Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), i cili kalon në territorin shqiptar, ka transportuar mbi 54 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror drejt Evropës që nga nisja e operacioneve tregtare më 31 dhjetor 2020, bëri të ditur kompania TAP AG për AZERTAC.
Pesëvjetori i funksionimit të TAP shënon një rritje të vazhdueshme të fluksit të gazit azerbajxhanas drejt tregjeve evropiane, në një moment kur siguria energjetike është kthyer në prioritet strategjik për Bashkimin Evropian, pas reduktimit të varësisë nga furnizimet ruse.
Si pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP lidh fushën e gazit Shah Deniz në Azerbajxhan me tregjet evropiane, përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, duke përfunduar në Itali.
Gazsjellësi ka një gjatësi prej rreth 878 kilometrash, diametër 48 inç dhe një kapacitet fillestar prej rreth 12 bcm gaz në vit, me mundësi zgjerimi për të përmbushur nevojat në rritje të Evropës.
Për Shqipërinë, TAP përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme strategjike dhe infrastrukturore të dekadës së fundit, duke e pozicionuar vendin si korridor kyç energjetik në rajon.
Sipas TAP AG, gazsjellësi ka shërbyer si një “rrjet sigurie” për partnerët evropianë, duke kontribuar në rritjen e likuiditetit të tregut të gazit dhe në diversifikimin e burimeve të furnizimit.
Në Baku, më 23 shtator, u zhvilluan konsultimet e para politike mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, një hap që synon të çojë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri strategjik.
Takimi u mbajt në nivel zëvendësministrash dhe u përqendrua në çështje kyçe si energjia, integrimi evropian, siguria rajonale dhe bashkëpunimi ekonomik e kulturor.
Në një përgjigje për Albanian Post, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Endrit Yzeiraj, zbardhi temat kryesore të diskutimeve, duke theksuar se energjia mbetet “shtylla kurrizore” e bashkëpunimit, ndërsa integrimi evropian është horizonti i përbashkët.
Projekte të rëndësishme si gazifikimi i Korçës, magazinimi i gazit në Dumre, terminali LNG në Vlorë dhe gazsjellësi Joniano–Adriatik (IAP) ishin pjesë e diskutimeve, me ftesën që kompania shtetërore SOCAR të marrë rol aktiv në to.
Po ashtu, palët shqyrtuan mundësitë e investimeve në energjinë e gjelbër dhe tranzicionin energjetik sipas standardeve të BE-së.
Para ca ditësh u hap një debat mediatik për gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (TAP), që kalon nëpër Turqi, Greqi, Shqipëri dhe nën ujrat e Detit Adriatik ҫon gaz në Itali. Shtetet jo anëtare të BE - së, përfitojn dalje gazi dhe tranzit fee, Shqipëria asnjërën as tjetrën. Kalimi i tij në vendin tonë ishte dhuratë nga specialistët shqiptar që punonin në këtë projekt Europian. Diskutimet tek ne filluan me Qeverinë Nano, por miratimi projektit dhe “mungesa benefiteve” u bë pak ditë para zgjedhjeve të 2013 - tës nga Qeveria Berisha - Meta. Specialistët e TAP - it thonë se ne na takojn benefite, por ata s’ishin pjesë e grupit negociator për to. Diskutimin e tyre ata e ҫojn deri tek dera e Ministrit Energjitikës që e kishte Partia Metës. Kur Rama u bë k/ministër, ai reklamoi benefitet e projektit, por kur u kujtua pas një heshtje të gjatë dhe pa kontratën, ku ne nuk fitonim asgjë, ai filloi lojën në 2016 – në, dërgoi Ministrin Damian Gjiknuri, për ri - negociata me kompaninë e TAP – it, që në atë kohë s’kishte përfunduar akoma. Në një debat në TV doli se ai nuk e kishte diskutuar fare këtë pikë. Sipas llogjikës tij gjërat ishin mbyllur dhe nuk hapen më. Çdo shtet ku kalojn magjistrale nafte/gazi në botë ka benefite të mira, me siguri ne i përfitojm ato por për efekt korrupsioni ato shkojn në llogaritë bankare të qeveritarëve negociator, Berisha - Meta, por heshtja e k/ministrit Rama dhe llogjika boshe e Ministrit Gjiknuri tregojn se edhe kjo qeveri duhet të marri pjesën e saj. Vizitat në Azerbaxhan e mjeshtrave të korrupsionit, Berisha – Meta – Rama, pasi u hap ky debat mediatik, flasin mjaft për këtë. Korrupsioni qeveritarëve tanë ka vite që ka dal jashtë kontrollit dhe jashtë kufirit shtetëror!
Art. tall prapanicen me shqiptaret
TAP kalon ne Shqiperi ,ne e ruajme por TAP nuk paguan asnje lek si qera qe kalon ne token e Shqiperise. Keshtu qe ky eshte nje hajdutllik qe i behet Shqiperise. Ato tradhtare te kombit qe firmosen kte marreveshje, po tu shtrosh 1 kabull interneti qe kalon te ballkoni i shtepise se tyre, te kerkojne qera
Ka arrdhur koha ti japim fund nxemjes me pomp avulli, por tē pērdorim gaz.Kondicioneri ēshtē i dobishēm nē zona malore, ndērsa nē qytet me pērjashtim tē Shqipēris, nē asnjē vēnd nuk pērdoret.Mē pak na kushton tē importojm elektricitet se ta prodhojm vetē.