Sa do të jetë bonusi për pensionistët në pranverë? Zbardhet vendimi i Qeverisë: Nga 5 mijë, deri në 10 mijë lekë

20 Dhjetor 2024, 17:04Ekonomia TEMA
Sa do të jetë bonusi për pensionistët në pranverë?

Qeveria ka ndryshuar për të tretën herë buxhetin e vitit 2024.

Përmes një deklarate për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë Ekonomike, personat me aftësi të kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.

Deklarata për shtyp e ministrit të Financave 

Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.

Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

•             Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.

•             Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.

•             Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh. 

•             Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .

Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.

Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Angazhimi i Minstrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi.

9 Komente

  1. T
    Toni

    Qenkan kput....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Sa shumë na kanë dhenë, tam qenkan këputet, po për energjinë elektrike u tha qe me 1 Janar te vitit 2025 do ulesh çmimi, apo premto se mileti kështu e do genjë se populli e ha, o Rama pensionistet nuk jetojnë por mbijetojnë, prandaj ul investimet e ngri pensionet, qe kjo shtrese te jetojë në mënyre dinjitoze se I pret vdekja, te paktën për kohen qe jetojnë te jenë pa probleme ekonomike e shendetësore

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Pak nga pak ky po e rrit,DURIM. Të ishte sali QENI, mul maloku,bardh kurva ,.... Do jua kishte marrë dhe atë që keni.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptari

        Po për energjinë elektrike do kete ulje sipas premtimit qe beri KM, por indeksim I inflacionit në pranvere a do realizohet sipas premtimit te Blendi Gonxhes, te presim e te shikojmë, janë gënjeshtra apo të verteta

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Beje ate qe duhet e jo tu prishesh mendjen para kutive te votimit pensjonistve.Pensjonistet jane me te zgjuar se administrata qe drejton.Jane te rrahur me vaj e uthull e ta hapin ujin me luge sic ua jep ti pensjonin me pikatore.Ndryshoje pikatoren sa me shpejte qe te marresh ate qe do.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maks

            Aman o rame beje si beri sala Shit ndonje gje te shtetit dhe na jep noj gjysem gjele tjeter

            Përgjigjjuni
            1. I
              ILIR

              Thjesht blerje votash te zgjedhjeve te Qershorit. TURP, por ju nuk keni turp.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mira

                Kjo eshte katrahur... nje pensionist qe ka kontribuar per mbi 40 vjet punë dhe ka derdhur rregullisht kontributet esigucionit pran ISSh vlen sa1 /3 e.nje pensionisti dembel , hileqar që paguan kontribute e sigurimeve vetem per 15 vjet sepse nuk ka dashur te paguaj ose nga injoranca ose ka qene ne pune te zezë dhe nuk ka paguar vullnetare , ose kan pas te ardhura te tjera keta shperblehen 3 herë me shume se nje qe ka punuar 40 vjet . E gjitha kjo sepse.523000 pensioniste marrin pension nen 20000 lekë se nuk kan punuar as 20 vjet , keta duhet te votojne...jane te sigurtë se.do te votojne, gjithe jeten qylexhinj....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje pensioniste e persekutuar prej Saliut

                  Per Komentuse Miren : Nuk eshte e vertete ajo qe komenton ,nen 200000 lek te vjetra ka shume pensioniste qe kane punuar ne kohen e monizmit deri ne vitin 2000 u dha nje pension minimal 50000 leke te vjetra packa se kishim vitet e punes te plota mbi 33vjet dhe sot nga indeksimet na ka aritur 178000 leke te vjetra ??? Kur sot me profilin tim nje nd/mjek mer 356000 leke te vjetra dyfishin e pensionit qe mar une me pagen e 94-tres shiko cfar padrejtesie e bere enkas nga sali qelbesira per te na Persekutuar ne te shendetesise se kohes se monizmit kur sherbimi i atehershem nuk mund ta krahsosh me kete sot per arsye te veshtiresive plus HUMNZMI ka qene ne nivelin e duhur Prandaj kerkojme nga qeveria Rama te na korigjoj kete padrejtesi e bere prej sali qenit ,qe per vete eshte beremultimiljarder dhe me na shperbleu me LEMOSHE

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje