Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport: Projekti, gati në qershor

2 Shkurt 2026, 18:00Ekonomia TEMA
Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport: Projekti, gati në qershor

Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”.  Përfaqësues të Hekurudha Shqiptare kanë bërë me dije për TV SCAN se me përfundimin e saj do përcaktohet gjurma për lidhjen hekurudhore me Aeroportin e Vlorës si dhe projekti inxhinierik paraprak që shërben për hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e saj. Po ashtu, ky dikaster bëri me dije se janë ende në diskutime nëse ky projekt do të financohet me fonde nga buxheti i shtetit apo me fondet e donatorëve të huaj.

Kontrata për studimin dhe hartimin e projekt idesë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë – Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të lidhë aeroportin e Vlorës me Vlorën u nënshkrua vitin që shkoi, teksa fituese është shpallur kompania austriake ILF Consulting Engineers Austria. 

Sipas dokumenteve që shoqëronin procedurën tenderuese, linja ekzistuese Rrogozhinë - Vlorë me gjatësi 84.27 km, funksionon nën kapacitetin optimal për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe nevojës për përmirësime të thella. Në të njëjtët dokumente thuhej se është e domosdoshme ndërtimi i një linje të re treni për të lidhur qytetin e Vlorës me aeroportin e Vlorës, duke qenë se ky aeroport krijon mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

Ndërkaq, kompania po harton një projekt zbatimi për një linjë hekurudhore elektrike me shpejtësi deri në 120 km/orë.

Sipas Hekurudhës Shqiptare zbatimi i këtij projekti synon të ofrojë një shërbim të kombinuar të transportit hekurudhor me transportin ajror, duke lehtësuar aksesin e udhëtarëve në aeroport në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më të qëndrueshme. Gjithashtu, një nga objektivat kryesore është rritja e sigurisë së lëvizjes për udhëtarët, duke reduktuar rrezikun e aksidenteve.

7 Komente

  1. J
    Juristi pensionist

    Hahahaha, z. Rama, na gajase me këto projekte. Vetëm projekte dhe vjedhje milionash po shikojmë nga qeveria e jote. Asnjë lokomotivë nuk i lëvizë rrotat në Shqipëri. Tani që "përfundove" hekurudhën Durrës- Tiranë dhe, Vorë-Prishtinë, fillove të lidhësh edhe Vlorën me Rogozhinën. Na gajase!

    Përgjigjjuni
    1. n
      ne

      Ku e pe ti qe te thuhet “hekurudha perfundoi “?

      Përgjigjjuni
      1. E
        E di

        Idiot komplet...po tallet!!

        Përgjigjjuni
    2. I
      I vetmi vend ne bote pa hekurudhe

      Shekullin tjeter mbaron

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Rrogozhine Vlore ckuptim ka...apo tregtaret qe shesin shalqi.....o zot....Tirane Vlore o te mbaruar....keni 10 vjet me 30 km hekurudhe Tr Durres...as qe diskutohet qe sabotage qellimish nga shushunjat e naftes.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abazi

          Ah ishte o ishte hekurudha TR-VL TR- PG,FR-MK,VORE -SH,RRESHEN, HANI -HOTIT po ku jane.Ishin vepra te socializmit.I donim te reja dhe shinat i kerkonte KURUMI.Po pse vetem hekurudhat po kombinatet,uzinat,fabrikat pemtoret,ullishtat,minierat etj.A donin keto dhe riparime,po mo po por problemi ishte po te behej kjo do te mbeteshin puntoret ne pune dhe na ishte thene qe ne kapitalizem ka mijra dhe miliona te pa pune.Tani ne na mbetet te mbidhemi dhe te brohorasim Rrofte kapitalizimi por ai botrori jo shqiptari.

          Përgjigjjuni
          1. ¿?

            Mire projekti mbaroka tashti, po hekurudha kur mbaron?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje