“Ngec” ligji i bashkëpronësisë, u miratua gjashtë muaj më parë, por mungojnë aktet nënligjore 

1 Shkurt 2026, 20:20Ekonomia TEMA
“Ngec” ligji i bashkëpronësisë, u miratua

Pas gati gjashtë muajsh nga miratimi, ligji për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa ende nuk ka nisur zbatimin, për shkak të mungesës së akteve nënligjore nga Ministria për Pushtetin Vendor, që priten të dalin deri në fund të shkurtit.

“Ligji ka kaluar dhe ne jemi tashmë në proces. Do të hapim një fazë konsultimi për paketën e akteve nënligjore, ku do të përkufizohen më qartë përgjegjësitë e banorëve dhe roli i administratorit. Ne e dimë që bashkëpronësia ka shumë probleme në realitetin tonë të përditshëm, të cilat i përjetojmë edhe vetë në vendin ku banojnë” U shpreh ministri Demo në konferencën e fundit”, tha Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Si qyteti ku jeton rreth 25% e popullsisë së vendit, Tirana do të jetë edhe zona ku ligji do të ketë ndikimin më të madh në zbatim.

 “Në fund të shkurtit pritet të miratohen aktet nënligjore dhe më pas do të nisë zbatimi. Ndryshe nga ligji i mëparshëm, këtë herë administratori është i detyruar të mbajë të gjitha shërbimet dhe pagesat në një libër regjistri, i cili do t’u vihet në dispozicion banorëve dhe bashkisë për transparence”, deklaroi Dritan Dango, përfaqësues i Bashkisë Tiranë.

Ligji parashikon edhe masa për rastet kur banorët nuk kryejnë pagesat për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.

“Problemet e bashkëpronësisë kanë sjellë neglizhencë në mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta. Në rastet kur banorët nuk paguajnë, pagesat mund të mblidhen përmes përmbarimit, duke u zbritur drejtpërdrejt nga paga”, shtoi Dango.

Sipas ligjit të ri, pagesat e banorëve do të mblidhen nga administratorët e pallateve, të cilët duhet të jenë të regjistruar dhe të njohur zyrtarisht nga bashkitë përkatëse./vizionplus.tv

4 Komente

  1. I
    Ilia

    Ligji ka probleme per vendimarjet Nëse neni 18 pika 2 shprehet kështu (ose në thelb kështu): “Në mbledhjen e dytë duhet të jenë të pranishëm … shumica e zakonshme e kuotave …” 1️⃣ Po, në këtë formulim neni 18/2 flet për KUORUM Kur ligji përdor shprehje si:    •   “duhet të jenë të pranishëm”    •   “kërkohet prania”    •   “mbledhja zhvillohet nëse” ???? Këto janë terma tipikë të kuorumit, jo të votimit. Pra, në këtë rast: ???? Neni 18 pika 2 rregullon kuorumin e mbledhjes së dytë, jo mënyrën e votimit. 2️⃣ Atëherë lind pyetja kyçe: A ka kontradiktë me nenin 19 pika 1? ???? Neni 19 pika 1: “Vendimet janë të vlefshme kur merren me shumicë të thjeshtë.” Nëse:    •   kuorumi lejohet me më pak se 50% të anëtarëve (por sipas kuotave),    •   ndërsa “shumica e thjeshtë” interpretohet si >50% e anëtarëve, ???? PO, këtu lind një kontradiktë reale normative. 3️⃣ Ku qëndron kontradikta konkrete?    •   Kuorumi (neni 18/2): – bazohet në kuota, jo në numrin e anëtarëve – mund të arrihet me pak anëtarë me kuota të mëdha    •   Shumica e thjeshtë (neni 19/1): – nëse lexohet si shumicë e anëtarëve, – kërkon >50% të gjithë anëtarëve ???? Praktikisht:    •   mbledhja mund të jetë e vlefshme    •   por vendimi i pamundur të merret ➡️ Kjo është kontradiktë funksionale, jo vetëm teorike. Kjo tregon se ligji 55/2025 ka problem serioz redaktimi Pa interpretim sistematik, norma është e paqartë dhe e rrezikshme në zbatim

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kompleksi i banimit in

      Ju lutem na sqaroni ku gjen administratori ID e pronareve qe nuk paguajne qe te leshoje fature fiskale. Fatura eshte titull egzekutiv po pa ID nuk leshon dot fature. Cili intitucion i jep te drejte Administratorit te kerkoje IDte dhe ti marri. Flm Kompleksi

      Përgjigjjuni
      1. B
        Banor Pallati

        Administratorët nuk e kanë zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore,ata po vjedhin banorët.Nese administratorët nuk do çelin nr.llog.në bankë dhe nuk do depozitojnë fondin rezervë është e kot që bëni ligje.Eshtë turp që përmendet se banori nuk paguan.Po e përdhosin shtetin administratorët.....

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari Zones

          Merruni me administratorët qe po zhvatin qytetarët.....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje