FMN: Ulja e borxhit publik, një sukses! Ministri i Financave dhe guvernatori takime në Washington

25 Tetor 2024, 14:29Ekonomia TEMA

FMN: Ulja e borxhit publik, një sukses! Ministri i Financave dhe

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare .Ministri i Financave Petrit Malaj  dhe guvernatori Gent Sejko zhvilluan një sërë takimesh në Wshington në kuadëR të takimeve të vjeshtës.

Gjatë një takimi me  shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber dhe ekipin e saj, u diskutua rreth zhvillimeve kryesore të ekonomisë dhe prespektivën e së ardhmes. Borxhi publik është reduktuar me mbi 14 përqind, nga 70.4% të PBB-së që shënonte në vitin 2013 në 58.2% që pritet të jetë në fund të vitit 2024.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi progresin ekonomik dhe uljen e borxhit publik, si elementë dallues, në një kohë kur, si pjesa tjetër e vendeve të rajonit, ashtu edhe e Europës kanë shfaqur shenja të përkeqësimit të ritmeve të rritjes dhe niveleve të borxhit.”

Po ashtu gjatë takimeve u theksua rëndësia që ka marë sektori I turizmit në ecurinë ekonomike,çelja e kapitujve të parë në procesin e integrimit, si dhe thellimin e reformave ekonomike, që do të ndihmojnë në ruajtjen e prirjeve pozitive.

Me ekipin e FMN-së u diskutua  në veçanti edhe për Projektbuxhetin 2025, që siguron nivele të larta investimesh publike dhe politika efikase për një zhvillim të qëndrueshëm

4 Komente

  1. s
    suksesi uljes borxhit ,pasi vodhen Pensionet

    vjedhja /Abuzimi me Pensionet qe ju vodhen Shqiptareve ,dikur mbushte Arkat e Krimineleve saleh-metaj- sot mbushi Arken e Shtetit ,se qerratallaret e Rhahmani ne Pushtet - Vjedhin me Terbjet . is dhi a Mirakell ?

    Përgjigjjuni
    1. b
      banakieri

      Ore ata te FMN-se e dine si po ulet borxhi ne Shqiperi????? Buxheti shtetit admijistrohet me leke, nga tajsat tatimet etj..., Shkerdhatat e BSh bashke me qeverine blejne euro ne treg, permes nje sasie te caktuar parash (lekesh) qe ndahen nga buxheti. . Duke e ulur mekanikisht vleren e euros ne treg, ( nga 120 leke qe ka qene para disa vjetesh ne 98 leke aktualisht), blejne rreth 40% me shume euro, e keshtu meqe borxhi jashtem eshte ne euro, shlyhet shume me shpejt dhe eshte ulur be 58%. Po ne kurris te kujt bie kjo? Kryesisht te popullit, sepse remitancat qe u vijne nga femijet ua konvertojne ne leke badjava, pra per 100 euro, humbet rreth 30 mije leke te vjetra. Po keshtu bie ne kurris te disa bizneseve dhe eksporteve. Formula e ketij pislleku te madh: Cvleresohet arbitrarisht Euro, (sikur eshte domate dhe kalbet), vleresohet leku arbitrarisht e pa prodhim, rriten arbitrarisht cmimet, ulet niveli borxhit, e si perfundim varferohet populli, pasurohen politikanet, qeveritaret, bankieret, nje pjese e biznesit, sidomos oligarket e qeverise. Ne se forcohet leku, duhej te uleshin cmimet( logjika ekonomike). Vetem kur te bllokohen kanalet e parave te pista, vlera e euros do pelcasi si ai misri kur behet kokoshka....Pra do rritet.

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesia

        ja futi populit te vete me kursing e euros Maskarenj

        Përgjigjjuni
        1. d
          drejtesia

          ja futi populit te vete me kursing e euros Maskarenj

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje