Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e magjistratëve dhe Presidentin e vendit, indeksohen me 2.5%

6 Shkurt 2026, 17:10Ekonomia TEMA
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e magjistratëve dhe

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat do të indeksohen me 2.5%, duke shkuar në 156 825 lekë në muaj.


Sipas vendimit, paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 (zero pikë tridhjetë e gjashtë) me pagën e Presidentit të Republikës, do të indeksohet në masën 2,5%.

Pas indeksimit, vlera e pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë bëhet 156 825 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë/muaj.

Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.

Po ashtu është indeksuar edhe paga e Presidentit, po në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës së Presidentit bëhet 435 625 (katërqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekë në muaj.

Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionin e Presidentit të Republikës.

 

1 Komente

  1. h
    hj

    Ka te drejte Presidenti qe e shikonte me adhurim Ramen, Ne gjithe strukturen e shtetit presidenti ka punen qe ben me palle, po palle fare ama. 2.5% i nje pensionisti eshte 5 mije leke ndersa 2.5 % e presidentit eshte 120 mije leke. Kjo eshte padrejtesi e ligjeruar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje