Nga janari i këtij viti, nis zbatimi i sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, i parashikuar nga ligji i miratuar në vitin 2021.
Ky mekanizëm, i cili do të zbatohet nga kompanitë e sigurimeve, synon të sjellë ndikim pozitiv në menaxhimin e riskut dhe në shpërndarjen e kostove të sigurimit.
Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, shpjegoi në emisionin “Në kohë reale” se penalizimi në këtë sistem do të bjerë vetëm mbi drejtuesin e mjetit që kryen kundërvajtje.
Nga ky sistem përfitojnë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë qenë të përfshirë në aksidente, të cilët do të përballen me një ulje të shumës së sigurimit TPL.
“Referuar ligjit të vitit 2021 për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor, është parashikuar që ky sistem të aplikohet nga kompani siguruese. Është ligj i miratuar para 4 viteve, por do vihet në funksionim në vitin 2026, në janar të 2026. Është një sistem i ri që do ketë ndikim pozitiv. Ai që penalizohet në këtë sistem është drejtuesi i mjetit i cili është kundërvajtje, vetëm ai penalizohet, kur asi të shkojë të presë primin e sigurimit, kompania siguruese duhet t’i japë atij edhe një formular që duhet të përmbajë historikun e këtij drejtuesi mjeti sesa është i përfshirë në aksidente automobilistike me dëme materiale ose dëme shëndetësore. Përfiton ai drejtues mjeti i cili nuk është i përfshirë në aksidente automoblistike. Të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk përfshihen në aksidente automobilistike, do ketë një ulje të shumës së TPL”, u shpreh Qibini.
Pirdh pirdh I thonë kësaj. I japin një formular ku ai duhet të deklarojë sa aksidente ka kryer....... . Po sigurisht që do deklarojë zero aksidente........ . Dhe pastaj, ata që kryejnë aksidente dhe kanë gjoba, e kanë mirë me agjentin e sigurimeve dhe paguajnë më pak....... . Si përfundim, kjo është vjedhja e radhës nga kompanitë e sigurimeve që kanë gjetur se si të bëjnë para' pa harxhuar asgjë.
BUDALLALLEQE ME BRIRE , nuk do ti ulet asnjerit, vetem do ti ngrihet ....Edhe privati me B.LE vazhdon ta perdhunoje kete popull me te gjitha menyrat.Kur qeveria qe e paguajme na shfrytezon deri ne palce me taksa te larta , cfare ti thuash privatit ? Alenca e parthyeshme qeveri-krim-biznes po na trajton si skllever dhe nuk ua ndjen fare.