Shoqatat e transportit kërkojnë mbështetje financiare, a do të rritet çmimi i biletave? Flet ministri Karakaçi

1 Prill 2026, 15:10Ekonomia TEMA
Shoqatat e transportit kërkojnë mbështetje financiare, a do

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi u pyet nga gazetarët nëse ka pasur një kërkesë nga shoqatat e transportit publik për rritjen e çmimit të biletave, pas rritjes së çmimit të naftës në vend, e ndikuar nga kriza në Lindjen e Mesme.

Karakaçi tha se është zhvilluar një takim me shoqatat e transportit urban dhe po diskutohet mundësia e rikthimit të skemës së subvencionit, e përdorur më parë në vitin 2022. 

Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Bashkinë e Tiranës ishim në takim me shoqatat e transportit urban dhe inter-urban. Situatën e çmimit të hidrokarbureve po e ndjekim me kujdes. Masa e para ishte Bordi i Transparencës, dhe elementi i akcizës. Në vazhdën e këtyre masave ishte edhe takimi i ditës së sotme. Po diskutohet elementi i një subvencioni. Kur e kemi miratuar në 2022-shin e kemi miratuar disa muaj pasi çmimi ishte e rritur, dhe ishte më i lartë se sa sot”, tha ministri.

Kujtojmë që në deklaratat e fundit Shoqata e Transportit Publik ka paralajmëruar se mund të rriten çmimet e biletave, në rast se do të mungojë mbështetja e ekzekutivit.

1 Komente

  1. D
    Demotakercita

    Po kerkohet rritje cmimi ,qe fitimi i tyre te rritet dhe jo teqendroj ku eshte.Ata mendojne si kapitaliste dhe nuk u duhet te dine se qytetari varferohet cdo dite.Jam i mendimit qe sherbimi urban te drejtohet nga shteti,me ndermarrje nen drejtimin e bashkise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje