Hekurudhat, në fokus të investitorëve francezë - AIDA prezanton projektet kyçe dhe bashkëpunimin rajonal

3 Shkurt 2026, 21:10Ekonomia TEMA
Hekurudhat, në fokus të investitorëve francezë - AIDA

Shqipëria po synon të kthejë hekurudhën në një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes rajonale. Në këtë kuadër, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve u zhvillua një seminar mbi mundësitë e investimit në sektorin hekurudhor, me pjesëmarrjen e një delegacioni prej tetë kompanish franceze, lider në këtë fushë.

Takimi u çel nga drejtues të AIDA-s, ndërsa u përshëndet nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, e cila vlerësoi marrëdhëniet e qëndrueshme dypalëshe dhe theksoi potencialin e lartë për bashkëpunim konkret në infrastrukturën hekurudhore.

Në fjalën e saj, Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, nënvizoi ekspertizën e avancuar franceze në këtë sektor dhe gatishmërinë e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe përfshirjes së investimeve të huaja.

Gjatë seminarit u prezantuan projektet kryesore hekurudhore në zhvillim, përfshirë Korridorin Adriatiko–Jonian, linjën Tiranë–Durrës dhe segmentin drejt Porto Romanos, si edhe projektet rajonale që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kosovën.

Takimi u mbyll me angazhimin e ndërsjellë për forcimin e partneritetit dhe rritjen e interesit investues, duke e konsideruar sektorin hekurudhor si një element strategjik për zhvillimin ekonomik, integrimin rajonal dhe afrimin e Shqipërisë me standardet europiane të transportit.

4 Komente

  1. P
    Parruca

    Pasi ngritem 2 aeroporte te deshtuara, do ngreme hekurudhat qe ishin te ngritura. Meqe ra llafi ca u be me hekurudhen Tirane-Durres mbas 25 vitesh pallavrash Socialisto-demokrate? Spartak Poi dhe Fatos Nano na hapen barkun si fillim, tani mbasi prishem stacionet e Trenit ne Tirane dhe Durres do bejme nje hekurudhe Kashar-Fllake.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Hahaha! Vendi me qesharak ne bote!

      Përgjigjjuni
      1. l
        l’agente Boris Karpiçkov

        Rama ju jep hekurudhen francezeve qe Makaroni mos te perdore veton per europe kur te vije koha

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trenist çuni i Aliut

          "l’agente Boris Karpiçkov"! Hekurudhat do bohen me pune vullnetare nga rinia jone heroike jo nga Makrroni i lavdishem. Do knohet konga: "Ku kalove verenoo - goc e mireooo? Shtrova shina o djaloooo - rreze malitoooo" si dhe konga qeter: "Bashke ndertuam nje ure neeeee - uren e jetes sone te reeee" Çashtu or taj majk me llagap me kopili

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje