Ligji i fshirjes së borxheve ka hyrë zyrtarisht në fuqi nga 1 janari i vitit 2026-të dhe do të jetë aktiv deri më 31 dhjetor të po këtij viti. Qëllimi i tij është i qartë: pastrimi i bilanceve të bizneseve dhe largimi i detyrimeve të vjetra që rëndojnë mbi ekonominë.
Brenda kësaj periudhe, administrata tatimore dhe doganore duhet të fshijnë nga bilancet çdo borxh të krijuar para 31 dhjetorit 2014, duke u dhënë bizneseve mundësinë të rifillojnë pa barrën e detyrimeve të trashëguara.
Nga kjo nismë preken rreth 2.1 miliardë euro detyrime të papaguara, me përfitues mbi 200 mijë biznese.
Një pjesë e madhe, rreth 1 miliard euro, i përket detyrimeve të krijuara nga vitet 90 deri në fund të 2014-ës.
Ligji përfshin edhe faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, si dhe detyrimet e papaguara të sigurimeve deri në vitin 2014, duke çliruar bizneset nga barrë financiare e grumbulluar për dekada.
Me këtë pastrim historik të bilanceve, qeveria synon stabilitet fiskal, përmirësimin e likuiditetit të bizneseve dhe rritjen e besimit në treg, duke krijuar një start të ri për ekonominë.
Paqja fiskale ēshtē gabim i qeveris, ku dhe opozita nuk ēshtē dakord.Kemi dy familje me numēr tē njējtē fēmijēsh, dhe profesione tē njējta tē prindērve, nē njērēn anē shohim familjen qē paguan uj dhe drita, dhe nē tjetrēn shkon nē pushime.Mē pas Rama ti falē borxhin e ujit dhe dritave kēsaj familjeje. Nē asnjē vēnd tė botēs nuk ndodh.Nēse njē dyqan qē shet arkivole, nuk i ecēn puna, pērsa Rama tē kēmbnguli tē qēndroj hapur.falimentime ka nē çdo vēnd, ashtu siq qarkullon gjaku, ashtu ndodhin dhe ndryshimet. Nuk mund tē mbajm komerce si busti Enver Hoxhes.
si nuk morem ca borxhe qe te na falej tani ...