Festat e nëntorit, janë shumë të rëndësishme për shqiptarët në Shqipëri, por edhe për shqiptarët e Kosovës, pasi këto data simbolizojnë përpjekjet e pëbashkëta për liri dhe pavarësi. Në këtë kontekst të dy vendet kanë ruajtur marrëdhënie të mira të cilat avancojnë dita ditës, sidomos në drejtim të marrëdhënieve tregtare, por gjithmonë ngrihet pyetja se cili vend është më mirë se tjetri? Cili ka ekonominë më të zhvilluar? Cili ka normën më të ulët të papunësisë apo cili ka pagën mesatare më të lartë? Në të dyja anët e kufirit flitet shpeshherë për anën tjetër, si më mirë se ana e tyre. “Scan Intel”, në kuadër të festave të Nëntorit i është rikthyer edhe njëherë analizës për të parë se në cilin vend jetohet më mirë duke marrë në konsideratë treguesit kryesorë ekonomikë dhe socialë.
Këta indikatorë lidhen me Prodhimin e Brendshëm Bruto, pagën mesatare bruto, papunësinë, të dhëna demografike dhe shumë të tjera. Të dhënat i referohen kryesisht “Institutit të Statistikave”, “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” dhe “Bankës Botërore”. Bazuar mbi shifrat e analizuara rezulton se Shqipëria ka PBB për frymë më të lartë se Kosova. Sipas të dhënave të “Bankës Botërore”, gjatë vitit 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Kosovë llogaritet në 5,829 euro, ndërkohë që në Shqipëri përgjatë së njejtës periudhë ky tregues vlerësohet të jetë 7,877 euro. Nga ana tjetër, duket se të punësuarit me pagë në Shqipëri janë më të mirëpaguar se ata në Kosovë. Referuar po të njëjtit vit, pra vitit 2023, paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 762 euro, ndërkohë që paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2023 regjistrohet në 570 euro. Theksojmë se ky raport ka ndryshuar, pasi më herët kur “Scan Intel” analizonte të njëjtat të dhëna, Kosova kryesonte me pagë më të lartë.
Edhe nëse do të flisnim për tregun e punës të dhënat nga “Agjencia e Statistikave të Kosovës” nuk paraqiten aq pozitive. Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas shifrave zyrtare gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023, vlerësohet në 10.7%, pra normë e njejtë si në Shqipëri, por shkalla e punësimit ka diferenca. Shqipëria e regjistron shkallën e punësimit për tremujorin e fundit të vitit 2023 në 66.7%, ndërsa në Kosovë vlerësohet në 37.8%.
Sa i përket inflacionit të dhënat janë në favor të Kosovës. Norma e rritjes së çmimeve në Kosovë vlerësohet në 0.4%, ndërsa në Shqipëri 1.9%.
Siç është theksuar edhe në fillim “Scan Intel” përveç indikatorëve ekonomikë ka marrë në analizë edhe disa nga indikatorët demografikë siç janë mosha mesatare apo jetëgjatësia.
Kështu, popullsia në Kosovë për vitin 2020, referuar shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” rezulton të jetë rreth 7.7 vite me e re se popullsia në Shqipëri. Në Kosovë mosha mesatare llogaritet në 34.8 vite, ndërkohë për Shqipërinë kjo shifër është 42.5 vite. Sa i përket jetëgjatësisë, treguesi paraqitet më i ulët në Shqipëri, ndërkohë duket se shqiptarët e Kosovës jetojnë më gjatë.
Dy shtetet shqiptare vijnë nga një kontekst i ndryshëm historik, dhe për këtë arsye shifrat nuk tregojnë gjithçka, por nga ana tjetër, i japin deri diku përgjigje disa pikëpyetjeve, sidomos kur bëhet fjalë për të krahasuar Shqipërinë me Kosovën.
Njana mut tjetra kak dy tfundit e rajonit jane,politikanen e te dyjave tfundit i gjeten e tfundit po i dorzojne e kur dojne me marr prape pushtetin Sal Berisha me shoke ptuuuuuu me ju thane skane piken e turpit
762 € paga ne Shqiperi?? Patronazhistet ndoshta po jashtë Tiranës 400 € i ke pagat mesatare Kosova qenka më mirë se Shqipëria
Euro ka me vlere ne Kosove.
Kosova eshte para dhe per demokracine. Nuk vidhen zgjedhjet. Pushtetet nderrohen shpesh.
Po pensionistet jetojne me mire ne shqiperi apo ne kosove? A marrin pensionistet e kosoves bonus bebesh per te shtuar l’indietro?
1. Po karburantin që Kosova e ka 1.1€ e Shqipëria 1.8€? 2. Po çmimit e mallrave që në Kosovë janë shumë më të lira? 3. Po borxhi publik që Kosova nuk ka fare e ne e kemi praktikisht mbi 65 %? 4. Po te punesuarit, Kosova nuk i llogarit të punësuar të gjithë fshatarësinë, siç i llogarisim ne, ndaj del sikur kemi më shumë të punësuar. etj., etj.
O loqk qika em leje Albin shkaun e mos na e shtin ktu ngo dost
Pra te jetosh ne shtetin e Albin Serbit apo Belinda Korrupsionit dhe Krimit kjo eshte pyetja ??
Krahasim i turpshem. Nuk mund te krahasosh jeten e gjysmes se dardaneve qe jane trullane zombi te VV qe digjojn Kurtin me goje hapur, trume kjo me pa intelekt qe rrnojne me grosh e turshi, turme me gjak te prisht, e vllazen te serbve. Si mund te na krahasosh ne bijte e shqipes me turmen e kultit te Kurtit?!
Albin Kurti ky njeri budalla qe se di fare cfare eshte shteti dhe nuk vjedh!Beri dy here zgjedhje duke vene postin e kryeministrit ne dispozicjon dhe e votuan.A thua do ta benin vemjet e shqiperise kete gje?pergjigja eshte e qarte:JO!