Shtesa e pagave! Qeveria miraton rritje për profesione të veçanta, ekspertët: Të përfshihen mjekët e mësuesit

28 Tetor 2024, 20:51Ekonomia TEMA

Shtesa e pagave! Qeveria miraton rritje për profesione të

Kultura e punës ka ndryshuar globalisht,  mirëpo në vende të vogla e në zhvillim si Shqipëria pasojat ndihen edhe më shumë.“Nëse dikur ishin punonjësit që kërkonin vende pune në shtet apo qoftë dhe në privat, tashmë janë këto institucionet që kërkojnë punonjësit”, tha Romina Radonshiqi.

Mungesa e punonjësve të kualifikuar vërehet sidomos në sektorë me prioritet kombëtar por edhe në profesione që janë shumë të kërkuara: siç është teknologjia. Vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kërkoi që IT dhe drejtori i përgjithshëm të përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune deri në masën 500 mijë lek në muaj, veç pagës. Por Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin pa përcaktuar vlerën e rritjes, që do vendoset me vkm në vijim. AKSHI argumentonte se pagat e punonjësve në  funksione të tilla në fushën e teknologjisë së informacionit, janë relativisht të larta në treg, ndaj has pengesa për rekrutimin e më të mirëve. Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët e pavarur.

“AKSHI ka vështirësi sepse në këtë sektor jashtë apo edhe vetë brenda tregut të Shqipërisë në privat pagat janë shumë të larta. Gjithmonë duhet patur parasysh se çelësi i punësimit të njerëzve të talentuar sigurisht është paga”.

Specialistët e punësimit mendojnë se kjo shtesë për natyrë të veçantë duhet të përfshijë edhe profesione të tjera të rëndësishme për përparimin e shtetit.

“Kjo problematikë për punësimin nuk është vetëm për IT, por psh edhe në mjekësi, mësuesi. Ku shohim përtej Tiranës, në qytete që ka zhvillim më të ulët. Ndaj një zgjidhje do të ishte edhe për ta”.

2 Komente

  1. f
    fatmiri

    Vertete rritja e pagave do te ishte shume mire per specialitete te vecanta, por duhet pasur parasyshe qe pagat e tjera jane te ulta dhe do te krijohet keshtu nje diference shume e madhe. Ne vendet e pasura vertete arto profesione kane paga te larta por edhe pagat ew tjera nuk jane te ulta si tek ne. Keshtu barazimi i pagave te larta me ato te perendimit do te shkaktoje nje crregullim ne sistemin e pagave. Duhet te kemi parasyshe se shqiperia nnuk i ka mundesite as teknik e as financiare per studime te rendesishme shkencore (sic behen ne perendim pune per te cilen te cilen paguhen specialistet) ne shqiperi duhet te punohet per ti venen ne zbatim ato studime. Nga specialistet kush te doje te jete lire te shkoje, pasi te shlyeje detyrimet e pergatitjes se tij ne shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. p
      petraqi

      po inxhinierat projektues ne shtet ?? a e dini se inxhinierat ne shtet po ikin dhe po krijohet nje vakum qe do krijoj shume porbleme sepse ne shtet duhet te jene inxhinierat me te mire per te qene ata qe orientojne privatin si me standarte por dhe me cilesi ne zbatim inxhinierat elektrik,ndertim,ne shtet po ngelen ata qe spunojne dhe rrine marin nje roge ata qe jane te mire po ikin,,,,duhet penguar kjo gje . inxhinier projektues elektrik ne shtet me 90 mij lek eshte turp aq mer nje shofer ne nje kompani private

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje