“Është Sudja nga penxherja pas maskave”- Rama komenton premtimet e opozitës për rritjen e pensioneve

1 Nëntor 2024, 18:48Ekonomia TEMA
“Është Sudja nga penxherja pas maskave”- Rama komenton

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me të moshuarit në Korçë gjatë ditës së sotme, të cilëve u ka premtuar një rritje të ndjeshme të pensioneve gjatë vitit që vjen.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se qytetarët nuk duhet t’u besojnë atyre që premtojnë pensione 400 dhe 1000 euro me ‘një të rënë të lapsit’, pasi sipas tij, kjo është e paarritshme.

Rama shtoi se pas atyre që bëjnë këto premtime qëndron Sudja (duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha) i cili sipas shefit të ekzekutivit, është problemi kryesor në vend, shkruan A2CNN.

“Do të fillojmë rritjen e pensioneve. Rritja e pensioneve është qershia mbi tortë e rritjes së përgjithshme të ekonomisë që rrit pagat. Sot ne mund të flasim për mundësi, sepse edhe ky vit është një vit me rritje të ardhurash. Ju kam thënë nuk jemi në gjendje t’i rrisim, por vetëm mund t’i indeksojmë.

Duhet të vazhdojmë të jemi të vetëdijshëm se kur dalin disa sharlatanë që flasin për rritje të menjëhershme dhe thonë ‘do e bëjmë pensionin minimal 400 euro, do e bëjmë pensionin 1000 euro’, këta janë maska të Sudes. Maska të njohura dhe maska të panjohura të reja. Është Sudja mbrapa me frymën anti-shtet.

Qoftë kur dalin maskat në penxhere në katin e 8, qoftë kur dalin maskat në majë të malit me tuta dhe paraqiten si e reja që po vjen, në fakt është Sudja që del bashkë me shpirtin. Suden e kemi hije në histori dhe prandaj nuk kemi arritur dot të bëjnë drejtësi e prokopi. Kombinim i çiftit mes Haxhi Qamilit nga Njëra anë dhe Sudes nga ana tjetër”, tha Rama.

1 Komente

  1. A
    Alfred

    Sensori i alarmit ka bere qe te marresh rruget dhe te besh akrobacira pa fund per ceshtjen e pensioneve. Problemi i pensioneve eshte i madh dhe i veshtire,prandaj duhet te matemi mire!-keshtu arsyetohet kryeministri! Mirepo keshtu del zbuluar me menyren sesi i ka bo rrush e kumbulla financat publike keto 12 vjet! Perse nuk arsyetove keshtu edhe ne rastin e gjithe atyre PPP-ve dhe koncensoneve???? Perse nuk u mate mire e mire??? Perse i ekzekutove sa hap e mbyll syte gjithe ato fonde qindra milioneshe me turravrap??? Fap e fap e fap??? Mor delenxhi burre!!! Ti je nje antishqiptar i "kulluar"! Ne cdo gje qe mendon, ne cdo gje qe thua, ne cdo gje qe ben!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje