Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar, QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

13 Shkurt 2026, 15:08Ekonomia TEMA
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar, QKB: 2,152

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se gjatë muajit Janar 2026 janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me Janarin 2025, kur u regjistruan 2,044 subjekte të reja. Ky tregues konfirmon vijimësinë e interesit për zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe formalizimin e sipërmarrjeve në vend.

Numri më i lartë i regjistrimeve rezulton në qarkun e Tiranës me 1,166 subjekte, ndjekur nga Durrësi (250), Vlora (187), Elbasani (118) dhe Fieri (118). Qarqet e tjera paraqiten si vijon: Korça (78), Lezha (76), Shkodra (74), Berati (27), Dibra (21), Gjirokastra (20) dhe Kukësi (17).

Sipas sektorëve ekonomikë, aktivitetet me numrin më të lartë të regjistrimeve janë: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave – 546, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor – 261, Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike – 210, Transporti dhe magazinimi – 163, Ndërtimi – 162, si edhe Informacioni dhe komunikacioni – 154.

Gjatë muajit Janar 2026, 718 subjekte të regjistruara administrohen nga femra, duke reflektuar një pjesëmarrje të qëndrueshme të grave në sipërmarrje.

Në të tre regjistrat e administruar nga QKB janë realizuar në total 11,946 aplikime në janar 2026. Gjithashtu në muajin e parë të vitit janë regjistruar 125 leje dhe licenca, ku 16 subjekte janë pajisur me leje (kryesisht Leje Mjedisi të tipit B – 12 raste) dhe 109 subjekte janë pajisur me licenca.

Ndër kategoritë me numrin më të lartë të licencave të lëshuara janë: Shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike – 42; Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve – 8; Transport rrugor ndërkombëtar mallrash – 7; Formim profesional – 6; Operator turistik – 5; Farmaci/agjenci farmaceutike – 5.

Në vijim të përmirësimit të shërbimeve digjitale, gjatë muajit Janar janë shtuar tre shërbime të reja në platformën e-Albania, të cilat janë aplikim për likuidim të thjeshtëzua; Aplikim për plotësimin e ekstraktit historik; si edhe Tërheqje nga aplikimi në regjistrin e licencave, autorizimeve dhe lejeve.

QKB vijon angazhimin për lehtësimin e procedurave administrative, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e aksesit në shërbime për qytetarët dhe bizneset.

2 Komente

  1. S
    Shit blerje me hamēndje

    Para 4 viteve shitej njē dyqan 8 m2 40 000 euro, sot i kērkonte 60 000 euro, i thash., o budalla, kur s'ta blen 40 000 euro qē prej katër vitesh, si do mund ta shesēsh gjashtēdhjet.Pret ndonjē tē huaj ta gēlltis atē grep.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vazhdon mashtrimi.

      Jene me te vertete "Biznese te Reja" apo ato informalet ne vitet e vite aktivitet po rregjistrohen dhe po licensohen?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje