Sigurimi i shtëpive me detyim, Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

5 Shkurt 2026, 16:35Ekonomia TEMA
Sigurimi i shtëpive me detyim, Eksperti: Ja sa do paguajë çdo

Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së pasurisë së qytetarëve përmes një projektligji të ri për sigurimin e detyrueshëm të banesave. Ky ligj nuk do të kufizohet vetëm te rreziqet sizmike, por do të zgjerohet edhe ndaj përmbytjeve, duke iu përgjigjur kështu hartës reale të rrezikut në vendin tonë.

Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka zbërthyer rëndësinë e kësaj nisme, që e cilëson si një rekomandim të hershëm të Bankës Botërore që më në fund po gjen zbatim.

“Si masë është e domosdoshme sepse momentalisht kemi vetëm ndërhyrjen e shtetit. Sado shteti të jetë i gatshëm të ndërhyjë, mund të vonojë. Ndërkohë që kur je i siguruar menjëherë kjo kompani, e cila do të jetë shtetërore dhe shumë mirë që do të jetë e tillë, të siguron fondin apo paratë për zhdëmtimin”.

​Sipas Çoçolit, Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe rreziku i tërmeteve shkatërrimtare, si ai i 26 nëntorit 2019, është gjithmonë prezent. Ky projektligj pritet të prekë rreth 660 mijë familje shqiptare.

​“Mbrojtja më efektive është duke siguruar popullsinë. Nuk është gjë e re; vende si Turqia dhe Rumania e kanë zgjidhur këtë sfidë përmes sigurimit të detyrueshëm”, shprehet eksperti.

​​Diskutimet paraprake sugjerojnë një tarifë vjetore që luhatet mes 2500 dhe 3000 lekëve të reja. Ndonëse disa shtete aplikojnë tarifa standarde për të shmangur pakënaqësitë, Çoçoli sugjeron që të merren parasysh disa faktorë.

“Nuk mund të paguhet njësoj për një shtëpi modeste 60 m 2 dhe një apartament 300 m 2. Edhe banesat e dyta do të jenë subjekt i pagesës së primit”.

Lidhur me përcaktimin e primit sipas klasifikimit të banesave mbi bazën e rrezikut (p.sh. koeficientë më të lartë për zona si Durrësi apo Shkodra), Çoçoli mbron idenë e unifikimit: “Ky është një parametër i tregut privat të sigurimit. Unë nuk do të isha për këtë sepse do të ishte e padrejtë në nivel social. Pra ti ke një banesë në Durrës ose në Bahçallëk të Shkodrës, kujtojmë tërmetin shkatërrues të vitit 1976, dhe paguan dyfishin e një familjeje korçare apo kuksiane. Kjo nuk do të ishte e duhura.”

Sipas Çoçolit, e rëndësishme është se sa korrekt dhe i zbatueshëm do të jetë ligji. “Sa më shumë parametra vlerësues të ketë, aq më e vështirë bëhet zbatueshmëria. Për mua, procesi duhet të jetë sa më i thjeshtë që qytetarët të mos ndihen të trajtuar ndryshe”.

​​Një pikë kyçe e projektligjit është krijimi i një strukture shtetërore për menaxhimin e sigurimit. Sipas Çoçolit, kjo rrit besueshmërinë te qytetarët, duke shmangur frikën nga dështimi i kompanive private.

Për sa i përket procedurave teknike, ai propozon që vjelja e parave të bëhet një herë në vit, preferueshëm përmes faturës së dritave ose ujit, për të qenë sa më pak shqetësuese për qytetarët. Ndërsa për vlerësimin e dëmeve Çoçoli sugjeron përfshirjen e kompanive private, pasi ato janë më profesionale dhe larg rrezikut të abuzimeve apo korrupsionit që mund të shfaqet te vlerësuesit shtetërorë.

​Në reagim ndaj skeptikëve që e shohin këtë si një barrë të re financiare, Çoçoli argumenton se bëhet fjalë për një “simbolikë të fortë” dhe jo një taksë të tepërt. “Tërmeti i fundit i kushtoi buxhetit të shtetit 1.1 miliard euro. Këto janë taksat tona që, në vend të shkonin për rritje pensionesh, arsim apo shëndetësi, shkuan për rindërtim. Duke dhënë rreth 2500 lekë të vjetra në muaj, ne mbrojmë paratë e të ardhmes së fëmijëve tanë”.

Eksperti përfundon duke thënë se morali i ligjit është i qartë: kur të ndodhë fatkeqësia tjetër, qytetari të marrë zhdëmtimin e menjëhershëm nga fondi i sigurimit, pa pasur nevojë të presë nga shteti.

27 Komente

  1. S
    S’ka democraci me ish komunista ne parti

    Lesh me qime …

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shqiperia eshte shteti me i korruptuar,hajdut dhe i ndyrë në botë ,pas Haitit.

      Përgjigjjuni
    2. L
      LORA

      Per mua duhet te kete dy parametra ne ligj,njeri siperfaqja dhe tjetri koeficienti i rrezikut;qe ndryshon ne vende te ndryshme ne Shqiperi. Taksa te vilet cdo muaj,ne faturen e ujit ku eshte taksa e baneses.Vjelja e takses dhe perdorimi i saj ne raste fatkeqsish natyrore te jete nga shteti. Korrektoni ne lajm termetin e Shkodres ne 1979,,,jo 1976-en.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Baxhaku

        E saktë në 1979 tërmeti në Shkodër, 9 muaj i jam përgjigjur thirrjes për ndihmë në 0bot ,ku u ndërtua fshat i ri me 43 shtëpi të reja në 0blikë ....je e saktë e nderuar....

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qytetari i Thjeshtë

        Po ç'punë ka shteti me sigurimin privat! Jam dakort që sigurimi të jetë i detyrueshëm por qytetarët duhet të jenë të lirë të sigurohen tek operatori që zgjedhin vetë! Shteti të shtrëngon të bësh sigurimin por në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërhyj se ku do e bësh.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbëri

          Qartësisht mbron interesat e kompanive private dhe jo të qytetarëve.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Eda

          Jam super dakord qe te paguhen keto sigurime! Por me lind nje pyetje, ca garancie na jep shteti qe keto kompani ne rast termeti apo katastrofe do jene te disponueshme ti shlyejne vlerat prek 1.1 miliardesh qe u paguan heren e fundit nga shteti?!

          Përgjigjjuni
          1. I
            I siguruari nga termeti

            O legena pse nuk thoni qe sigurimi i detyruar eshte per termetet 3.8 - 4.6 shkalle rihter. dmth per termetet qe maksimumi thyejne ndonje vazo, apo ndonje portret te ngulur keq. nese termeti eshte mbi 4.6 asnjera nga familjet e demtuara nuk kompensohet

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mustafaj

              Nëse është kështu qenka një gënjeshtër e madhe,dhe një grabitje e kamufluar e qytetarit.

              Përgjigjjuni
            2. d
              drejtesia

              Kur te jete trasparente cdo gje dhe taksat te mblidhen nga shteti dhe demi te llogaritet nga specialist te shtetit,jo private se kercet kokrra mikut,nje i nenes e tjetri i njerkes dhe mbi te gjitha te funksionoj shteti,atehere behen keto taksa sigurimi! Mos beni te zgjuarin se ja ku eshte Italia,qytetar me taksa te paguara dhe kane mbi 20 vjet ne kontejnera! Ik e mbushuni,mjaft e ropet ket popull! Asnje dem nuk paguhet kur vjen qameti!

              Përgjigjjuni
              1. P
                PO , PO

                Mendoj ae nje ligj i tille , qe duhej miratuar shume kohe me pare , eshte e vet,ja zgjidhje , qe i sherben sigurise te se ardhmes se cdo familje shqiptare .

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigrant

                  Bira kurvash hajduterit e qenit Sigurimi eshte vullnetar Un sdua ta siguroj shtepin dhe po ndodhi fatkeqesi natyrore sdua gje nga ju Kush te doj ta siguroj Keshtu funksiojin ne itali Nji i pasur paguan se ka per pasurin e tij Un sdua ti jap hajduterve

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ne shqiperi mos u habisni ! gjithcka ndodhe !

                    MESE E SAKTE DHE MESE LIGJORE.....gjithkush simbas deshires, nese nuk e Siguron i mere vete Familiari i prones private demtimet nese ndodhin .......sic e ka dhe Ligji Evropian Gjerman..bile ne shume raste permbytjeve qe kane ndodhur ne Gjermani , shteti i ka ndimuar... ne shqiperi ndime mere nese deshironi nje kompani ose disa kompani ta beni miliardere.... Me Siguracionet , mblidhen jo miliona por miliarda...me numrin e Apartamenteve dhe shtepive qe jane kudo ne shqiperi.... Ceshte kjo shume 2500 mije deri ne 300 mije leke te reja ! Ne Gjermani paguan ne vite ( psh ) nese deshiron jo me shume se 180 Euro... Ne shqiperi gati dy fishin ! Miliardeve qe kane vjedhur ne shqiperi keto 365 vite, nje shqiperi te tere, nuk i ngacmon Ligji ! por i kane lejuar te bejne Aktivitete Biznesi .... Turp qe shqiptaret shumica me borxhe mezi kalojne muajn !

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Ne shqiperi mos u habisni ! gjithcka ndodhe !

                      MESE E SAKTE DHE MESE LIGJORE.....gjithkush simbas deshires, nese nuk e Siguron i mere vete Familiari i prones private demtimet nese ndodhin .......sic e ka dhe Ligji Evropian Gjerman..bile ne shume raste permbytjeve qe kane ndodhur ne Gjermani , shteti i ka ndimuar... ne shqiperi ndime mere nese deshironi nje kompani ose disa kompani ta beni miliardere.... Me Siguracionet , mblidhen jo miliona por miliarda...me numrin e Apartamenteve dhe shtepive qe jane kudo ne shqiperi.... Ceshte kjo shume 2500 mije deri ne 300 mije leke te reja ! Ne Gjermani paguan ne vite ( psh ) nese deshiron jo me shume se 180 Euro... Ne shqiperi gati dy fishin ! Miliardeve qe kane vjedhur ne shqiperi keto 365 vite, nje shqiperi te tere, nuk i ngacmon Ligji ! por i kane lejuar te bejne Aktivitete Biznesi .... Turp qe shqiptaret shumica me borxhe mezi kalojne muajn !

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ing.Gasper....

                        Ai ligj do ketë disa problematika që e bën të pa zbatueshëm për pjesën më të madhe të ndërtimeve për dy arsye :---1--Mungesa e projekteve të ndërtimeve në masë të madhe të ndërtuara nga privatët sidomos pas viteve 90....Asnjë kompani serioze nuk mund e nuk duhet të garantojë siguracion për një ndërtesë të bërë pa projekt...Nuk është fare serioze.....2--Pothuajse gjithë Shqipëria është në z

                        Përgjigjjuni
                    2. E
                      Emigranti

                      Ik mos na cani trapin shkerdhata nuk paguaj

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Futja pordhe

                        Sigurimi eahte vullnetar.Po kush do ta vleresoj demin. Shtepia mbase duhet rrafshuar ne themel ato te japin vetem per suva, ose merwmentime

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Flamurtari

                          Le ta beje ligjin ky ,po pse duhet ta beje me detyrim?!!!....kush do sigurohet,kush nuk do nuk sigurohet......apo ka hall te mbjeli popullin ky?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shvejk

                            Palloshi te siguroj bunkerin e tij une sdua ta siguroj banesen time dhe sdua asnje kompesim per cfardo demtimi se e perballoj vete qofte dhe duke bler dhe banes tjeter,dhe sdu qe me parat e mia te pasurohen peshkaqenet e sigurimeve private.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              durresi

                              Nqs ky projekt ligj kalon në parlament para se shteti të pajisë çdo qytetar me Certifikatë pronësie ligji është i dështuar dhe thjesht sa për t'i marr ca lek më shum qytetarit a përsa i përket detyrimit nuk ka gjë të keqe se në eu a kan një prim minimum si bazë pastaj qytetari nbaz të asaj që dëshiron të marr mbrapa e rrit shumën që paguan në siguracion por ama këto kompanit e sigurimit qe kemi ne jan icik mashtruese se sejcila nga ato paguajnë një inxhinier për të heq fajin nga vetja nqs ndodh një aksident. Shteti pikësëpari duhet t'jua shtrëngoj rripin atyre ose të krijojë një fond ku parat që mblidhen nga sigurimi të ruhen aty pastaj ku ka nevojë të shpërndahen.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Akoma me mashtrime...??

                                Do ti paguani sezben, se keshtu do partia..????????...eshte urdher nga lart. Ka akoma naiva ne kte rruzull qe besojn se per 30K ne vit..???...????...do sigurosh nje shtepi qe kushton 200..300K...??...dhe ne rast shembje (dy vjet pas sigurimit) vjen pusht..teti dhe te thot ahaa ti qeke i sigurum..!!?...na daku 200K ..????..dhe kte X 50mij familje..?? Sigurimi eshte personal/ privat dhe i bazuar ne nje expertiz ne baze te argumentit se cfar do privati te siguroj dhe JO I DETYRUESHEM....????????????????????????

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  AGIM MURTAJ,!

                                  Ky eshte pronlem shume i rendesishem me veprim te dy anshem si per buxhetin e indivitit pronar i baneses aq dhe per shqetesimin e buxhetit te shtetit ne raste fatkeqesie ! Kjo eshte taks renduese ne jeten e mireqenien e cdo familje, qe as njehere nuk jane ne kushte te njejta ! Prandaj ky ligj kerkon shume mendim e studim per tu realizuar,dhe duhet te behet shkalle ,shkale me deshir dhe detyrim,me parastudim te hollesishem te gjendjes reale te baneses ( vende ndodhja ,m2, gjendja e parametrat e saj ,per pallatet viti ndertimit ,kati etj etj )

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mark Gjeka . Rreth-Greth.Kryevidh. Rrogozhinë

                                    Mirë është të bëhet sigurimi i shtëpive me dëshirë në shtet , por ne nuk kemi akoma çertifikatat e shtëpive. Pokështu duhen të si sigurohengurohen dhe tokat por ne akoma nuk kwmi marrë çertefikatat e tyre. Pse nuk bëjnë dhënien me detyrim të çertefikatat e tyrw. Këtë të bëjnë në fillim Pastaj të bëhen sigurimi i tyre

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Jeniceri

                                      Cfare propozim eshte ky pa bere me pare studimmin se si duhet te funksjonoj sistemi I siguracjonit te shtepise. O te cmendur nga nje psikopat ,qe do tja hedhi popullit faturen e fatkeqsit natyrore.Me kete llogjike ju po u beni gropen ne masen 70%,popullit qe me veshtersi ushqehet.E llogarisni ju o hajdut se cdo te thot 2500 te reja ne muaj? E pa perballushme.Beje rrogen e administrates burokratike me te vogel,shkurto qejfet e dhuratat,bonuses,fluturimet,investment me kosto marramendese dhe vure, jo per te gjithe njesoj takse vjetore.Pensjonistit 2000 te reja ne vit sic e kane vendet e BE.Ata ne mardhenje pune 4000 te reja ,ata qe kane pages mbi 150mije 8000 te reja dhe do dales me super fitim nese bie termet.Atje ku shemben nga mos zbatimi I kushteve teknike ti paguaj ndertusi e jo burg.Une kam shtepi antisizmike dhe pranoj vetem taks per ambjentin ,jo per termetin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kico

                                        Po cpune ka shteti me sigurimin e shtepise. Shtepine cdo familje e siguron tek siguracionet private,qe e kompensojne familjen per cfare kontrate ke bere qe te mbulon anen financiare per pasojat e zjarrit,permbytjeve apo termetit dhe cfare gje tjeter qe ke siguruar ne kontrate.Shteti ska te drejte ta bej ligj dhe te marre pagesen me faturen e ujit apo te dritave.N’qs shteti merr pagese duhet te mbuloj dhe ai nje pjese te demtimeve dhe jo te marri leket.Demokracia nuk funksionon duke bere ligj dhe une bej si te dua.Shikoni dhe lexoni si i kane vendet e botes siguracionet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tunguska

                                          MQS do ti mbajne me detyrim ne te ashtuquajturin FOND I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM, e kam nje propozim, ne vend te pageses ne fature dhe kaq , SHTETI duhet te RIKONCEPTOJE MARDHENIEN me qytetarin, TI nuk paguan 25000 leke por ti investon 25000 leke dhe ti merr nje karte antaresimi ne FOND dhe keto JANE AKSIONET E TUA dhe FONDI keto leke nuk ka perse ti leje ne arkat e qeverise per te bere shatervane dhe statuja apo ballkone xhami ne majat e asgjekundit , keto leke direkt sa merren INVESTOHEN dhe qytetari merr fitim prej tyre ,kush do me hudh 25000 sa eshte minimumi i detyrueshem ok, kush do me hudh me teper OK do te kete me shume aksione , ne kete menyre kjo kthehet ne nje sipermarje te mirfillte ekonomike ku qytetaret shnderrohen ne bashkaksionere , njelloj si TRUSTI I KOSOVES apo fondet e tjera te INVESTIMIT ne BOTE.Por populli sylesholiridashes shqiptar edhe kesaj rradhe do te shohi BIG BRODHJER

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kujtim

                                            Keta po gatitin nje skeme per ti vjedhur.Siq vodhen parate e rruges kombit.Paguam nga 100 mije lek ne vite per cdo makine si dhe 80 lek per cdo liter nafte qe konsumonim.Dhe akoma paguajm vetem se tashme nuk e wuajm taksa e rruges se Kukesit... Ato para u vodhen 100% Dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.... I sigurte se ato para do vidhen 100% dhe do na thone: Shyqyr qe shpetuam se ne keto raste katastrofash nuk ka kompani ne bote qe perballon....

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje