Vendimet e legalizimeve në e-Albania, ASHK: Dokumenti dërgohet online, duke eliminuar paraqitje në sportele

11 Shkurt 2026, 14:15Ekonomia TEMA
Vendimet e legalizimeve në e-Albania, ASHK: Dokumenti dërgohet online,

Vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale do t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania. Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon se dokumenti do të mbërrijë menjëherë në telefon apo kompjuter, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në sportele apo pritjen në radhë.

Në këtë mënyrë qytetarët mund të marrin vendimin për legalizimin në kohë reale, me gjurmueshmëri elektronike dhe siguri më të lartë.

Po ashtu në mënyrë elektronike tashmë do të ofrohet edhe një tjetër shërbim siç është aplikimi online për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim.

Aplikimi kryhet elektronikisht, pa nevojë paraqitjeje fizike, duke ngarkuar dokumentacionin përkatës në sistem. Ky shërbim pritet të përshpejtojë proceset e kalimit në pronësi, të rrisë formalizimin dhe të ulë hapësirat për vonesa apo keqkuptime procedurale.

1 Komente

  1. A
    Ari

    Mjaft genjyet o te mallkuar! Kam nje vit qe pres certifikatat e prones, nderkohe qe Kam aplikuar nepermjet zyres noteriale duke bere rilevimet dhe pagesat perkatese sipas udhezimeve tuaja dhe asgje!!! A thua se keto aplikime nuk I kam bere Online !? Mjaft eshte mjaft! Pronen e trasheguar nuk ma mer dot njeri jo te jete saliu e rama por as dhe ndonji alien I zbritur ne toke, e jo me ligjet 7501, 7502, 7503 etj.Por po dua ta tjetersoj , dhuroj , investoj apo shes ju pengoni me drejtorine e mostres se hajduterise , me kadastrat e famshme te lame llapaqenit( qe edhe atje ku eshte ka mallkimet e njerve) . Zoti ju mallkofte qe genjeni dhe denoni popullin tuaj , a thua se jeni te pavdekshem ,.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje