“Ligji 7501 shkatërroi pronën private”, eksperti i ekonomisë: Pas masakrës, janë tallur me pronarët! 

7 Janar 2026, 07:40Ekonomia TEMA
“Ligji 7501 shkatërroi pronën private”, eksperti i

Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë, ka folur në emisionin “Studio24” për problematikën e kompensimit të pronave dhe pritshmëritë për vitin 2026, duke e cilësuar situatën si një nga plagët më të rënda të shtetit shqiptar.

Sipas Çoçolit, kalvari i pronave në Shqipëri është i trishtë, pasi prona private, që është themeli i një shteti të së drejtës, është cenuar që në vitin 1991 me ligjin famëkeq 7501. Ai theksoi se ky ligj zhbëri të drejtën legjitime të pronës private, krijoi konfuzion dhe solli konfliktet më të mëdha sociale e ligjore, duke rrëzuar themelet e shtetit ligjor dhe duke mos njohur pronën e fituar në mënyrë të ligjshme.

Eksperti nënvizoi se prona është e patjetërsueshme dhe se ndër vite ka pasur një “tallje” të vazhdueshme me të drejtat e pronarëve nga të gjitha sistemet dhe partitë politike që kanë qeverisur vendin. Sipas tij, premtimet e dhëna për zgjidhjen e kësaj çështjeje nuk janë mbajtur, ndërsa një drejtësi e vonuar për pronarët përkthehet në drejtësi të munguar.

Çoçoli e cilësoi situatën si një masakër ndaj pronës private, duke shtuar se shtyrja dhe mosmbajtja e premtimeve për kompensimin e pronave është jo vetëm mungesë serioziteti nga shteti, por edhe një padrejtësi e rëndë ndaj qytetarëve që presin prej dekadash zgjidhje.

3 Komente

  1. k
    k

    Reforma e vetme e përshtatshme për shqipërinë është BOMBA ATOMIKE.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kreshnik Belegu

      Po ju diskutoni per pronat e kthyera Po ne qe qe jemi me dokumenta te vjetra dhe akoma nuk i kemi marre çfar do behet ?Kryeministri kishte premtuar ne 2013 qe pa zvarritje kush ka tapi te vjetra do t'i kthehet po Rona Sot asnje nuk e te me goje Per ketë ne radhe te pare kerkoni zgjidhje Pronat qe kam une jame pyje Jane te lira nje pjesë pse mos i marr?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dylberi

        Shqiperia kurre nuk do te behet deri sa ti jepen pronat pronareve te ligjshem dhe te asgjesohet ligji fashist 7501 por me keta bandite qe jane sot kjo nuk do te ndodhe , vetem nje Qemal Ataturk Shqipetar mund ta beje kete .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje