Sigurimi i banesave me detyrim për tërmetet dhe përmbytjet, zbardhet pr.ligji i Qeverisë: Si do përcaktohet tarifa që do paguajnë pronarët

3 Shkurt 2026, 15:55Ekonomia TEMA
Sigurimi i banesave me detyrim për tërmetet dhe përmbytjet,

Qeveria ka bërë gati projektligjin për sigurimin e banesave me detyrim, një mekanizëm ligjor që sipas saj synon të mbulojë humbjet që mund të pësojnë pronarët e banesave nga tërmetet dhe përmbytjet.


Drafti i cili ka shkuar në Parlament parashikon kompensimin e shpejtë të tyre në rast të fatkeqësive.

“Modeli i sigurimit të detyrueshëm është frymëzuar nga praktikat e suksesshme ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet si Turqia dhe Rumania, të cilat kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm koston fiskale dhe ekonomike që shkaktojnë ngjarjet e tërmeteve dhe përmbytjeve. Implementimi i këtij ligji pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe duke reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike”, thuhet në projektligj.

Shqipëria është goditur nga tërmete me magnitudë mbi 6 ballë, që nga viti 1900 janë regjistruar 12 tërmete të tilla. Më i fundit dhe më shkatërruesi ishte tërmeti i nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, i cili preku mbi 200,000 njerëz në 11 bashki, përfshirë qytetet kryesore si Tirana dhe Durrësi.

“Përmbytjet gjithashtu janë një rrezik i përsëritur dhe me ndikim të lartë ekonomik, veçanërisht në zonat e ulëta pranë lumenjve dhe rajonet bregdetare. Ngjarjet e viteve 2010, 2015 dhe 2021 kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, bujqësi dhe infrastrukturë, me humbje që arrijnë deri në qindra milionë euro. Vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se përmbytjet përbëjnë një barrë fiskale të konsiderueshme, duke rritur ekspozimin e familjeve ndaj varfërisë dhe duke krijuar kosto emergjente për buxhetin e shtetit. Këto rrethana imponojnë domosdoshmërinë e sigurimit të detyrueshëm të banesave si instrument ligjor për mbrojtjen financiare dhe reduktimin e pasojave socio-ekonomike”, thuhet më tej në relacion.

12 Komente

  1. G
    Gaz

    Tani do te keni zona ku siguracioni do te jete i larte. Ide shume e mire, shume veta nuk do tu pelqeje por ky eshte realiteti! Good luck!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Si do përcaktohen tarifat që do paguajnë qytetarët....?????!!!!!! hë pra ku është..apo vetëm në titull...??

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari pa tokë

        S'dua të sigurohem! Nënshkruaj edhe një akt noterial që nuk dua të përfitoj asnjë lek nga kompanitë e sigurimeve në rast se shtëpia ime rrafshohet nga përmbytjet apo tërmeti............. . Kjo bëhet për të pasuruar akoma më shumë kompanitë e sigurimeve........

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          Ka shume shtete ne BE qe e kane me detyrim. Edhe ne BE populli punetor mezi rri ne kembe. Pastaj nuk eshte kaq e thjeshte. Qe kompania e siguracioneve te te siguroje ka disa kushte kryesisht ato te ndertimit dhe standardeve. Asnje kompani sigurimi nuk ta siguron banesen nese e ke te ndertuar pa leje, pa kushte teknike, buze lumenjve e liqeneve apo territoreve me rrisk te shtuar. Kuptohet qe mbeten te pasiguruara dhe banesat e ndertuara mbi keneta. Asnje kompani sigurimi nuk deshiron te paguaje kur standardet nuk jane respektuar. Shqiperia eshte nje shtet bordello.

          Përgjigjjuni
          1. ¿?

            Nuk ka vend neboe qe te detyron te sigurosh shtepine tende. Ate risk e merr persiper pronari i shtepise. Me detyrim sigurohen vetem makinat, te cilat potencialisht mund te shkaktojne aksident ne dem te te tjereve. Shtepia ime le te digjet, le te permbytet, po i dola zot vete une nuk ka pune Qeveria dhe sidomos Partia.

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              Hajde nje here ne Amerike te Veriut dhe do shohesh qe ke informacion te gabuar. Dhe shtepia dhe makina jane me detyrim.

              Përgjigjjuni
              1. ¿?

                Shoko, une ne Amerike te Veriut jam dhe Makinen e kam te siguruar, po per shtepine nuk me ka detyruar njeri ta siguroj. Ti nga flet, nga Hondurasi?

                Përgjigjjuni
            2. N
              Nazmii

              Na e shpifen vendin...sa rrac e keqe paskan qenë kto...politikan

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enea

                O njerez, po kur bie termeti dhe shkaterron shtepine, humbin jeten edhe njerezit. Pra, nuk perfiton asnje banor lek ne raste te tilla. Nese demet jane minimale, kompanite e sigurimeve nuk jane asnje lek. Ndersa pallatet nuk kane nevoje te paguajne siguracione nga permbytjet sepse nuk permbyten asnjehere.

                Përgjigjjuni
                1. @
                  @-Mart.

                  kjo do jete nje forme tjeter vjedhjesh.U vendos me detzrim sigurimi i pergjegjesise se ndertuesit ku cdo blerje paguhet qindra euro,pa ate sigurim nuk bene veprime hipoteka.jane arj]ketzar dhjetra miljon euro,te beje nje analize qeverija sa jane paguar klientet qe kane pesuar deme.),09 % nga aq sa di une pra vidhet 99%,pjesen me te madhe nga kompanite e perkedhelura nga qeverija si Albsig e Kastratit ortakut te qeverise edhe ne Sazan e Zvernec me Trampet.Refuzohet cdo kerkese demshpeblimi,shkoni ne gjyq u thone,por gjyqet zgjasin aq sa pronarit si ka dhene zoti aq vjet jete. te mos guxoje te bej kete tjetren se do jete nje vjedhje e re per shqiptaret.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gaz

                    Nqs merr shtepi me kredi banka te detyron qe ta siguroshe. Askush tjeter nuk duhet te detyroje sigurimin, por ne rast fatkeqesie shteti nuk te detyrohet per asgje ( trajtim si i pastreh si gjithkush tjeter) Nuk mund te bertasesh ku eshte shteti!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gazmend Guma

                      Sigurimi i banesave nga tërmetet,zjarri,përmbytjet me kompanitë e sigurimit duhet të jetë i detyrueshëm dhe qeveria ka vepruar drejt që të miratoj projektligjin në parlament.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje