Kamerierë, banakierë, picajolë, kuzhinierë e deri te sanitaret, resortet dhe hotelet nga jugu deri në veri kanë ndezur motorët për këtë sezon të ri veror me njoftime punësimi që ofrojnë paga shumë më të larta se vitin e kaluar, duke filluar nga 700 euro plus bakshishet e larta për kamarierë, e deri në 1200 euro për sanitarë.
Mungesa e fuqisë punëtore, nga njëra anë, dhe rritja e ndjeshme e numrit të turistëve, nga ana tjetër, kanë bërë që pagat të rriten ndjeshëm këtë vit, duke detyruar hotelet të hedhin sytë edhe nga bankat e gjimnazeve të vendit për të plotësuar nevojat për punonjës.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, numërohen mbi 200 vende të lira pune për pozicione të ndryshme sezonale.
Por kjo përfaqëson vetëm “majen e ajsbergut” në krahasim me njoftimet e shumta që gjenden në portale të tjera të punësimit.
Pagat reale jane shume me te ulta.Pyesni te punesuarit , jo portalet. Page 1200€ pastrueset? , jo mor jo , as 400 mije nuk i paguajne hotelet.