Uashington - Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

7 Shkurt 2026, 14:04Ekonomia TEMA
Uashington - Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

Takimi me dy zyrtarët e lartë u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike.

Spiropali theksoi se "Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor."

"Partneriteti ynë me SHBA-të po forcohet jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete", nënvijëzoi Ministrja e Jashtme e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Uashington zhvillova një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë, me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

Folëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike.
Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Partneriteti ynë me SHBA-të po forcohet jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete.

3 Komente

  1. j
    jon

    Boll me këto foto se jeni bërë si kinez,kujt i plasi se me kë ka dalë SPIRO apo Pali në foto rëndësi ka se çtë mirë i ka sjellë vendit apo na rroftë se po bën qejf me taksat e popullit më fukara në rajon...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Love a threesome with Belinda

      Hallall Mamica ka bo threesome

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipetari Amerikan

        Elisa..Po te bej disa pyetje. Ti je ministre jashme e Shqiperise..dhe detyra juaj eshte te merni takim me sekretarin e keshillit shtetit...ose sic more takim ne parlament me perfaqesues te komisionit te senatit per politiken e jashtme..Cne ti takon zevends ministra ,as ministra per tregetine..Perse nuk Takove Sekretarin e keshillit shtetit Marko Rubjon e ti thoshe qe ke dy vite qe shqiperine e ke lene pa ambasador..Vajte ne shtepine e bardhe dhe te pakten te te ftonte per nje kafe..hahaha.Por faet per kete i ka Rama qe te le te katandisesh si nje njeri pa rendesi..Me kujtohrt Erion Veliaj kryetar Bashkie dhe amerikanet duke ditur qe ai ne te ardhmen do behesh kryeminister e priten senatore shume te rendesishem nga te dy krahet..Pse nuk ngre problemin qe ambasada Amerikane ne Tirane po fut hundet ne zgjedhjet e kryetareve te spakut por eshte rjeshtuar me Berishen dhe hesht kur kryeministria digjet nga molotovet..Te ishte Berisha ne pushtet dhe te vinte cupa e Trumit ne shqiperi Rama per dy ore do ishte i arestuar..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje