Sipas raportimit të La Repubblica, mes 3,000 pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri ka shqetësim, ankth dhe frikë për mundësinë e një takse mbi pensionet e tyre, të cilat deri tani nuk janë taksuar. Që prej disa javësh, shumë prej tyre ndiejnë rrezikun e një “goditjeje fiskale”. Më 23 janar, portali AlbanItaly, i drejtuar nga ish-gazetari i RAI Giuseppe Mazzei, ka raportuar mbi këtë situatë.
Një grup i madh pensionistësh ka dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të mundshme. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “Diva”.
Shqetësimi ka lindur pas ndryshimit të ligjit fiskal në janar 2024. Ligji i vitit 2019 përjashtonte nga taksat shtetasit e BE-së me leje qëndrimi në Shqipëri, përfshirë italianët. Ligji i ri kufizon përjashtimet vetëm te të ardhurat e mbrojtura nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke ofruar një mbrojtje më të dobët. Megjithatë, gjatë vitit 2025, administrata tatimore nuk ka kërkuar pagesa nga pensionistët italianë, por frika dhe pasiguria janë rritur.
Pensionistët italianë marrin mesatarisht 3,500 euro në muaj dhe shumë kanë nisur t’u drejtohen CAF-eve dhe Drejtorisë së Tatimeve për sqarime, por informacionet mbeten të pasakta dhe kontradiktore. Sondazhet tregojnë se një taksë 15% mund t’i shtyjë të zhvendosen në vende më miqësore fiskalisht si Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia.
Një largim i tillë do të kishte ndikim ekonomik për Shqipërinë, pasi pensionet italiane që hyjnë në vend arrijnë mbi 136 milionë euro në vit, të shpenzuara kryesisht për konsum lokal, qira, supermarketet, restorante dhe mallra të ndryshme.
Shuma e lustuar prej 3500 euro ne muaj pension per italianet me duket shume e larte. Me kete shume do jetonin ne Itali dhe jo ne Shqiperi
Po e drejte!Edhe te dy bashke nuk aŕrijne ne 1400 1500!
Është maksimumi për dy bashkëshortë haha
Nuk behet fjale per shumen por per tatimin fiskal …se ku do ri italiani me 3500 € eshte puna e tij , ti si kryeminister be dicka qe ti mbash ketu …po iken e ka fajin politika jote fiskale ….dhe shenjat negative qe jep per nivelin e tatimit ….
Eshte thike me dy presa kjo . Se vertet jane 136 milion euro por nuk duhet harruar sa qindramiliona euro pension marrin shume shqiptare qe kane punuar ne Itali dhe nuk kane vendqendrim me atje (pleqerojme ketu ) une i pari . Alla fine i italiani non votano qui
Kush mashtron, ku ka pension mbi 1500 euvro, kur ne vende tjera ma solid se Italia luhate nga 1300 deri 1700 euro, perjashto do persona qe kane qene ne politik si deputet e e tjer, por kush kalon 5000 euro tatohet deri ne 40% te pensionit
Nuk jane pensioniste, jane rentiere te vegjel. Jetojne nga qerate e interesat dhe vijne ne Shqiperi per te evituar taksat. Nuk ka shance qe Rama t’i tatoje se do t’i plaste fluska e cmimeve imobiliare ne dore. Republike bananesh me ekonomi te ndertuar mbi kafen dhe nenproduktet e saj.
Ju kam thene miqve te mij qe Kane dale ne pension ne USA dhe qe kan pasur nje karriere te sukseshme ketu duke qene specialista, inxhinjere, manaxhera etj. Ata marrin pension kompanie, social security dhe 401k qe I kalon 4000-5000 dollaret. Po behen tahmaqare dhe kerkojne te marrin edhe pension nga Shqiperia qe eshte 150-200 dollars ne muaj. Ju them qendroni larg Shqiperise se PO u futet ne sistem dikur do ju taksojne dhe taksa do jete me shume se pensioni qe do merrni. Vizitojeni, kaloni pushime por kurre mos u fusni ne sistemin shteteror Shqiptar.
Jo te gjith kane ato benefite qe permende zotrote.. nuk vete pensjoni 4/5,000 ne USA. Mos fol budalliqe te tilla se kshu genjehen Shqiptaret dhe vdesin per pak Amerik..
E di ti cfare eshte 401(k)? Po pendione me 90% te rroges (180k ne vit) kur punon me shtet? Po ku dini ju ne Shqiperi!
E mer Tur se tur qenke komplet në Amerike rrogat nuk shkojnë 5000 dollar nese i heq 40% taksat mujore! Ik mor ar te shkerdhefsha Amerikën tende qe eshte vend për barbon si puna jote që shikojnë ëndrra Amerikan dhe katandisen si lango pëveç zantçujëve dhe njerzve me kualifikim të larte
Me fal se ti amerikono qenke "morto di fame". Ne Amerike po erdhe ne moshen 30 vjec e siper do vdesesh buke. Po e ndertove karieren i ri si disa qe bejne 180,000 $ ne vie e siper ne vit mund te dalesh ne pension me siguracion mjekesor te paguar e me 90% te rroges investimeve e shtepive te paguara.
Turo, e dime cfarë është se nuk jemi në xhungël, karagjoz. Që ti biem shkurt se skam nerva për injorantë si puna jote, nuk vë në dyshim pensionet e mira (që nuk janë shumica) dhe ua shtoftë zoti se me punë i kanë, por atë 90% të 180k që thua ti, nuk ekziston. Jo se ska pension 4-5k, por është në varësi të sa ke depozituar deri kur del në pension, dhe sa vendos të marrësh në muaj si rrogë, se dhe aty taksohesh. Hajt pirdhu, analfabet që merresh me llafe kafeneje.
Fare nuk po ju kuptoj
"dhe taksa do jete me shume se pensioni qe do merrn". Miqte e tu nuk jane tallur me ty?
Un kam 28 vjet ne Usa po keto pensione si kam degjuar kurre . Social security mbi 3200 ne usa nuk ka . Prandaj shkojne nepergjithesi ne azile pleqte ketu se nukperballojne dot tax e shtepise . Ja un p.sh dal me 1980 usd ne muaj pas tre viteve (64 jam tashti ) a mund ti paguaj une 1100 usd tax shtepie ne muaj me aq pension
Ke te drejte deri diku Lati. Maksimumi I social security per 2025 eshte 4,000 dollare. Kjo ndryshon cdo vit sipas inflaksionit. Por shume Shqiptare, si edhe Amerikane, kane 401K qe mund te jete shume e madhe nese ke futur para me dekada. Keshtu qe te dyja keto te ardhura mund te shkojne 4 apo 5 mire dollare ne muaj sic thote edhe nje me lart. Jo te gjithe kene kete pension.
Lati . Social security ka mbi 3200 dollare . Varet sa vite pune pune ke dhe me sa je paguar. Dhe sa ke derdhur para per 401K. Nese je paguar mire mbasi ke bere mbi 35 vite pune Kursimet qe ke derdhur per 401k mund te shkojne edhe mbi 1 milion dollare. Ose nese ke derdhur pak 400 mije. Edhe social security mund te shkoj edhe 6000dollare . Por gjithmone varet sa e ke rrogen. Dhe sa taksa dhe kursime per 401k ke derdhur nga ajo rroge.
Unë them leri italianët dhe takso pensionistët tanë se ata nuk thonë gjë dhe të durojnë.
Lol. Dhe 15% i 200 eurove nuk eshte se i vret shume!
Pensionistët shqiptar janë të taksuar, pasi që nga janari i 1994 çdo punonjësi që paguan sigurime shoqerore i tatohen dhe këto të ardhura pa i marrë akoma, dmth tatohet, pensioni pa u marrë akoma kjo eshtë grabitja që ju bëhet shqiptarve, dhe ju qani hallin e pensionistëve italinë.
Po neqoftese shqiptaret atje do te merrnin pensione te tilla si italianet ketu a do t`i taksonte shteti italian?? pergjigja eshte po..Atehere mire ben shteti yne qe i takson keto pensioniste..
Drita me ligjin aktual ata nuk tatohen por me hyrjen ne BE automatikisht dhe ato nuk mund ta kene zero taksimin
Eshte ndoshta antikushtetuese - nuk mund te taksosh rezidentet ligjore ndryshe nga shtetasit shqiptare. ne EU nuk lejohet psh diskriminimi ne page per arsye se je emigrant.
Kjo takse prek direkt edhe shqiptaret qe kane vendosur qe pensionin e tyre te hyaj ta hane ne Shqiperi. Direkt nga shuma do t'u hiqet nje 15%. Turp.
Jo Tirona , kjo nuk ndodh kurrë sepse ato pensione janë taksuar një herë në vëndin ku e merr atë pension dhe nuk mund të taksohen dy herë .
Super Dashi, nje Shum Monetare qe Futet ne nje Llogari Bankare, i ka mbyllur Llogarit me Taksat Njeher dhe per Gjithmon , Perjashto Rastet kur Figuron Diku si Debitor
Euro 3500/muaj eshte genjeshter. Ai/alo qe ka beer perkethimim (munded ta kete beer edhe qellimisht per propaganda) Based on recent 2025/2026 data, the average gross annual pension in Italy is significantly lower than €3,000 monthly, hovering closer to an estimated €19,000–€22,000 per year (approx. €1,600–€1,800/month). Monthly pensions for new,2025, claimants averaged €1,056–€1,437 depending on gender.
Komenti I bere nga "Ben" eshte I sakte. Per komentiesit do thoja qe nuk I dine ose nuk jetojne dhe punojne ne USA
Se pari, puntori a dhe nepunes it e thjeshte ne Itali nuk marrin pension mbi 1700 euro. Mjeke, deputete, funksionaret e l'arte po, mund ta kene 3000 euro. Se dyti, saldo qe ta kene pensioni Ne Itali nuk mund te taksohen. Po, paguajne take nese Kane blere shtepi apo e Kane me qera dhe banojne Ne Shqiperi, te regjistruar, OSE me kontrates ku detyrohen te paguajne taksa bashkiake si cdo qytetari apo pensionist Ne Shqiperi.
Si spjegohet qe une i kam bere letrat per pension ne Itali sipas marreveshjes Rama _ Meloni qe ne Korrik kur hyri ligji ne fuqi dhe s'kam marre asnje pergjigje . INPSI ne Itali ka 3 muaj qe me thone qe s'ka ardhe pergjigje nga Shqiperia ! A di gje njeri se ka filluar te zbatohet ky ligj apo jo?
Shpjegohet me administraten Shqiptare qe punon si kalendat greke!
Nese jeton mbi 6 muaj ketu duhet te paguash taksat si gjithe te tjeret. Asnje perjashtim, ndryshe i bie qe te huajt kane me shume privilegje se ne.