Shteti është rregullator apo aktor? Revanshi i kompanive publike në tregun e lirë

8 Shkurt 2026, 22:30Ekonomia TEMA
Shteti është rregullator apo aktor? Revanshi i kompanive publike

Vitet e fundit ka një revansh të shtetit, për të qenë një aktor më shumë në treg, duke krijuar kompani publike thuajse në çdo sektor. Së fundmi kemi krijimin e një kompanie që do të administrojë sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, por më herët një sërë shoqërish aksionere janë bërë pjesë e tregut privat.

Por a është ky një lajm i mirë apo një vlerë e shtuar për ekonominë? Selami Xhepa ekspert i ekonomisë i ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus thotë se kjo nuk është qasja e duhur e shtetit.

“Roli i shtetit është të forcojë mbikëqyrjen, të miratojë rregulla që krijojnë barazi, drejtësi dhe transparencë në treg. Krijimi i kompanive publike në çdo sektor duket më shumë një qasje që meqenëse nuk i kontrollojmë dot kompanitë private, krijojmë një kompani shtetërore. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur”, -tha Selami Xhepa

Eksperienca ka treguar se menaxhimi i shërbimeve nga shteti nuk ka patur sukses. Kjo është edhe arsyeja pse shumë kompani u privatizuan. Ndaj eksperti Xhepa e sheh me skepticizëm efektivitetin e tyre.

“Pse dështojnë kompanitë publike? Sepse ato keqmenaxhohen. Sfida e kompanive të tilla janë përdorimi politik i tyre. Stafi zgjidhet nga struktura politike. Ndërsa ato nuk i nënshtrohen rregullave të lojës, njësoj si kompanitë private. Kjo sjell më shumë deformim të tregut”, -deklaroi Xhepa në E-ZONE

Krijimin e kompanisë që do të merret me menaxhimin e skemës së sigurimit të detyrueshëm, Xhepa e sheh më shumë si krijimin e një fondi solidariteti, i cili sipas tij është i nevojshëm për të përballuar kostot nga dëmet e tërmetit./vizionplus.tv

2 Komente

  1. S
    Shteti eshte ( Diktature dhe Demokraci )

    Shteti eshte ai shtet qe te ben belane , hatane, te ben ate qe as gjerperi me helmues ne bote nuk ta ben ate qe te ben shteti....... te zhduke te perdhunon psikollogjikisht , te varferon , te degjeneron , dhe me ne fund te fute plumbin apo helmin apo aksidentin autombolistik....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadna

      shteti ka vendin e ti aktoret jane pjese e shtetit qe mund te te beni nje kyjdestari per popullin qe vlersojne qe duan prandaj jemi pjese e te gjithe qe na rrethojne se neser behen edhe ato por shembullin qe jane ne shtet me kalimin e pleqeri palk duhet me shume vullen per te qene nje mbyqyres qe jemi ne disposicion per nje te ardhme te brezave urrtesia e rinis merr shembullin negativ prandaj jemi ne nje shembull afrimitet te shkalles se nje hiresi apo nje vend te sigurt per brezat shembulli i mire eshte hynor per te realizu nje detyre qe vlersojne apo nuk vlersojne habija dhe koha jane nhe qendrese plakeria nje qetsi lodhje apo dicka tjeter qe mund te ekzistoje po shikimi verbus mban ne kembe nje autoritet pelqim qe mund te shperthej me vone mundesit qartesia mbajtes eshte nje fund qe nuk mund te shuhet se del prap

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje