Jo më njohje e pensionit në Gjykatë, Hado: Zgjidhim problematikën për ata që kanë punuar në ndërmarrjet shtetërore -

26 Tetor 2024, 22:25Ekonomia TEMA
Jo më njohje e pensionit në Gjykatë, Hado: Zgjidhim

Për të gjithë ata që deri në vitin 1993 kanë punuar në ndërmarrje shtetërore apo në kooperativa bujqësore, këto vite pune do t’u njihen automatikisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ndryshe nga më parë, kur individët përfundonin në gjykatë për këtë çështje për shkak të mangësisë në dokumentacione

“Ata do të deklarojnë që kanë punuar në kooperativa ose ndërmarrje shtetërore dhe do të sjellin një certifikatë të shtatorit ’91 për ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore dhe të tetorit ’93 për ata që kanë qenë në ndërmarrje shtetërore për të vërtetuar faktin nëse kanë punuar në shtet apo kooperativë dhe pastaj të gjitha gjërat do ti bëjë ISSH.

Parimi është që nga mosha 18 vjeç dhe deri në datën 1 shtator 91 për kooperativat bujqësorit do të merret automatikisht e gjithë periudha. Nëse një ind8ivid ka qenë 30 vjeç në 91 dhe ka punuar në kooperativë bujqësore, automatikisht do t’i njihen vitet e punës nga mosha 18 deri në 30 vjeç, pra 12 vite punë. Më pas është përgjegjësia jonë për t’i llogaritur dhe verifikuar”, tha për Vizion Plus drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

Përfitues do të jenë ata të moshuar që dalin në pension pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Aktualisht, jemi në fazën e konsultimeve publike dhe pas diskutimeve në komisionet parlamentare, ligji do të miratohet.

“Do të përfitojnë të gjithë ata që dalin në pension nga momenti i hyrjes në fuqi. Ne nxjerrim mesatarisht 41 mijë pensione në vit. Pra, të gjithë ata që dalin në pension tashmë, kanë një eksperiencë pune gjatë periudhës së komunizmit, deri në 15 vjet maksimumi. Nuk do të përfitojnë vetëm ata që dalin në pension në 2025, por edhe ata që do të dalin deri në 15 vitet e ardhshme”, tha Hado.

Nevoja për një projektligj të tillë lindi sepse periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur administrativisht, me pasojë refuzimin e kërkesave për caktim pensioni. Kjo sepse në shumë raste kërkuesit nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994 dhe nuk plotësohej kushti minimal i periudhës së sigurimit.

4 Komente

  1. A
    Ana

    Hajde ligj hajde. Dmth te gjithe ata ose ato qe kane dale ne pension dhe kane punuar disa vite ne kooperative por nuk kane dokumentacion nuk do juquhet, ndersa atyre qe dalin ne pension mbas daljes se ligjit do ju quhen. Po kjo eshte diskriminim i paster.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Safie Lushka

      Po ata persona qe e kane mbushir moshen dhe per srsye te viteve te humbura nuk e kane perfituar.Ju lutem si do e zgjidhin.Ju faleminderit.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari i rraskapitur nga gjyqet

        Tani zë erdhi mëndja ty qën ? Ke kaq kohë që i telendis, pensionistët nëpër gjyqe. Aq të poshtër jini ju të Sigurimeve Shoqërore, sa që edhe kur pensionisti, fiton gjyqin në shkallë të parë, ju bënl ankime në Gjykatën e Apelit, dhe kështu pensionisti nuk do ta gëzojë pensionin kurrë, po të marrim parasysh, numurin e çëshjeve që ka Gjykata e Apelit, sepse do tu vijë koha të vdesin. Po këtë doni ju, që të vdesin pa e marrë pensionin, dhe për ju është fitore ! Në qoftë se ty vërtet të vjen keq për pensionistët, pse nuk i terheq ankimet që ke bërë në Gjykatën, për gjyqet që pensionistët kanë fituar të drejtën, por i sorrollat pensionistët në Gjykatën e Apelit ? Jini ju, që kini rritur artificialisht numurin e çështjeve në Gjykatën e Apelit. Në këtë mënyrë edhe Gjykatës Apelit do të pakësoheshin nga numuri i lartë i çështjeve të rregjistruara në Apel.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nimete qypi

          Po bej 4 vjet qe sorollatem ,me kane humbur 5 vjet pune ,i kame ne libreze pore me nxoren dublante ,librezen,vetem ne kohen e Enverit nuke kishte dublant..jame me 3 diagnoza,pensin nuke mare asnji leke.....mjere ne ku rrojme.....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje