë!

Lufta ajrore në Iran ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të naftës, pasi rajoni është një nga qendrat kryesore të prodhimit dhe transportit të energjisë në botë. Megjithatë, efektet reale të një krize të tillë në çmimet ndërkombëtare zakonisht reflektohen gradualisht dhe varen nga faktorë të tillë, si ndërprerja e furnizimit, reagimi i tregjeve financiare dhe vendimet e vendeve prodhuese, sidomos të organizatës OPEC. Dhe vendimet e OPEC të këtyre ditëve janë për rritje prodhimi, pra për lehtësim dhe ulje të lehtësim të çmimit ndërkombëtar të naftës.

Në këtë kontekst, rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri vetëm pesë ditë pas nisjes së konfliktit është vështirë të justifikohet ekonomikisht. Karburanti që shitet në tregun vendas është importuar më herët, me çmime të përcaktuara në kontrata dhe në tregje që nuk ndryshojnë brenda natës. Pra, çmimi i karburantit që ndodhet aktualisht në depo dhe në pikat e shitjes nuk mund të jetë blerë me çmimet e reja që mund të krijohen nga tensionet gjeopolitike.

Çmimet nuk janë rritur në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi

Ky fenomen është vënë re shpesh vetëm në tregun e karburanteve të Shqipëri. Gazetarë të ekonomisë në Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë raportojnë se nuk ka lëvizje në çmimet e naftës në vendet e tyre. Vetëm tek ne çmimet rriten menjëherë kur ka tensione apo pritshmëri për rritje në tregjet ndërkombëtare, por ulen shumë më ngadalë kur çmimet globale bien. Kjo sjellje krijon perceptimin e një tregu që nuk funksionon plotësisht sipas rregullave të konkurrencës së lirë.

Pasojat për ekonominë janë të drejtpërdrejta. Rritja e çmimit të karburanteve ndikon menjëherë në koston e transportit, në çmimet e produkteve ushqimore dhe në inflacionin e përgjithshëm. Në një ekonomi si ajo shqiptare, ku një pjesë e madhe e mallrave transportohen me rrugë dhe ku shumë biznese varen nga karburanti, çdo rritje e pajustifikuar rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe bizneset.

Në këtë situatë, roli i institucioneve mbikëqyrëse bëhet thelbësor. Autoriteti i Konkurrencës, institucionet fiskale dhe strukturat e kontrollit të tregut duhet të analizojnë me kujdes nëse lëvizjet e çmimeve janë të justifikuara nga faktorët e tregut apo nëse kemi të bëjmë me sjellje spekulative. Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar drejt menjëherë, duke deklaruar se do të kontrollojë pikat e shitjes me pakicë. Në këto pika nuk duhet të jetë vetëm ai, por edhe inspektorati përgjegjës për tregjet industriale tek ne.

Transparenca në formimin e çmimeve është një kërkesë legjitime e qytetarëve. Ata duhet ta dinë se sa është çmimi i importit, sa janë taksat dhe sa është marzhi i fitimit në çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit.

Lufta ajrore në Iran patjetër që ndikon dhe do vijojë të ndikojë në çmimet e energjisë, por rritja e menjëhershme e çmimeve në tregun vendas pa një reflektim real të kostove krijon dyshime të forta për abuzim. Një treg i drejtë kërkon konkurrencë reale, transparencë dhe institucione që reagojnë në mbrojtje të interesit të qytetarëve.

11 Komente

  1. T
    Teodor

    Tosi jane rritur kudo. Te pakten 10% ne Gjermani. Te nesermen e sulmeve .

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirikum

      O shef! Me mire trego çfare duhet te bej qeveria, qe te ndalojne abuzimin, se sa shkruaj nje faqe vetem me fjalen abuzim, abuzim, abuzim. Ose thuaj praktikoni sistemin amerikan te vendosjes se çmimit, qe kombinohet me taksa 5 deri 10 fish per çmimin e ngritur mbi normen e lejuar. Se eksluziviteti i dhene kompanive te karburanteve shoqerohet me kufizime ne kushtet e tregtimit.

      Përgjigjjuni
    2. s
      socialist, jo rilindas

      ju kujtoni se keta hajdutet nuk e kan marre ok e Rames per rritjen e cmimit? Pse do i lej Rama te rrisin cmimin, pa ja mor pjesen? Ti Fatos kujt i qahesh neper gazeta? Meros? Ka dal nje video ne YouTube per parlamentin shqiptar, te cilit une i bej "subscribe" sa here e klikoj. Ju rekomandoj ta shikoni dhe ti vini gishtin kokes. Boll qurraviteni neper media dhe portale. Nuk zgjidhen problemet me media e portale.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kasem gahinji

        Llogjika thote ate qe argumenton ti. Por faktikisht cmimet jane rritur edhe Ne Itali. Sot ne mengjes cmimi I naftes eshte 1.99 euro, nga 1.79 euro para kater ditesh. Ndersa ne autostrade shkon edhe 2.4euro.Me Daten 7 shkurt furnizova makinen Ne Bari, pasi dola nga porti dhe cmimi I naftes ishte 1.9 euro. Pra abuzim et shoqerojne gjithe tregun europiane.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha braho

          O Tosi, informohu njehere e pastaj komento dhe analizo. Se edhe me pensionet dole e mbure qeverine per bonuset dhe nga menyra sesi u shprehe dukej se te gjithe do te perfitonin. Ne fakt nga vendimi i KM i bonuseve per pensionet perfituan vetem gjysma e pensionisteve. Nuk e di pse nuk pate ndonje kritike per qeverine qe gjysmes tjeter nuk i dha. Je tmeresisht propagandues i "sukseseve" te qeverise dhe mazahlla se i del ndonjehere kundra. Spekullimet tregetare nihen boterisht, por shtete te mencura dhe qeveri jo te koruptuara dine si tju pergjigjen. Kjo e jona eshte e koruptuar deri ne palce, por ti as nuk merr mundimin ta analizosh sepse...............

          Përgjigjjuni
          1. I
            Igor

            Nji shtet i koruptuar si Shqiperia ku edhe hajdutet duan te fitojn kush e pyet popullin askush ,por populli mundet te bojkoton qe mos perdorin pa lidhje ne nji koShqiperia ka naften e vete por shteti eshte hajdute qe e privatizoj kur kjo duhet te jete e popullit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meremja

              Fatos jepi urdher te prere padronit tend Edi Rama, qe te vere ne pune vendburimin e "jashtezakonshem" te Shpiragut, me nafte te lindjes mesma, ku ju la leshet kompania Shell qe eshte nje nga te pestat ne Europe, por e fundit ne Shqiperi. I re mire legenit te Rames po tani edhe Rama po i bije legenit tende, bjereni forte te dy bashke dhe merrni naften e Shpiragut dhe rafinerojeni te rafineria ne Ballsh, se vetem ajo mund t'a rafineroj se eshte teknologji e vjeter kete nafte qe eshte zbuluar per here te pare si cilesia me e larte ne bote, ne shqiperi dhe do krijoj Fondin Sovrane qe populli te haj me luge Druri dhe do marri nafte jo vetem Shqiperia por e gjithe Europa. Prandaj mbushe makinen me naften e Kastratit dhe dil njeher andej nga Shpiragu se mora vesh qe ka ardhur prape Shelli yte dhe lidhe kontraten me Ballshin per ta perpunuar, po qe se nuk e gjene atje rafinerine shko ne Delvine se nje pjese e saj meqense ishte teknologji e vjeter, e dergaduar ja falen vendburimit Delvine dhe eshte montuar atje!

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeqineja

                Fatos jepi urdher te prere padronit tend Edi Rama, qe te vere ne pune vendburimin e "jashtezakonshem" te Shpiragut, me nafte te lindjes mesma, ku ju la leshet kompania Shell qe eshte nje nga te pestat ne Europe, por e fundit ne Shqiperi. I re mire legenit te Rames po tani edhe Rama po i bije legenit tende, bjereni forte te dy bashke dhe merrni naften e Shpiragut dhe rafinerojeni te rafineria ne Ballsh, se vetem ajo mund t'a rafineroj se eshte teknologji e vjeter kete nafte qe eshte zbuluar per here te pare si cilesia me e larte ne bote, ne shqiperi dhe do krijoj Fondin Sovrane qe populli te haj me luge Druri dhe do marri nafte jo vetem Shqiperia por e gjithe Europa. Prandaj mbushe makinen me naften e Kastratit dhe dil njeher andej nga Shpiragu se mora vesh qe ka ardhur prape Shelli yte dhe lidhe kontraten me Ballshin per ta perpunuar, po qe se nuk e gjene atje rafinerine shko ne Delvine se nje pjese e saj meqense ishte teknologji e vjeter, e dergaduar ja falen vendburimit Delvine dhe eshte montuar atje!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TR

                  Shiko ISHT-in Rame….!!!! Vetëm krefin leke.., asnje punë, asnje kontroll, asnje analize….!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trump 2028!

                    Edhe ne Texas eshte rrit. 2,39 dollare galloni ose 53 lek litri. Po do jete kalimtare. Europianet i zhvatin konsumatoret me idiotesite e polikikave fadhite te gjelbra. In Trump we trust!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      afer shpiragur

                      Nafta jone, sikur ta digjte Ramen do bente mire, se Rramushi me shume fytyra, ngjan mos me keq... Dua edhe nje here te shikoj Rramushin ne pusin e Shpiragut,

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje