Fundviti solli pesimizëm. Qytetarët ndihen më të varfër, bizneset të pakënaqura me shitjet

6 Janar 2026, 07:40Ekonomia TEMA
Fundviti solli pesimizëm. Qytetarët ndihen më të

Fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët. Në dhjetor, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar ra me 0.4 pikë.

Ky është niveli më i ulët i regjistruar në më shumë se 1 vit.

Shpëtim Agolli, ekspert për ekonominë, u shpreh për A2CNN: “Kjo pasi ne kemi rritje ekonomike, por që nuk përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët”.

Pavarësisht shifrave rekord të turizmit, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen super-marketeve, baret e restorantet ra me plot 2.8 pikë në dhjetor. Kjo ishte rënia e dytë më e fortë e regjistruar për vitin e sapo lënë pas.

Në linjë të ngjashme shkoi edhe besimi në tregti, duke e mbyllur vitin me pesimizëm.

“Kjo lidhet me faktin se konsumatori nuk ka garanci. Asgjë nuk është e sigurt. Çmimet mund të ndryshojnë krejt papritur”, deklaroi Agolli.

Me gjithë inflacionin e rikthyer në objektiv prej muajsh, shqiptarët mbesin të frikësuar nga një rikthim i mundshëm i valës së inflacionit. Besimi i konsumatorëve muajin e shkuar mbeti i pandryshuar: “Ne vetëm krizë ndiejmë. Çmimet rriten, çdo gjë bëhet e papërballueshme. Të ardhurat tkurren se harxhojmë më shumë. rrogat janë në vendnumëro. Me të ardhurat që marr thjesht mund të hash bukë dhe të pish një kafe. Pagat janë të ulëta dhe mendimin e kam të iki jashtë. Synoj Gjermaninë.”

I vetmi sektor që beson se ekonomia po shkon mirë është ndërtimi. Besimi në dhjetor në këtë fushë të ekonomisë regjistroi rritje me 4.5 pikë përqindje, duke qëndruar rreth 16.6 pikë përqindje mbi mesataren historike/A2 CNN

3 Komente

  1. C
    Citjoneziu me Adidas

    Citjoneziu: qafirat e mi sunite a shiite,cer bohet kshu mer jau,c'jane keto paknoqsina qe kakarisni mer laneta!?...ju kom mbush me xhamija,teqe, Bayrom, ramazonin, Novruzin, hashurret, iftar,se shpejti edhe bektosh state,Turkish coffee, turkish telesehir,turkish bakllava....u dhit se honri turkish kaposh deti (nga Vosporo i Turkey),pedonale, formula 1,giro d'italia,etj,etj.....rroba second hand e firmato !!!! Cfare tjeter doni!? Me Laver sumqirin nuk kishit te hanit,gjysma e pipellit i lidhte pantallonin me tel....

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Banka të pasura,njerëz të varfët. Absurdi i padëgjuar shqiptar.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Varet se kush i sondon këta tregues.Ka mjeshtra nga të dy krahët që i bëjnë.Restorsntet dhe tregtarët janë të gatshëm t'u djepin dhe lëkurën njerëzve

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje