Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re

12 Janar 2026, 11:46Ekonomia TEMA
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, 12 janar, në parkun eolik të Tropojës, bashkë me ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku.

“Ky projekt dëshmon se sektori energjitik shqiptar po hyn në një fazë të re ku investimet e huaja po shndërrohen në një motor rritjeje”, deklaroi ministrja Balluku.

Sipas saj, ky tranzicion është një realitet që po merr formë çdo ditë, duke ndryshuar hartën energjitike të vendit.

“E nisëm rrugëtimin në vitin 2018, jo më me varësi nga hidrocentralet e ndërtuara gjatë kaskadës së Drinit apo ato të jugut, por një skemë e re që do bazohej mbi krijimin e burimeve alternative”, theksoi ajo.

“Në energjinë e erës, për herë të re po hyjmë në fazën e realizimit të projekteve konkrete. Kjo nuk është rastësi, vjen në bazë të një strategjie. Ky event sot shpresoj të jetë një ogur i mirë edhe me diellin që ka dalë pas një situate sfiduese që ka të bëjë me reshjet e shiut, por mbi të gjitha me ndryshimet klimaterike që kanë prekur të gjithë rajonin”, deklaroi ministrja.

Balluku theksoi se këto investime rrisin te ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale duke sjellë edhe vende të reja pune.

Shqipëria po investon edhe në linjat e transmetimit, që tashmë lidhen me të gjithë fqinjët tanë”, nënvizoi numri dy i qeverisë.

Më tej, tha se sektori energjitik luan një rol kyç edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Po ndërtojmë themelet e një sistemi energjitik që do u shërbejë brezave të ardhshëm, që ka në qendër qëndrueshmërinë, furnizon ekonominë dhe na afron sa më shumë me BE-në”, përfundoi ministrja.

Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW po zhvillohet nga kompania amerikane CWP.

17 Komente

  1. N
    Nastradini

    Hajdutja e Met Hases.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ne nuk e dimë a ka vjedhur apo jo.Kjo është detyrë e SPAKut dhe drejtësisë ,por për një tregues pafajësie dhe seriozitet politik,kjo gruaja duhej të kishte dhënë dorëeheqjen dhe po të rezultonte e pastër duhet të kthehej në detyrën e mëparshme. Duke qenë se është në shqiperi, ku asnji nuk dorëhiqet, pa llogaritur të tërhiqet (shih Non gratën), vazhdoni si e keni nisur derisa të mbesin vetëm ata që firmosin tenderat.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dire Straits !!!

      Nuk e kuptoj se si nje njeri ka kaq pak cipe. Nje e akuzuar per miliona euro korrupsion , del dhe flet me nje qetesi "te pafajshme" , nderkohe qe do te duhej te dorehiqej dhe ti dorezohej drejtesise. Nuk e di , une ( por ndoshta edhe shume te tjere ) , sikur edhe per 100 leke te me akuzonin se i kam vjedhur , nuk do te me zinte gjumi derisa te dilte e verteta ne shesh. Por mesa duket keta lloj njerezish si Bela , korrupsionin dhe vjedhjen i quajne virtyt te tyre , dicka te zakonshme , a thua te ligjeruar dhe nuk i bren ndergjegja .... nese u ka mbetur pak ndergjegje !!!! Por kujdes....edhe mund t'ia hedhesh drejtesise shqiptare , ja do jetosh "si mbret" me para te pista nja 30-40 vjet maksimumi , dhe pastaj te pret ajo 2 metra grope ne Sharre ( si gjithe te tjeret ) , por me pas do filloje makthi i perjetshem per gjynahet qe ke bere !!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        alma nga tirana

        belaaaa si do tja besh me PD ?.//

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Tahipi

          Eh te hegsha zemren, leri qente te lehin, ti vazhdo perpara! Ne kete vend te cuditshem, njerezit e punes dhe te reformave nuk vleresohen, perkundrazi, anatemohen, sulmohen, baltosen! Ti vetem ec perpara, se e drejta do dale, ke per ta pare…..

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Xha taipi te ndihmoj dhe une nese ke nevoje

            Përgjigjjuni
            1. a
              adi

              besoj i ke pare rruget si jane bere? tuneli u permbyt, qytetet e fshatrat pa drita/uje akoma, infrastruktura pika hallit njerezit e punes dhe te reformave nuk vleresohen, perkundrazi, anatemohen, sulmohen, baltosen! - ore seriozisht e ke ti? ka njerez te tille ky vend akoma?

              Përgjigjjuni
            2. G
              G

              Balluku nje nga ministret me puntore qe u vu ne shenjester te sulmeve te dyshes dibrane berishiste Dumani-Prenci.

              Përgjigjjuni
              1. P
                P

                Dritan Shemsi Sali Prenci sajoj akuzen kunder Ballukut duke u bazuar te thashethemet e Sali keiminelit.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Dumani e ktheu Spakun ne koburen e Saliut kunder qeverise.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Greta

                    Na u QËRRO NGA SYTË, hajdute e poshtër…

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ymeri nga Yzberishi

                      Palloshi dhe Lubia bashkë ????

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lluku babashta

                        Si nuk ka nje cike po vetem nje cike turp….???

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          V

                          Cfare karin thoni qe e mburrni more burreca partie? Turp t'ju vije! Pse nuk e dime ne cfare behet?

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            L

                            Ju o komentues te Sali hales,Balluku eshte ministrja me e mire qeveris Rama.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Poli

                              Thone keto dite publikohet dosja e plote.

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Teodor

                              Mos shkaterroni tokat per fotovoltaik...do shtoni permbytjet e do shkaterroni blegtorine....

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje