Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet. Ministria e Financave iu ka çuar për konsultim institucioneve të linjës projektligjin e rishikuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të cilit i bashkëngjiten edhe përmbytjet.
Sipas dokumentit që i është dërguar për konsultim Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Institutit të Gjeoshkencave dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në Fondin për Sigurimin nga Tërmetet dhe Përmbytjet do përfshihen banesat, njësitë tregtare dhe zyrat. Ndërkohë nuk do mund të sigurohen ndërtesat që përbëhen nga argjile apo qerpiçi, strukturar me fibër-kallami apo objektet e lëvizshme, shkruan A2 CNN.
Në rast të tërmeteve apo përmbytjeve do të kompensohen dëmet materiale deri në një masë, por jo dëmtimet fizike apo humbjet e jetëve. Gjithashtu sendet brenda banesës nuk do mund të sigurohen dhe as humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar nuk do të kompensohen.
Sigurimi i detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve do të vlejë si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për shtetasit e huaj. Kontrata e sigurimit do të përmbajë emrin dhe të dhënat mbi pronën e të siguruarit, datën e fillimit dhe mbarimit të policës së sigurimi, shumën dhe primin e sigurimit.
Fondi për Sigurimin nga Tërmetet dhe Përmbytjet financohet nga primet e qytetarëve dhe bizneseve, komisionet nga risigurimi, të ardhurat nga investimet, mbështetja e buxhetit të shtetit, grante dhe donacione, si dhe të ardhura të tjera ligjore, duke siguruar mbulimin e rreziqeve natyrore dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Nëse nuk bëhet sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, disa shërbime nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset. Këto përfshijnë shërbimet në Kadastër, përgatitjen dhe regjistrimin e kontratave vullnetare të sigurimit, disa shërbime të ofruara në platformën e-Albania, si dhe shërbime në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve në Shqipëri dominohet nga sigurimet motorike, të cilat përbëjnë 69,5% të totalit. Sigurimet për pronën dhe shërbimet e tjera zënë 16,1%, ndërsa sigurimet për jetë dhe shëndet përbëjnë 14,3% të tregut. Kjo strukturë tregon se pjesa më e madhe e aktivitetit të sigurimeve lidhet me automjetet, ndërsa segmentet e tjera mbeten më të vogla. (A2 Televizion)
Nuk dua asnjë përfitim në rast përmbytje dhe tërmeti. Prapë doni ta rini popullin? Asnjë shtet I BE nuk e ka sigurimin e detyrueshëm.
Domethene, vari ujkut melcite ne qafe. Kerkohet sigurim me detyrim , keto ti administroi ne njefare menyre shteti, pra hajdutet e me pas kur te ndodhi fatkeqesia natyrore, ai pra shteti ka te drejten te te kompesoje "deri ne nje fare mase" sa te doje si, psh. te jep 500 euro dhe shko kruaj by..te thote e ske cfare i ben.. Kesaj i thone kur te q...n kadiu nuk ka kush ta ben davane. Vetem per te mbledhur taksa (te fshehura me emer tjeter) Sigurim banese, do te thote rindertim ose hic. Pse me detyrim dhe te pjeseshem apo te justifikohen vjedhjet? Shteti te rekomandoje sigurimin e banesave dhe paralajmerimin se kush nuk e siguron i del vete per zot ne rast termeti. A u dha llogari sa donacione e fonde buxheti u perdoren per termetin e vitut 2019? Jo . Keta jane Specialiste jo sicialiste, thoshte i ndjeri Arbnori.
Ata qe rrezikohen nga permbytjet , jane permbytur, kane mare kompesim te sigurohen....por jo nje pallat ne Tirane ne Katar te 10. Ska kuptim.
Dhe patjeter qe po u be kjo dikush merr dikush nuk merr shperblim!Dhe perseja dihet;Korruption!Paguan ate qe e ndan me te shumen!
Grabitja e rradhes, shihet diten per diell.