Si do mblidhet “taksa” e detyruar e tërmetit? - Modeli turk vs modeli shqiptar, zbatim duke kufizuar shërbimet

6 Shkurt 2026, 12:50Ekonomia TEMA
Si do mblidhet “taksa” e detyruar e tërmetit? - Modeli turk vs

Për herë të parë Shqipëria do të aplikojë sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet përmes ngritjes së Fondit të Tërmeteve si shoqëria e vetme aksionere për menaxhimin e saj. Por si do arrihet që të mblidhet taksa për më shumë se 1 milionë banesa që ndodhen në vend?

Në hartimin e draftit qeveria i është referuar modelit turk i cili ka rezultuar i suksesshëm për këtë shtet.

Modeli i Turqisë – DASK  (Fondi Turk i Sigurimit nga Katastrofat), funksionon në mënyrë të tillë që sigurimi është i detyrueshëm me ligj, polica shitet nga kompanitë private dhe të ardhurat transferohen tek Fondi.  

Si mblidhet primi sipas këtij modeli? Në thelb është kufizimi i shërbimeve si mekanizëm kryesor detyrues. Kështu qytetari blen policën çdo vit dhe pa këtë policë ai nuk ka të drejtë të shesë apo të blejë një pronë; të marrë kredi hipotekore; të lidhë energji/ujë/gaz apo të regjistrojë kontrata noteriale. Duke e kthyer këtë mekanizëm në detyrim funksional më shumë se sa ligjor.  Përmes kësaj skeme ka rezultuar se mbi 60% e banesave janë të siguruara, një nivel ky shumë e lartë për standarde botërore.

Por ku ndryshon modeli shqiptar me atë turk?

Në Shqipëri parashikohet thuajse i njëjti mekanizëm përmes kufizimit të shërbimeve.  Konkrerisht, pas hyrjes në fuqi të ligjit, qytetarët që nuk blejnë policën e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, nuk do të kenë të drejtë të marrin asnjë shërbim kadastral, siç është regjistrimi i apo ndryshimi regjistrimit të banesës, por dhe të tjera, pa paraqitur kontratën përkatëse. Gjithashtu qytetarët nuk do të mund të lidhin kontrata sigurimi vullnetare me kompanitë e sigurimeve, pa lidhur më parë kontratën e detyrueshme me Fondin e Tërmeteve.  Nuk do të përfitojnë shërbime elektronike nga portali qeveritar e-Albania si dhe nuk do të përfitojnë shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Pra ndryshe nga modeli turk, në Shqipëri nuk parashikohet të ketë kufizime sa i takon lidhjes së kontratave të ujit apo të energjisë elektrike.  Pasi të kalojë hallkat përkatëse, ligji hyn në fuqi 12 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Si mblidhet primi për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet?

Modeli i Turqisë – DASK (Fondi Turk i Sigurimit nga Katastrofat)
 Pa DASK nuk mund:

          •        të shesësh apo blesh pronë

          •        të marrësh kredi hipotekare

          •        të lidhësh energji/ujë/gaz

          •        të regjistrosh kontrata noteriale

Modeli i Shqipërisë (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm nga Tërmetet)
Pa sigurimin nuk mund:

          •      të përfitosh shërbime në Kadastër

          •        të lidhësh kontrata vullnetare sigurimi

          •        të përfitosh shërbime në e-Albania

          •        të përfitosh shërbime në QKB

7 Komente

  1. A
    Agroni

    per ata qe nuk duan sherbime te tilla ne ligj duhet te parashikohet qe nuk marrin asnje kacidhe po ju prish shpia. nuk ka pordhe jo jam i varfer jombeta jashte ma rregulloni shpine etj etj

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      E drejte! Ama as shteti nuk ka pse ta beje me detyrim se e dime se sa jane shperblyer ata te 2019!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Me emër

      Asnjë shtet në BE nuk e ka sigurimin e banesave me detyrim....... . Pak po vjedhin kompanitë e sigurimeve, me automjetet......... . Le të bëhet me një deklaratë noteriale refuzuese, ku një pronar banese të deklarojë se nuk do të përfitojë asgjë, në rast se banesa e tij bie pre e fatkeqësive natyrore.......

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhaxhi Ariu

        “60% e banesave janë të siguruara, një nivel ky shumë e lartë për standarde botërore” - ik ere pirdhu! Ne USA ky nivel eshte mbi 85%. Si quhet ky nivel per standarted boterore? Nuk ka detyrim ligjor por nuk merr dot kredi per te blere pronen pa siguracion. Me pak se 2% e kredive jane pa siguracion.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Ganiu

          Qenkeni lodh me na tregue 17 menyrat se si shteti mund tu mbaje leket njerezve, nese e thoni FONDI I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM athere per cfare na i tregoni keto, perderisa qenka i detyrueshem,apo per tu tallur me njerezit sikurse talleni gjithmone.Mire qe talleni si zakonisht por edhe brenda talljes qenka edhe nje supertallje e tipit..... qytetarët nuk do të mund të lidhin kontrata sigurimi vullnetare me kompanitë e sigurimeve, pa lidhur më parë kontratën e detyrueshme me Fondin e Tërmeteve.... DMTH Do te siguroheni me detyrim njehere Te SHTETI dhe pastaj do te siguroheni edhe nje here te dyte.tek PRIVATI...DMTH se mos ju merr perendia mendjen dhe siguroheni direkt te privati sepse do kaloni njehere nga CECUA , pastaj beni c te doni.thyeni edhe koken po deshet ZOTERI , TRUSTI I PENSIONEVE NE KOSOVE investon fondet e pensionit ashtu sikurse bejne edhe FONDET E INESTIMEVE NE GJITHE BOTEN dhe cdo vit ben nje bilanc financiar sa hyne , sa dolen sa ishte fitimi sa ishin humbjet.SHTETI KARAGJOZOPALACO SHQIPTAR edhe sot qe po flasim nuk tregon dhe askush nuk e di ne fakt se ku shkojne fondet qe mbahen nga rrogat apo ato qe mbahen per efekt pensioni, te njejtin fat duket se do te kene edhe keto LEKET E FONDIT TE SIGURIMIT TE DETYRUESHEM. KJO ne respekt edhe te popullit tone sylesho TRIM dhe LIRIDASHES qe shikon vetem big brother, prandaj po ecim dhe begatojme cdo dite nen udheheqjen e Partise

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Kam 25 vjetë paguaj sigurscion makine për 2000euro në vitë 50 000 euro Nuk e kam perdorur asnjë herë Ku vajtën perat Kështu dhe sigurimi i shtëpis ca më keqë po na zuri brënda tërmeti Shteti të kërkoj forcimin e rregullave të ndërtimit sipas zonave sizmike dhe të bëjë sigurime vetëm për banesat që janë të vjera dhe të llogaritet me përqindje vjetërsie

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berti

              Ne gjermani eshte hequr ne 1994. por si ne shqiperi tani kur merr kredi ke Banka pa sigurim nuk ta jep dhe me e rendesishme eshte se po ndodhi gje nuk merr leke nga shteti falas ose te ndertoj njeri shtepine.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje