Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

6 Shkurt 2026, 17:00Ekonomia TEMA
Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit emërimin e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Financave Ervin Mete, ndërsa kandidatja tjetër e propozuar nga kryeministri është Jonida Prifti.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon: Znj. Jonida Prifti; Z. Ervin Mete”, thuhet në vendim.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Emërimi i tyre pritet të shqyrtohet dhe miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë. 

5 Komente

  1. k
    kureshtari

    Ekuivalentimi i specialistit te politikes fiskale me ate te politikes monetare po behet i modes ne vendin tone. Një specialist i politikave fiskale nuk është i njëjtë me një specialist të politikave monetare. Edhe pse të dy kërkojnë stabilitet ekonomik, ata ndryshojnë në zbatuesit, mjetet dhe objektivat e tyre: politika fiskale menaxhohet nga qeveria (taksat/shpenzimet), ndërsa politika monetare menaxhohet nga banka qendrore (normat e interesit/oferta monetare). A ka nderveprim? Të dy sistemet duhet të bashkëveprojnë pa e tepruar për të arritur ekuilibrin makroekonomik. Politikat fiskale (shpenzimet) dhe monetare (normat e interesit) shpesh funksionojnë së bashku, por ndonjëherë ato mund të kenë objektiva kontradiktore.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Studenti

      Per kureshtarin. Ke shkruar si specialist dhe jo si kureshtar. Edhe cfare pastaj???

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        Edivin Ramaduro e ke zgjatur shume, riemero shpejt Gurvernator te BKSH Ardian Full-hajnin, se djalit te tij Erik Full-hajnit ikane mbarusar kartmonedhat 500 euro per te fshire bythen.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kuksiani i varfer

          Ore , kane ndonje artikull shkencor per ekonomine apo per bankat keta dy "yje" per anetare te Keshillit te Bankes, apo jane miqte e te medhenjeve bolitikane dhe kaq..... Ky vend do vazhdoje te xhiroje ne vend edhe per shume e shume vite......

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fajtori.com

            Fiks i ke rënë kuksi!!!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje