“Rritja e pensioneve, qesharake”- Jorida Tabaku: Justifikime pa fund, por asnjë lek shtesë për të moshuarit

22 Tetor 2024, 12:27Ekonomia TEMA
“Rritja e pensioneve, qesharake”- Jorida Tabaku: Justifikime pa

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në një video të postuar në rrjetet sociale lidhur me premtimet dhe veprimet e fundit të qeverisë në raport me pensionistët. Tabaku theksoi se qeveria ka shpërfillur plotësisht nevojat e kësaj kategorie, duke bërë vetëm premtime boshe dhe pa asnjë ndihmë konkrete nga buxheti i shtetit.

“Kam tre javë që flas me pensionistët dhe kam krijuar kontakte të drejtpërdrejta me ta. Më vjen mirë që ndonjëherë edhe më dëgjojnë, ” shprehet Tabaku, duke nënvizuar se qeveria e kujton çështjen e pensionistëve vetëm pasi ajo vetë ka ngritur zërin për këtë kategori të margjinalizuar.

Ajo vuri në dukje se rritja e pensioneve është qesharake, vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa përfitimet e tjera buxhetore shkojnë në duart e një grupi të vogël monopolistësh dhe përmes koncesioneve.

“Si është e mundur që për pensionistët nuk gjenden 20 lekë, ndërkohë që qeveria pretendon dyfishimin e produktit të brendshëm bruto (PBB), por gjysma e kësaj PBB-je shkon për koncesionet? ” pyeti Tabaku. ” Të flasësh si opozitë, kur ke 12 vite në pushtet dhe të ankohesh për veten tënde, është e papranueshme, ” shtoi ajo.

Tabaku gjithashtu e kritikoi qeverinë për rritjen e informalitetit dhe përqendrimin e ekonomisë në pak duar, duke theksuar se këto janë pasoja të drejtpërdrejta të politikave të dështuara të saj.

Në përmbyllje të mesazhit, deputetja demokratike nënvizoi se qeveria vazhdon të prodhojë vetëm justifikime për pensionistët, ndërsa miliona lekë shkojnë për të dyshuarit e përhershëm përmes PPP-ve.

Reagimi i Tabakut 

Kam tre javë që flas me pensionistët, kam takuar dhe kam krijuar kontakte me ta, dhe më në fund edhe qeveria u kujtua të flasë për ta. Më vjen mirë që ndonjëherë edhe më dëgjojnë. Dy elemente për të theksuar:

Së pari, rritja e pensioneve është vetëm 20 lekë në ditë. Çfarë dëgjuam sot në mëngjes? Dukej sikur fliste lideri i opozitës, sikur nuk ka 12 vjet në pushtet. Nxori justifikime pa fund, por asnjë lek nga buxheti i shtetit. Tha se është rritur informaliteti në një mënyrë të pashoqe dhe ekonomia informale është zgjeruar. Por kush është fajtor që shqiptarët punojnë në të zezë? Kush i rriti taksat? Kush e komplikoi sistemin?

Ai tha gjithashtu që tregjet janë rritur, monopolet janë forcuar dhe është e pamundur të operosh për shkak të rritjes së çmimeve. Por kush e ka fajin sot që ka monopole dhe që ekonomia është përqendruar në pak duar? Nuk është e mundur të paguash pensionistët sepse ky është buxheti i shtetit, tha ai. A nuk kanë muaj që thonë se e kanë dyfishuar produktin e brendshëm bruto? Si nuk u gjendën 20 lekë për pensionistët, kur 50% e PBB-së sot shkon për koncesione?

Të flasësh si opozitë kur qeveris prej 12 vjetësh dhe të ankohesh për veten tënde? Nuk di qeveri në botë ta bëjë këtë!

9 Komente

  1. .
    .

    Leji ato pensionet ti po si vajte dhe mbrojte Meten te Euronews. Si the, shoh foton e tij sa here hyj ne kuvend? Si ka mundesi qe ne gjithe keto vite nuk ke thene nje fjale te keqe per Meten? Ti ke shajt edhe Salen ama per Meten kurre sta ka mbajtur te flasesh. Me siguri ka video te atyre gjerave qe bente me ty atehere kur ishit bashke ne fushate per te nxjerr Lulin kryetar bashkie e ti nenkryetare.

    Përgjigjjuni
    1. U
      USA

      Meta e Kryemadhi e furnizonin me materialet qe ju jepte Arben Ahmetaj per inceneratoret. I bene te gjithe korrupsionin vete dhe ua hodhen te tjereve per te firmosur. Kur ata e kuptuan qe po rrezikonin nje pjese thane por Meta dhe Kryemadhi per cfar e duan pjesen? Menduan ti hiqnin nga loja, por kishin gurin rezerve Benin. Dhe zonja Tabaku qe morri pronat si dhendri i Saliut me anashkalim te ligjit u be zedhense e ciftit dhe gjobevense. Pa dashurine e ciftit ajo nuk do fitonte emer per denoncime pjesore disa here edhe te stisura me interpretime hipotetike.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Mojsorre e pa mar vesh , boll u shtire per pensionet se nuk I beni dot per pd se ju njohin , po si nuk the nje here njefjale per siguracionet ? Se ti è di qe po su derdhen kontributet e njerezve qe punojne si ne shtet dhe privat detyrimisht qe pensionet dojene te vogla , sa biznese ke moj felliqsire ,?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Bordello hesapi. Sikur nuk I kemi pare keto mostra ne pushtet!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje Pensionist nga Berati

          Jorida Tabaku: Na ofendon ZERI yt ne PENSIONISTEVE kur na qan hallin per ritjen e pensionit ,kur kete e kemi peshqesh nga idhulli juaj me Ligjin e vitit 1993 ????Dhe mbylleni bucen ju te PD-seTe shkateruar ???Do i qajme hallet me qeverine Rama dhe jo me ju boll na zvaritet 34 vjet nuk ka me besim populli tek ju .Ju jeni SHKATERIMTARET dhe keshtu do e mbyllni ,nuk keni me perpara popullin e 90-tes qe jepnit nga 50000 leke te vjetra familjeve qe ju e dinit qe ishin te pa kenaqur nga sistemi i monizmit per shume aresye ,nuk po perdor fjalen persekutuar sepse shumica e popullit mbas vdekjes se Enver Hoxhos u thellua me shume lufta e klases dhe jo pa qellim me shume se kush e di Sali krimineli qe e ka praktikuar tek njerzit e ndershim qe skishin lidhje fare me luften e klases qellimin e saj ??? Prandaj mbylle BUCEN dhe mos fol ne emer te pensionisteve nuk presim gje nga ju ???Ju nga ne doni VOTA dhe trazira per ti shpetuar ZULLUMEVE qe keni bere keto 34vjet

          Përgjigjjuni
          1. X
            XYZg

            Po je orgjinal si me qene motra e baxhelles Monika Kyremadhi. Po si keshtu me Nafije e Tropojaneve shko tunde ne Vicidol.....tani e mbrapa. Je shume shume vecse nje monster..

            Përgjigjjuni
            1. X
              XYZg

              Po je orgjinal si me qene motra e baxhelles Monika Kyremadhi. Po si keshtu me Nafije e Tropojaneve shko tunde ne Vicidol.....tani e mbrapa. Je shume shume vecse nje monster..

              Përgjigjjuni
              1. M
                Manekinja e Berishes, Jorida e korruptuar

                Jorida, je nje femer e peshtire. Saliu nuk do te beje deputete, kjo eshte marreveshja e tij me PS. Do te oeshtyjne mileti rruges moj e paudhe hajdute.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eh mi Marigo

                  Oj ti.ta ka qep ‘tegelin’ shume mirë ca ditë më parë Brizita Gjikondi ty,ja këtë thoshte,pafytyrsine tënde,se je nona e hipokrizisë,se gjen momente të çfaqesh si e padjallëzuar e naive,por je shejtan budalla,je djalli vet. Pse nuk u ngritën kur u rritën rrogat e deputeteve kacafiu..!? Pse nuk je ngritur e të propozoje të ulet numri i deputetëve..!? E pra vetëm me këto dy ide,ku po ri llogarisësh jane miliona lek,pensionistëve mund ti rrisnit pensionet,sikur edhe 50 lek,por ty s’te dhemb gjë prandaj e hedh shu*ën përpjetë.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje